Mbrëmë, në emisionin “Opinion”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur për çmimin e ujit në kryeqytet, deklaroi se qytetarët e Tiranës e kanë më të ulët se qytetarët e Pogradecit dhe të Korçës.
Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga Enti Rregullator i Ujit, i cili liston të gjitha tarifat aktuale për shërbimet Ujësjellës Kanalizime në bashkitë e Shqipërisë (http://www.erru.al/mat.php?idr=80&idm=144&lang=1), vërtetohet se çmimi i ujit në Tiranë është më i ulët se në Pogradec dhe në Korçë. Madje, qytetarët e Tiranës paguajnë më pak edhe se Durrësi, Vora dhe Himara për shërbimin ujësjellës-kanalizime.
Çdo konsumator familjar, në faturën mujore paguan për ujin e pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza, të cilat bëjnë shumatoren e çmimit që paguhet çdo muaj. Aktualisht, në Tiranë, çmimi për ujin e pijshëm është 65 lekë/m3 dhe 11 lekë/m3 për ujërat e përdorura (zeza). Pra, në total 76 lekë/m3.
Ndërsa, qytetët si Korça dhe Pogradeci, me shumë herë më pak popullsi, më pak nevojë për investime dhe kapacitet për të përballuar ofrimin e shërbimit, kanë një çmim më të lartë.
Sipas të dhënave zyrtare të ERRU, por edhe duke i ballafaquar me faturat që aktualisht paguajnë qytetarët, në Korçë çmimi për ujin e pijshëm është 72 lekë/m3 dhe 42 lekë/m3 për ujërat e zeza. Në total, qytetari korçar paguan 114 lekë/m3 çdo muaj. Në Pogradec, çmimi për ujin e pijshëm llogaritet me 62 lekë/m3, kurse për ujërat e zeza 33 lekë/m3. Pra, në total, qytetarët e Pogradecit e paguajnë ujin në faturë me çmim 95 lekë/m3.
Siç mund ta shihni nga tabela, qytetarët e Tiranës paguajnë 38 lekë/m3 më pak se banorët e Korçës dhe 19 lekë/m3 më pak se ata të Pogradecit.
Të dhënat e ERRU-së nxjerrin se edhe qytete si Durrësi, Himara apo Vora paguajnë më shumë se sa banorët e kryeqytetit. Sipas të njëjtave të dhëna, në Durrës çmimi i ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza është 120 lekë/m3, në Himarë 85 lekë/m3 dhe në Vorë 80 lekë/m3.
Ne Korçe, Pogradec, Bilisht uji i ujesjelsavet eshte i pishem dhe brenda standarteve, kurse ne Tirane edhe uji per gatim duhet te blihet, keshtu qe kostoja e ujit ne Tirane eshte shume me e larte. Po keto nuk i di lali Eri.
I thoni ketij debilit se vertet korçaret e pogradecaret paguajne me shume se kushdo, por ne ndryshim nga te tjeret kane nje rrjet modern te ujesjellesit me uje te pijshem 24 ore. Vini re: uje te pijshem. Po ashtu kane rrjet te rri te kanalizimeve per ujrat e zeza. Pra çmimet e larta jane si rrjedhoje e kredive qe duhen shlyer. Po tiransit a kane uje te pijshem, a kane rrjet modert te ujesjellesit e ujrave te zeza?!
O fushata , se do te besh te zgjuarin dhe nuk di ca flet , po edhe sikur te jete i pijshem ne Korce apo Pogradec , mos e di se i cojne uj me shishe qytetareve ata ?!i e njejta procedure ndiqet ne te gjitha rastet o mik ….