Më 25 prill fiton bojkoti, kjo duket qartë?!

25 Shtator 2020, 10:58Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Ka një vështirësi publike për të zbërthyer propozimin e fundit të PS-së dhe sjelljen me ekuivokë të PD-së dhe LSI-së. Formula, e paraqitur nga përfaqësuesi socialist, Gjiknuri, i përket më shumë pritjeve të rezultateve prej një komuniteti matematicienësh sesa popullit të zakonshëm. Kur mendon se në Shqipëri ka ende vende ku votojnë familjarisht, ku njerëzit mezi përshtaten me votimin normal, e ku në masë përpjekja për manipulimin e votës ka filluar që sot, atëherë aq më absurd të duket lufta pa principe e palëve dhe mosgjetja e gjuhës.

Gjithsesi ndryshimi më i dukshëm është ai i bërjes së gjërave institucionale. PS-ja, që mbart të gjithë fuqinë dhe në vazhdën e ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut, ka bërë të qartë strukturën për koalicion paraelektoral partish me pragun 3% në nivel kombëtar dhe me Lista të hapura, që kanë një koeficient, ku kandidati mund të përfitojë që edhe nëse është në listë në numra inferiorë të ngjitet nga preferencat e publikut. Kjo, e fundit, duket pak e vështirë sepse zakonisht partitë mbështeten te militantët dhe te kampionimet e detyruara, që do të thotë se nëse kryetarët vendosin e përcaktojnë emra është e vështirë të përmbysen prej një votimi fair.

PD dhe LSI e kundërshtojnë por nuk deklarohen zyrtarisht ose më saktë asnjëherë nuk shkojnë përballë përveç përfoljeve dhe anatemave, kur mbaron Këshilli Politik. Madje, PD ka zgjedhur një udhë heshtje ose gjysme ankimimi, e cila duket haptazi se ka një lloj interesi në të gjithë këtë strukturë që i vlen dhe asaj.

Po të pyesësh shumicën e njerëzve por edhe vetë politikanët janë të paqartë për këtë skemë, që kinse nuk e duan, kurse nga ana tjetër u pëlqen. Në fakt, mekanizimi për të vështirësuar administrimin e votës, një barrë që do të bjerë mbi strukturat zgjedhore, i jep oksigjen luftës politike, pjesës më të dëshiruar të partive për justifikimin dhe zgjatur luftën.

Veçse, njerëzit duan zgjidhje për problemet ditore, një shikim të qartë të sistemit të taksave dhe mbi të gjitha institucionalizimit të së Drejtës, që duket ende e largët në procesin e stërzvarritur të Vetting dhe stërkëmbshave gjithëfarëlloj.

Kjo e shpjegon arsyen që publiku e ka nisur hapur indiferencën dhe bojkotin. Përveç militantëve dhe atyre që bëjnë lista për drejtorë dhe përgjegjës, shqiptarët, si të vetmen rrugë shikojnë bojkotin e zgjedhjeve.

Të mendosh se pjesëmarrja e përgjithshme e vitit 2017 ishte 45.17 % dhe 46.7%, katër vjet më parë, atëherë e kupton se ky trend do ndjekë këtë udhë. Ose nëse do i krahasonim me zgjedhjet e 2013-s kishim një ulje me 160 mijë vota, që do të thoshte se plot 1.88 milion shqiptarë vendosën të mos shkojnë në zgjedhje, atëherë e kupton edhe secili është shqetësimi i sotëm.

Ky është problemi më i madh me të cilin do të hasen partitë politike për atë luftë paprincipe që kanë bërë deri më tani. Dhe, më shumë se vota kundër, bojkoti, është një alarm për vendin, që po braktiset nga shpresa dhe nga politikat për ta dashur atë. Kjo është e vetmja gjë që mund të parashikohet sot, të paktën tetë muaj para votimeve të shumëpritura të 25 Prillit, i cili pritet ta rifusë në hulli politikën shqiptare.

6 komente në “Më 25 prill fiton bojkoti, kjo duket qartë?!”

  1. 2025 Kalec Dega says:

    Ka vetem nje Bojkot , ai i popullit .
    =
    Bojkoti i Partive te con vetem ne Cadren e Ram-Bashes dhe shperblim financiar dhe politik.
    =
    Prandaj, nese doni shpetim te sigurte nga mafja PD+PS+LSI = PPSH, bojkotoni plotesisht zgjedhjet .Te shkoje te votoje Kim, Rama, Ruci, Palla dhe Brace po te duan..

  2. texas says:

    Jugu te dorezoje pushtetin se mbushi kohen e vet.Jugu dhe mut e kriminel mban ne krye mjaft qe te perdhunoj3 veriun e te mos ju lere atyre asnje gram pushtet ekomomik e politik e moral si ne kohen e boshnjakut enver Hoxha qe e masakroi veriun…Jugore zgjidhni shqiptare te mire ne krye te PS e bashkevendosnime veriun per gjerat madhore si jeta shendet e lumturia e CDO shqiptari a qytetari te republikes.Mos vini me mimoritare ne krye te ps edhe nese jua kerkon soros a moska …jo minoritare me si ramA ,zaho veliaj blushi spiropali r majko…vetem shqiptar vetem shqiptar….

    1. NewYork :p says:

      Si nuk i bere nje thirrje PD ??? Duke vendosur agjende serbe se Sali karraxhixhi si karin e ka emrin . Kur kerkon dicka kerkoje ne menyre te drejt dhe sinqert .. se sjan me te mire plerat e veriut ku vram 3000 mij veta .. njelloj me ate qe ti e shan me te drejt ”boshnjakun enver hoxha’x

  3. John says:

    Mos bllokoni komente o njerez…te vertetat ju bejne mire pervecse te lire…

  4. kerkesa says:

    Mua me rezulton se : ne Shqiperi s’ka demokraci, s’ka zgjedhje te lira dhe politikanet jane edhe hajdute edhe kriminele. E vetmja rrugezgjidhje eshte ose ta marre ne dore drejtesia, prokuroria dhe gjykata, urgjente dhe ta zgjidhe, ose ta marrin ne dore bandat dhe te sulmojne si politikanet ashtu dhe prokuroret dhe gjykatesit. Pra shpetimi fundit ngelet nje -97-te , por pa kompromis me me politikanet si beri qeveria e Bashkim FInos. Pesimi duhet te jete mesim. Covidi, pasta ben punen e tij.

  5. rexha 10 says:

    UNE VETEM KETE KERKOJ.BOJKOTI I LARGON NGA POLITIKA KRIMINELAT ME KOLLARE.NE TE KUNDERTEN DO KALOJNE EDHE 30 VJETE TE TJERA KU BOTA DO TE TALLET ME KETA NJERZE,SHQIPRIA DO TE SHITET AKOMA,DHE POPULLI DO TE IKI AKOMA NE EMIGRIM. NE KETE LLUME TE MADHE TE KRIJUAR EDHE NGA NDERKOMBETARET NUKE FITUAM ASGJE PERVECE SE HUMBEM KREDIBILITET ,JETE NJERZISH,DHE SHKATRRIMIN E VENDIT E VJEDHJEN E RISORSAVE NGA KLASAT POLITIKE QE E DREJTUAN ATE VENDE. DO ISHTE ME MIRE QE ATE VENDE TA KISHTE DREJTUAR GOMARI I SHEROS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje