Informacion tronditës për Assange: Po mendon vetëvrasjen!

23 Shtator 2020, 21:50Bota TEMA

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange, i cili është në një burg britanik, u ankua se ai dëgjoi zëra dhe muzikë dhe po mendonte të vetëvritej.

Kjo u konfirmua nga psikiatri i tij Michael Kopelman gjatë një seance në një gjykatë në Londër e cila po shqyrton kërkesën amerikane për ekstradimin e tij, raporton France24.

Kopelman tha se ai kishte biseduar me Assange gati 20 herë dhe më pas e kuptoi se ekzistonte rreziku që ai do të ishte gati të vriste veten nëse ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi se ish-hakeri ka “depresion të rëndë” dhe “simptoma psikotike”.

Assange i tha psikiatrit se ai dëgjoi zëra që i thoshin “ju jeni pluhur, ju keni vdekur, ne do të vijmë për ju”.

Partnerja e Assange, Stella Moris, gjithashtu shprehu frikë se ai mund të vriste veten.

Kujtojmë: Assange u arrestua në prill 2019 pasi kaloi shtatë vjet në ambasadën kuadoriane ku u fsheh pasi shkeli kriteret e lirimit me kusht.

SHBA  e akuzon atë për rrezikimin e burimeve të shërbimeve amerikane.

Ai akuzohet për spiunim kundër Shteteve të Bashkuara, ku përballet me 175 vjet burg për publikimin e më shumë se 700,000 dokumenteve konfidenciale në lidhje me veprimtaritë ushtarake dhe diplomatike të SHBA që nga viti 2010, veçanërisht në Irak dhe Afganistan.

4 komente në “Informacion tronditës për Assange: Po mendon vetëvrasjen!”

  1. Mos u dorezo Julian
    gjithe Bota perparimtare eshte angzhuar
    per lirimin tend

    E tmerreshme se ku ka degjeneruar njerezimi .
    Ku ka ngel ajo ndjenj E m p a t i e ❕❕❕
    Sot duheshin te orgnizoheshin Protesta ne gjithe Boten
    per lirimin e Julian Assange
    i cili eshte Engjulli i Drejtesise Njerezore
    Ngriheni zerin ne FB o njerez ,( ah qe ‘jm ne FB vet ,por do rihyj se shpejti- s’durohet dot me ktu )
    mos i lini te tille Engjuj te ikin te zhgenjyer
    nga ata ,per te cilen Julian rrezikoj jeten e tij ??

  2. emigranti says:

    E shkaterrusn fare.
    Per 7 vjet eshte shperfytyruar.
    Kjo tregon se forca dominon mbi fjalen e lire. Sa mire do te ishte nese veprohej keshtu mbi ata gazetaruce qe merren me te vertete me shtremberime te fakteve ( fake news ) qe jane me shumice dhe jo mbi heronjte e fjales se lire.

  3. Kola says:

    Duhet Dekoruar dhe jo Denuar. Pse nuk i mbrojten informacionet kompetentet? Keta te fundit duhen ndeshkuar.

  4. Bregdeti says:

    Se mos shkon per gjah, se do i permbyset makina dhe dobe zere poshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje