Edi Rama nuk i ndahet Vlorës: Jam deputeti juaj, mos dëgjoni thashethemet. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin

25 Shtator 2020, 18:25Politika TEMA

Kur na ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme të Prillit 2021, kryeministri Edi Rama është i bindur se ai dhe Partia Socialiste do të fitojnë mandatin e tretë qeverisës.

Duke folur nga Vlora ku mori pjesë në aktivitetin për prezantimin e projektit për parkun e ri të Lungomares, Edi Rama tha se populli do t’i japë atë që i takon.

“Zgjedhjet ne i fitojmë si me këto si pa këto. I fitojmë se përtej shumë individëve dënglaxhinj, populli është më i mençur se secili prej nesh veç e veç.

Asnjë individ nuk është populli. Askush nuk ka mandat dhe të drejtë të flasi në emër të popullit që flet kur i vjen dita dhe jam i sigurt që do flasi prapë drejt dhe do t’i japi Zotit atë që është e Zotit dhe Çezarit atë që është e Çezarit”, u shpreh Kryeministri.

Në zgjedhjet e kaluara, Rama ka kandiduar në Vlorë si deputet i zonës. Edhe në zgjedhjet e prillit 2021, mesa duket nuk do të ketë surpriza.

Kryeministri ka hedhur poshtë çdo dyshim pas zërave që kanë qarkulluar për zonën se ku do të kandidojë:

“Mos hapni llafe që unë nuk do jem në Vlorë, bëni kujdes nga çfarë dëgjoni, se çfarë nuk dëgjohet sot.

Shumë i bien shkurt. Besojnë çfarë dëgjojnë pa bërë asnjë verifikim. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se sa të bëhesha kryetar i Partisë Socialiste.

Në Vlorë kam qenë edhe kur u bëra kryetar i Partisë Socialiste, në Vlorë jam dhe tani që jam kryeministër, në Vlorë do jem deri sa të jem kryeministër, në Vlorë do jem dhe pasi të mos jem më kryeministër, madje do jem dhe më shumë se do kem më pak angazhime.

Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë dil shiko realitetin nuk do arrijnë dot të bëjnë në jetën e tyre aq metra sa unë kam bërë kilometra nëpër Shqipëri, duke i rënë cep më cep Shqipërisë.

E di nga rruga ku jam, a ka valë a s’ka valë telefoni, saqë kur jam në makinë i them tjetrit do të marr më pak më vonë se do më ikin valët”.

21 komente në “Edi Rama nuk i ndahet Vlorës: Jam deputeti juaj, mos dëgjoni thashethemet. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin”

  1. Per komunistet says:

    O njerez beni kujdes
    UNI i ketij personi eshte me i rrezikshem se UNI i Enver Hoxhes.
    Jepjani voten çdo Socialisti tjeter nese doni patjeter PS-ne por jo ketij tallbythesi bejtexhi.

    1. E verteta says:

      O parti o Enver, po kujt t`ia japin more, palaçove qe e bene Shqiperine si prostitut te plagosur?!Kujt?!Eshte e vetmja alternative sot per sot!Se ato socialistet dhe demokratet e vertete e çuan shume perpara Shqiperine.

    2. Prof Doc. Kale Dega says:

      Vota per socialist a demonkrat, Cam a Greek eshte fitore per Mafjen Pd Ps Lsi
      =
      Bojkotoni zgjedhjet…. do habiten dhe tmerrohen Ram e Kompani
      =
      Dhjaksi, dileranti, tradhetari, mafjoziEdvin , zhgenjim i shpreses dhe komunistave socialiste

  2. Ed says:

    VAZHDO O GJIGAND NDERTOJE VENDIN E SHKATERUAR NGA BERISHA MUTA LULUSHI
    QENTE LE TE LEHIN KARVANI TE SHKOJE PERPARA
    KY VEND KUR NUK KA PARE KRYEMINISTER SI TY

    EDI RAMA THE GREAT

  3. ana says:

    Ti o gjigand ke fatin e madh se kemi nje opozite mizerabel, kemi ca kriminele e ca shpellare qe asnje komb nuk do te kishte deshire ti kishte! Meqe nuk ja jap dot voten time kesaj opozite te shkerdhyer, me duhet tja jap partise socialiste qe ne programin e saj, por edhe ne qeverisje nuk ka asgje sociale, perkundrazi ndjek politika qe favorizojne te pasurit, monopolet dhe militantet me saj. Por shpresoj shume se mbas 4 vite qeverisje te tjera nga ju, opozita e sotme do te zbythet dhe te tjere parti e politikane do te dalin ne drite dhe sebashku me nje sistem drejtesie te forte do tua u kthejne pasurite dhe vjedhjet e oligarkeve popullit. Ti ke nje merite qe po e shperben kete klase politike te qelbur dhe per kete do mbahesh mend gjate.

    1. Zjarri 6 says:

      O Ana nuk është e thënë që ta japësh patjetër

  4. Tartari says:

    Gjeja me e lehte eshte te kritikosh nje kryeminister, por gjeja me e rende eshte te besh punen e nje kryeministri, është përgjegjsi e madhe! Është përgjegjsi e madhe, se në të njëjtën moment të ditës, duhet të zgjidhësh apo t’u japesh përgjigje tre problemeve njherësh. Akoma me e nderlikuar është kjo detyre ne kuadrin e jashtem, ku mpleksen interesa kombetare dhe interesa te lobeve te huaja. Detyra e rënde e kryeministrit kërkon në radhë të parë ATDHEDASHURI, të mos vesh përpara saj intersat e askujt. Kryeminitri fiton vota nga ato që bën dhe angazhimet qe realizon, por ai fiton vota edhe nga ato që thotë apo që nuk thotë. Një pyetje kam unë për kryemintrin ,te cilin e kam mbeshtetur kur erdhi ne pushtet me shpirt. Sa vota fitoi krydeministri kur tha në Athinë qe çështjen e detit me Greqinë do ja besojme një gjykate nderkombtare? Faleminderit!

  5. Ladi says:

    Vazhdo marrshimin tend kolosal per ndryshimin perfundimtar te fytyres se Shqiperise, duke e kthyer ate ne europiane nga otamane qe e kishim vetem pak “ore” me pare..
    Ec Kollos
    Le te cmenden ata te – te luges se corbes se prishur, qe vajtojn e lehin perdite e pernate
    Njerzit e ndershem te kuptojn..

  6. Sotiri says:

    Ti me emrin ( per komunistet) qenke nje delenxhi qe nuk e paske shokun
    Pse ore ke kaq inat me Edi Ramen ??? mos te ka mare pronen,apo te shkataruar bisnesin,apo te ka mare gruan,apo te ka mare leket si Berisha ,Likja ?????????????????????????????????????????????????????????????
    Race e ndyre, qenke gjynah qe quhesh shqipetare

  7. Ceni says:

    Disa flasin sikur vendi ka qene ne rregull dhe po prishet tani. Harrojne shperthimin berthamor ne Gerdec. Harrojne luften e ’97, harrojne qametin ne bulevard, harrojne njerzit e kafshes qe rrihnin dhe vrisnin kundershtaret. Harrojne, harrojne tmerret qe kane ndodhur ne kete vend. Nuk duan pune, duan rremuje qe te kthehen, te vjedhin e te shkatrrojne. Mos i degjo, po vazhdo puno, vazhdo pastro politiken dhe drejtesine nga hajdutet dhe kriminelet.

    1. katarakti says:

      10/10. Best.

    2. joel shkodra says:

      Asgje nuk harrojme, por nuk harrojme as premtimet e Edi Rames, pikerisht per “pastrimet” ne politike e drejtesi per te cilat flet ne fund te komentit tend. Nuk po e zgjas. Besoj se e kupton se nuk eshte bere asgje me gjithe premtimet madheshtore te Rames.

  8. Te flasim paster shqipen says:

    Ju lutem hiqeni nga perdorimi kete barbarizem “lungomare” (gjate detit).
    Shqipja ka fjale qe tingellojne me mire.
    Perse te mos i themi thjesht e bukur shqip Buzedet?
    Nuk e rrit por e ul nivelin perdorimi i barbarizmave kur nuk eshte nevoja.

    1. Olimpia says:

      Nje leter Edi Rames ,jo vetem nga une…
      …Shqiperia eshte prepara nje zgjedhjeje midis jetes apo vdekjes.
      Ne se e majta nuk fiton ,ne pushtet do te rikthehen te pakten per 8 vite barbaret ,kriminelet, hajdutet dhe tribalet.Berisha dhe Meta perfaqesojne te keqen absolute,antishtetin,degjenerimin total ,vjedhjen gjigande,shkaterminin ekonomik,moral dhe psikologjik,korrupsionin dhe krimin ne cdo qelize.Sepse nuk mund te jene te ndryshem nga ata qe qe ishin dhe jane.Sepse mbas tyre kane nje turme jo te vogel ,te pakten 30 % te shoqerise,dumbabiste primitive,aventuriere ne kerkim te parase,kriminele te mirefillte ,mafian ekonomike te lidhur me politiken,legjionin e medias se degjeneruar ,antishqiptare helmuese.Nje sulm i tmerreshme gebelsian ka filluar ne dukje kunder Rames, por ne thelb kunder te majtes dhe Shqiperise.Eshte nje kordinim i mirefillte midis grupimit te Berisha..Metes brenda vendit dhe serbogrekeve,forcave te djathte ekstremiste filonaziste euroamerikane, lobisteve te qendres se djathte perendimore qe nuk jane pajtuar kurre me faktin qe ne Shqiperi,si pak vende ne bote ,populli i majte eshte dhe do te jete shumice per shume vite.Prandaj keto zgjedhje jane nje beteje jo kunder Rames por kunder popullit te majte dhe Shqiperise.
      KETE DUHET TE KUPTOJE EDI RAMA DHE I GJITHE GRUPI DREJTUES I PS.Dhe nderkohe duhet tua bejne te qarta me te gjitha mjetet votuesve shqiptare. Cfare duhet bere ??
      E para…nje program i qarte per rritjen ekonomike e bazuar..
      ….Industrializimi i vendit,ngritja e degeve hitech dhe atyre qe shfryrtezojne burimet e brendeshme me cikel te plote .
      …..Bllokimi i betonizimit dhe orientimi i detyruar i biznesit drejte industrise..
      ….Lufte pa meshire mospagimit te taksave,zbulimi dhe formalizimi i sasise se madhe te parave cash,duke krijuar mundesine e futjes ne qarkullimin ekonomik.
      ….Rritja e rrogave dhe e pensioneve ne minimum jetik,qofte edhe me inflacion.Rroga minimale 400 euro,pensioni minimal,250 euro.Parate jane,mjafton te kesh sy e te shikosh.
      …Investime direkte ne bujqesi me para te pakthyeshme sidomos fruta, perime,ullinj dhe prodhime bulmeti.Shqiperia ,ashtu si Zvicra ,per natyren dhe mungesen e ndotjes ne zonat kodrinore malore, mund te shnderrohet ne nje prodhuese e madhe e djathrave bio,te kerkuara nga tregu i pasur euroamerikan.
      E dyta,Lufte pa meshire krimit,korrupsionit, informalitetit.Krijimi i nje administrate meritokratike,te bazuar ne moralin e larte,besnikerise ndaj ligjit,
      E treta,krijimi i nje fryme ku cdo shtetas te ndjeje detyrimin dhe te drejten ne vendimarrjet e ndryshme me karakter ekonomik,
      shoqeror,arsimor,urbanistik,mjedisor,shendetesor etj.Te ndihmohet per krijimin e sidikatave te verteta,te pavarura,duke ndjekur shembullin perendimor ne rritjen me ligj te te drejtave te tyre ne te gjithe procesin ekonomikoshoqeror te vendit.Pa sindkata te fuqishme nuk mund te kete nje vend modern.Te krijohet mundesia, sipas sistemit zviceran,per cdo problem te rendesishem te shoqerise te vendoset me institutin e referendumit.
      E katerta,nje fushate e vertete informimi per gjithcka qe eshte realizuar ne periudhen e qeverisjes se majte ,jo vetem shtate vitet e fundit.Me shifra,fakte,filmime,statistika,te dhena te qartesohet se ku ishte vendi nen sundimin e Berishes dhe ku eshte arritur.Njerezit kane nevoje per te verteten,dhe ate duhet tua thote jo vetem Rama ,por e gjithe klasa drejtuese e majte.Ashtu sikurse jane te paturpshem njerezit dhe banda e madhe mediatike e Berishes dhe Metes ne peraqitjen e shtrember te realitetet,,me force duhet te paraqitet realiteti arritjet por edhe problemet nga vete PS .Nje sistem i tere i mediave sociale mund te shfrytezohet per te arritur te rinjte ,te cilet ndjekin pak programet tv.
      E pesta por jo me pak e rendesishme..Rama duhet menjehere te heqe dore nga idiotizmi mbi ,,listat e hapura,,Te hapen ,pa asnje kufizim.Sepse eshte absurde qe PS ,forca e pare politike e vendit,me nje armate intelektuale te mos gjendje 140 kanditatura te nivelit te larte per tua paraqitur votuesve.Perse duhet radhitja kur te gjitha kanditaturat jane zgjedhur me kujdes,jane kontrolluar dhe miratuar nga bazar deri ne forumet drejtuese??Eshte e nevertishme dhe fyese te te bejne moral Lubonja,Bushati,Meco etj lidhur me ,,listat e hapura,,,Argumentet oruellouiane se ,,te gjithe kandidatet jane te barbare por disa jane me te barabarte se te tjeret,,,, jane sa qesharake aq edhe te pamoraleshme,te padrejta ,fyese per popullin e majte dhe te gjithe votuesit
      …E fundit por me e rendesishmja…..I gjithe aparati shteteror ,PS,veprimtaret e te majtes ,te merresh nate e dite me realizime e rindertimit pas termetit,duke u kujdesur qe askush te mos mbetet nen meshiren e shpifjeve te hijenave te opozites. Te rinjte socialiste te djekin nga afer cdo situate konkrete ne menyre vullnetare.Ne se dikush eshte ne veshtiresi te rinjte eurosocialiste duhet te nderhyjne per te ndihmuar,informuar koregjuar. Kjo eshte e majta solidaritet,ndihme ,qendrim afer,ngrohtesi njerezore.I njejti kujdes duhet edhe per perballimin e pandemise,beteja me e madhe per jeten dhe shendetin e 80 viteve te fundit.Cdo jete e shpetuar ka vlere te pallogariteshme ne raport me cdo gje tjeter.
      …Te gjitha keto mendime nuk jane thjesht nje koment personal,por shprehin ndjeshmerine e nje shumice te qytetareve shqiptare sepse ato ndihen ne cdo hapsire,ne cdo moment ,mjafton te vezhgosh me vemendje..Ne se Rama dhe grupi i tij i i merr parasysh ,PS mund te fitojne.Realisht kohet e fundit disa masa te jane
      pozitive dhe shkojne ne favor te shumices.Por i duhet dhene fund praktikave korruptive,duhet rritur roli i shtetit jo vetem si kontrollues por edhe si subjekt ekonomik ,sidomos ne deget strategjike dhe sherbimet jetesore.Ne se Rama nuk ka ndjeshmeri ndaj realizimit te politikave ne favor te shumices,mund te hape krahun. Askush nuk eshte i pazevendesueshem.PS ka nje mase te madhe i intelektuale, me primarie mund te dale nje drejtues i ri.Sepse fitoren e se majtes nuk e realizon thjesht individi,por kultura,tradita ,ndjeshmeria, ideja e nje shoqerise solidare,te barabarte, njerezore,moderne.

  9. taso kume says:

    ATE S e madhe rrugen qe lidhe” autostraden”me transballkaniken ,nuk arite ta beje te drejte se punove per mafien e VLORES ,tani do betonosh bregun per llogari te rezorteve.

  10. Labi says:

    O ladi. po ku jeton ti mer bos, se ne qe jetojme ketu nje gje e dime me siguri qe me Edi Ramen çdo dite jemi LARGUAR nga Europa, kurse zotrote thua jepi beje shqiperine si Europe.
    Zgjohu or çun.

  11. diana says:

    Ne Vlore e dime se po beni shume investime e parqe por do te thonim, pse ne qytetin e Elbasanit nuk ndiqet kjo ecuri?Nuk ka investime keto 4 vje,pse eshte demtuar e jo funksional parku rinia ta shikosh si eshte katandisur . jane demtuar e nuk mbillen peme te reja.Qendra e qyetetit eshte bere vend per plehrat,,xhamia ne qender ka 12 vjet e lene dhe askush nuk mban pergjegjesi,dhendri i ish kryetarit bashkise Sejdini nderton pa leje lokalin tek sheshi i Turizmit etj etj

  12. Shenjestra says:

    Zoti Rama e ke te sigurt fitoren dhe mos degjo çakenjet e pd-ke me ne krye ujkun plak Sali Berisha qe i ka shkuar bytha ne gardh.Opozita sot te bene ty presion duke te akuzuar per gjera te paqena,shpifje,trillime,shantzhe, genjeshtra me qellim te çorjenton popullin e t’i hedhin kundra teje.Jo dhe jo nuk mund t’a bejn dot,populli do votoi Edi Rame dhe ps-te.

  13. Cimi says:

    o Taso Kume cfare pi ti o klluf?

  14. Olsi says:

    Epo hajde duro kete psikopat edhe nja 8 vjet te tjera. Po mire ben se luli me perrallat qe tregon larte e poshte e beri pd , han , ku jane futur te gjithe debilat qe ka zgjedhur lulushi. Doktor pastro pd se luli sqenka per kete pune, u morr vesh kjo pune.

  15. Bbb says:

    Sja mbajti vëra të vinte kandidaturen në Durrës piktorit
    E di drurin pas qafe qe do hante
    Sot e 20 vjet të tjera 0 vota për PS në Durrës
    Kriminelë të ndyrë…ja bën këtij qyteti më zi se turqit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje