Ushtria armene vazhdon të pësojë humbje në kundërsulmin e nisur nga ushtria azerbajxhanase për të çliruar territoret e pushtuara, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se gjatë katër ditëve të përleshjeve, “janë asgjësuar afro 200 tanke dhe automjete të blinduara, 228 sisteme artilerie dhe raketash, 30 sisteme të mbrojtjes ajrore, 6 zona të menaxhimit dhe vëzghimit të komandës, 5 depo municionesh, 110 automjete dhe 1 sistem S-300”.
Përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime azerbajxhanase, ndërsa forcat azerbajxhanase iu kundërpërgjigjen sulmeve.
Nga viti 1991, ushtria armene ilegalisht pushtoi Malësinë e Karakabut, që është territor i njohur ndërkombëtarish i Azerbajxhanit.
Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese armene nga Malësia e Karabakut dhe nga shtatë rajone tjera të okupuara azerbajxhanase.
Ne Shqiperi propaganda Turke funksionon me mire se ne StanBoll, vazhdon punen tuaj kur gjeni te tille popull budalla.
Per ceshtje qe kane te bejne me Turqi dhe Islam, informohuni vetem nga shtypi i huaj, Amerikan dhe Europian, sepse ketu informacioni eshte i shitur ne interesat Turke.
Po fol ti se qenke ekspert nderkombetar. He si eshte puna na informo pak.
E vërtete, turqit bënë genocid ne Armeni dhe tani bëjnë engjëllin.
Ti me duket se informohesh nga # kathemerini# ose nga # proto thema# dhe emri yt nuk eshte abc por alfa, vita,gama .
E vertete, Anadolu Agency ben politiken shteterore turke, qe eshte kunder Armenise! Nuk mund te thuhet qe Armenia pushtoi tokat azere, te cilat banohen nga 98% popullsi armene!!!
Paske dhe forca Armane bashke me ato armene ,o mero gjiza me byreqe i paguan keta Gazekaret e tu…
Nuk e kuptoj,se ku po prodhohet gazeta Tema,ne oborrin e khalif sulltanit ne Anadoll,apo ne Arnautistan?
Kur jeni me anen e Azerbaxhanit,qe pretendon se toka e Nagorni Karabak i perket atij,me popullsi dermuese armene,ahere nqse keni sadopak guxim dhe kete e keni kur ju preken interesat individuale shoqeroheni me pak personalitet duke hequr paralele, dhe dilni ne mbrojtje te Serbise,qe pretendon Kosoven toke te saj me shumice te popullsise shqiptare.