Tërmeti me epiqendër në Cërrik, sizmiologu: Aktivitet sizmik normal, nuk shkakton asnjë lloj dëmtimi

24 Shtator 2020, 14:02Sociale TEMA

Sizmiologu Rrapo Ormëni e cilëson një aktivitet sizmik normal tërmetin që goditi pas mesnate Cërrikun ndërsa lëkundjen u ndjenë në një pjesë të mirë të vendit. Në një lidhje telefonik për News24, Ormëni tha se goditja me magnitudë 4.5 Rihter, 6 km nga Cërriku është shoqëruar me pasgoditje.

“Shfaqje normale e tërmeteve në këtë zonë. Është një fenomen i cili shkakton vetëm ndjeshmëri por asnjë lloj dëmtimi.

Aktivitet sizmik normal. Por kuptohet që sensibiliteti nga njerëzit është më i madh pas tërmetit të 26 nëntorit. Tërmetet të tilla me këto magnituda janë aktivitet normal”, tha Ormëni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje