Pyetjes së gazetares Marsela Karapanço lidhur me deklaratat e liderit të opozitës Lulzim Basha ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një ton batutash.
Teksa i solli në vëmendje akuzën e Bashës për kopjim të programit, Rama ironizoi duke thënë:
“Vdeksha unë për ty dhe Bashën, ( i referohet gazetares) fjalën kopje nga programi i Bashës se është pa lidhje.
Ka një ndryshim të madh midis kujt e thotë dhe kush e bën, aq më tepër nëse bëhet fjalë për të njëjtën gjë.
Ka një ndryshim të madh mes rritjes së pagës për mjekët dhe infermierët 40% që do e bëjmë ne që do miratohet me ligj dhe idesë se pagat mund të shkojnë 1200 euro.
Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet dhe të hapësh gojën dhe të ofrosh lugë floriri për të gjithë është thjesht për të qeshur, Nuk ka krahasim, se ekeni parë.
Fati i mirë është se këta i kemi parë, nuk është se janë të paparë. Është premtim si tramvaji i Tiranës, me siguri po të shkoni te SHQUP-i do ju tregojnë tramvajin”, tha Rama.(TemA)
Ehhh mor artist ? pikturisti.
S’ke faj, tani të duket se i di të gjitha.
Por lëri ironitë.
Se thjesht njerëzit nuk i duan këto gjëra.
Se i bie që gazetarja është kazan.
Dhe ti vdes për kazanin se je pjesë e tij.
Dhe nuk del dot nga Kazoni.
Vdeksha unë kush t’a bon marketingun politik ty (nqs ndonjë) Se rrezik dhe aty nuk degjon njeri ti se I di të gjitha vetë…
Bëji të fala Saliut..
Harrova edhe Ilirit…
Me fal por ketu nuk shikoj asnje lloj replike. Ai i ka thene asaj vdeksha une per ty, ajo vetem buzeqeshi. Gazetare leshi
Eshte kryeministri me i afti,me puntori .me intelektuali e sigurisht me i mencuri i gjithe periudhes 30 vjecare pas renies se komunizmit.Ai detyrimisht ka te meta e jo pak,por te metat e tija eshte gjeja me e vogel e krahasuar me punen,drejtimin e intelektin e tij.Kushdo prej emigranteve qe viziton Shqiperin e shikon ndryshimin e dukeshem qe nga tropoja e deri ne Konispol,ndryshimet cilesore te gjendjes se spitaleve apo te mjeteve qe i sherbejne mjekesin,ndryshime e rruge te reja konform standarteve moderne.Futja ePPP eshte padyshim (me gjithe vishtiresit) eshte padyshim mundesia me e mire per te ndertu ato gjera aq te nevojshme qe i sherbejne njerezimit ne pamundesi apo mungese fondesh monotare.Mos harroni formulen ekonomike te fituesit cmimit nobel ne ekonomi:Pozita e debitorit eshte me e mire e me e favorshme se ajo e kreditotit.Sepse ne fund te fundit objekti i ndertuar behet i yti e te sherben ty.Keshtu jane zhvilluar ne fazat e para te rimkambjes shume,bile shume shtete.