Paga minimale 300 mijë lekë, Braçe: S’do ketë kompensim, përdoret për të fituar nga evazioni fiskal

30 Shtator 2020, 11:39Sociale TEMA

Zv. kryeministri Erion Braçe ka njoftuar se nuk do të ketë kompensim nga qeveria për rritjen e pagës minimale, e cila siç u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama se do të jetë mbi 300 mijë lekë të vjetra.

Braçe thotë se të gjithë e dinë se në ndërmarrje ka kohë që nuk paguhet më pagë mininale 260 mijë lekë të vjetra, por kjo përdoret si kufi për të fituar nga evazioni fiskal.

“Paga minimale 300 mije leke! Nuk ka beteja me me vlere se ato qe perfundojne me te tilla vendime; Prekin nje mase te madhe punetoresh ne cdo sektor, ndikojne mbi ekonomine e tyre familjare!

Por paga minimale e rritur eshte nje mundesi edhe per sipermarrjen, ate qe prodhon, sherben e tregeton;

Kjo para e shtuar eshte konsum edhe per ta e produktet e tyre! Kush kundershton duhet te kuptoje se, te fitosh para nuk do te thote te shfrytezosh e keqpaguash ata qe krijojne vleren e ndermarrjes tende; Historite me kompesim nga qeveria per rritjen e pages minimale, nuk vlejne!

E dime te gjithe se ne ndermarrjet e tyre ka kohe qe nuk paguajne me 260 mije leke, por e perdorin kete kufi per te fituar nga evazioni fiskal!’, shkruan Braçe.

1 komente në “Paga minimale 300 mijë lekë, Braçe: S’do ketë kompensim, përdoret për të fituar nga evazioni fiskal”

  1. Chihuahua says:

    Nuk e morra vesh asnjëherë këtë njeri…
    Të jetë rrobi kaq pa shtyllë kurrizore.
    Vetë i ka mekanizmat në dorë.
    Ligjet dhe zbatimin.
    Dhe na thonë që nuk do rimbursojmë informaliterin.
    Hajde Rilindje hajde 8 vjet keta me pushtet absolut 4 dhe nuk sistemuan të paktën detyrimet e pagave.
    Kur do ketë një ditë fund kjo gjë në Shqipëri.
    Dhe ky që është dhe kryeministër dhe flet si në opozitë dhe bën ghamghamgham tu ju servilos shefit që ta fusi në listën e rradhës në Divjakë.
    Hajde Shqipëri hajde.
    Nuk ju intereson se kjo gjë rregullohet brenda muajit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje