Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se në Shqipëri për fat të keq ka politikanë që punojnë kundër interesit kombëtar të vendit.
Në një komunikim me gazetarët, kreu i shtetit u shpreh se problemi më i madh sot është kapja e drejtësisë nga politika.
“Sot problemi është kapja e drejtësisë nga politika, shkelja e kushtetutës sic ka ndodhur deri tani. Në mënyrë të njëanshme kanë kaluar ligje në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Çështja më e rëndësishme është që sot për fat të keq kemi politikanë që punojnë kundër interesit kombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Integrimi Evropian është interesi i parë dhe i fundit i shqiptarëve”, tha Meta.
Në lidhje me hapjen e listave, Kreu i Shtetit tha se pret kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe se duartroket hapjen 100% të tyre.
“Unë pres vetëm kodifikimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Hapja e listave 100% duartrokitet nga unë në mënyrën më të përzemërt këtë nuk e bëj thjesht se nuk kandidoj. Unë them mos keni frikë nga vota e qytetarëve dhe nga hapja e listave.
Shqipëria nuk ka parlamentarizëm sepse nuk ka debat dhe mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, sepse deputetët, jo të gjithë janë kthyer në kukulla të kryetarëve.
Unë nuk duhet të merrem me direktivat e brendshme apo publike që jepen në këtë drejtim. Unë di një gjë, si përfaqësues i unitetit të kombit, nëse dikush përpiqet të barazojë fatin me tij me fatin e gjithë shqiptarëve mua nuk më vjen keq për fatin e tij. Jam këtu për ti shërbyer të ardhmes evropiane”, tha kreu i shtetit.
Ne qofte se ka politikane qe punojne kunder Atdheut perse nuk i denoncon ne Prokurori o mut President po nuk e bere ti qe je kreu i shtetit kush duhet ta beje o HALE?
e ka fjalen per veten me siguri
?????
Je thjesht i neveritshem deri në infinit
….i shihni , te dhjere por krenare.
Ilir Meta vuan nga sindroma e Kalase se Rozafes: prish me erresime informative
ate qe Edi Rama e nderton ne drite te diellit.
Ik ore debil.
Ne një vend me funksionim normal të çfarëdo lloji strukture, shtetrore, administrative e gjyqësore ti do mbaje përgjegjësi ligjore për gjithë ato “xhevahire” që nxjerr nga goja
Organizatë mafioze ndërkombëtare
Grusht shteti
Puçistet
Ik Vojo Kushi i Skraparit se na lodhe.