Nga Eduard Zaloshnja
Shumë kanë folur e shkruar (ndër ta, edhe unë) për listat e hapura të kandidatëve për deputetë, qysh kur ato u futën në debatin publik nga deputetët rezervë të opozitës apo nga lëvizje qytetare.
Por listat e kandidatëve për deputetë (sado të hapura apo të mbyllura të jenë ato) do të prodhojnë pak a shumë po ata deputetëtë që duan kryetarët e parive (të mëdha, apo të vogla qofshin).
Edhe në listat më të hapura të munshme, partia është ajo që vendos se cila do të jetë lista që do paraqitet në KQZ për çdo qark. (Në rastin e listave vërtet të hapura, kryetari fut në listë disa kandidatë që e di paraprakisht se mund të fitojnë, e disa të tjerë që nuk marrin as votat e familjes…).
Problemi kyç për zgjedhjet e rradhës (e ndoshta edhe për zgjedhje pasardhëse) është, në fakt, mënyra e regjistrimit të koalicioneve në KQZ dhe llogaritja e mandateve brenda çdo koalicioni.
Bylykbashi e Gjiknuri shkëmbejnë argumenta e silura vazhdimisht rreth kësaj në debate të drejtpërdrejta e të tërthorta, por për audiencën e gjerë, argumentat dhe silurat e tyre janë relativisht të vështira për t’u ndjekur.
Sidoqë të marrë fund debati Bylykbashi-Gjiknuri (në mbrojtje të interesave të partive respektive), një problem madhor i mënyrës sesi parashikohent llogaritja e mandateve në Kodin Zgjedhor të 2008-ës duhet zgjidhur.
Konkretisht, sipas atij kodi (që pritet të amendohet më 5 tetor) një parti e vogël, brenda një koalicioni të madh, mund ta sigurojë një mandat në një qark me gjysmën e votave që i duhen një partie tjetër të vogël, që nuk don të jetë në koalicion me partitë e mëdha.
Kështu, PR-ja mund të marrë gjysmën e votave të BD-së së Astrit Patozit në Tiranë, dhe ta sigurojë mandatin vetëm pse është në koalicion me PD-në. (Kurse Astrit Patozi mund të mbetet pa mandat, vetëm pse nuk don të jetë në koalicion me PD-në…).
Kjo mënyrë llogaritje nuk duhet të ekzistojë më në Kodin Zgjedhor, sepse shkel në mënyrë flagrante barazinë e garës në çdo qark (me përjashtim ndoshta të Kukësit, ku vetëm dy partitë e mëdha kanë shans të marrin mandate). Për çështjet e tjera të Kodit Zgjedhor debati Bylykbashi-Gjiknuri le të vazhdojë, sepse shumë pak njerëz vërtet do ta kuptojnë…
Shume e sakte.
Dmth Rama qenka në një linjë me LUL Holandezin. Dhe anasjelltas.
Ketu lufta bëhet që si kryetarët të kenë pushtet absolut …
Pastaj të shohin duke i lënë popullit me detyrim/percaktim se kush nga këta do marri pushtetin.
Pra s’ka zgjedhje.
S’ka perfaqesim.
Ka vetem pazare në tavolinë se si do ndajnë pushtetin.
Nuk arrij t’a kuptoj pse kjo lloj “demokracie” në Shqipëri hibride/bastarde/sakate/tjetër lloj/pa formë/koruptive etj..
Se këtu behet vetem fjala per pushtetin e Edit, LUL-Saliut, Ilir-Monikës.
Pra në Shqipëri nuk ka zgjedhje dhe as zgjidhje….
Zoti Zaloshnja. Kur do ta beni sondazhin per zgjedhjet e atdhshme sepse keta te opozites kane filluar te kalojne ne orgazem para kohe.
Shume sakte zoti Zaloshnja, koalicionet parazgjedhore te hiqen nje ore e mepare, ose te dalin me nje liste. Turp kalo votat sa tek njeri tek tjetri. E habitshme si po e pranojne te huajt. Turp per PD qe po e hedh si kauze.
PROBLEMI KRYESOR ESHTE PIKERISHT KOALICIONI PARA ZGJEDHOR.SKA GJE ME TE KEQE NESE LEJOHET. KOALICIONET BEHEN PER KRIJIMIN E QEVERIVE DHE JO PER TE KONKURUAR NE ZGJEDHJE…OSE DUHET TE KETE KRITERE: mE NJE PARTI TE MADHE NUK MUND TE BEHET KOALICION ME NJE PARTI TE VOGEL.ESHTE NJELLOJ SIKUR TE VESH PERBALL NJE BOXIERI ….(NJE BOKSIER TE BARABARTE + NJA 10 TE TJERE TE PESHES SE LEHTE!)..A MUND TE JETE KJO NJE NDESHJE? A MUND TE MBURRET NJE BOXIER QE THERRET NJA 10 TE TJERE PER TA NDIHMUAR QE TE MUND NJE GJIGAND? MUND TE KRIJOJE QEVERRI JO GJIGANDI POR NJE SPURDHJAK QE ESHTE BASHKUAR ME NJA 10 CERRA!