Pas ciklonit, sinoptikanët grekë bëjnë paralajmërimin tjetër për mot të keq: Preket edhe Shqipëria

23 Shtator 2020, 14:08Sociale TEMA

Sinoptikanët në Greqi kanë paralajmëruar se Veri-Perëndimi i Greqisë dhe Jugu i Shqipërisë do të pushtohet nga moti i keq në orët ne vijim.

Sipas sinoptikanëve grekë fenomenet me mot të keq do të jenë në pjesën e Jonit verior dhe më pas do të drejtohen për nga Shqipëria. Si pasojë e ndryshimeve atmosferike do të ketë erëra të forta nga 60-70 km/h ndërsa deti do të ketë dallgëzim 6-7 ballë.

Paralajmërimet janë bërë që në orët e para të mëngjesit ku thuhet se do të ketë rrebeshe të forta shiu dhe gjithashtu edhe reshje breshëri.  Ky paralajmërim i sinoptikanëve grekë, vjen pas ciklonit që goditi Greqinë disa ditë më parë, ku shkaktoi dëme kolosale të llogaritura deri në 100 mln euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje