Ministri polak ngjall polemika: Ideologjia LGBT i ka rrënjët te Marksizmi e Nazizmi

1 Tetor 2020, 17:49Bota TEMA

Emërimi i një konservatori që njihet për qëndrimet anti-LGBT, për të kryesuar Ministrinë e Arsimit në Poloni, ka shkaktuar reagimin e opozitës dhe ka të ngjarë të rrisë edhe më shumë përplasjet e Varshavës me Brukselin.

Przemyslaw Czarnek, një profesor në Universitetin Katolik të Lublinit, i cili ka një rekord të gjatë deklaratash të ashpra mbi të drejtat e homoseksualëve, është pjesë e kabinetit të ri të paraqitur të mërkurën, pas një riorganizimi të qeverisë nga partia në pushtet, Ligji dhe Drejtësia (PiS).

Ai tani kryeson ministrinë e sapo krijuar të Arsimit dhe Shkencës, që bashkon funksionet e dy ministrive të mëparshme në një.

Politikani është një kryqtar moral veteran kundër asaj që quhet ‘ideologji LGBT’ nga konservatorët polakë.

Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare këtë verë, ai u tha polakëve që ‘të ndalonin së dëgjuari idiotësi për disa të drejta të njeriut ose disa barazi’, duke shtuar se ‘këta njerëz nuk janë njerëz normalë’.

Në raste të tjera, ai ka pohuar se nuk ka asnjë dyshim se ‘ideologjia LGBT’ u rrit si nga Marksizmi ashtu edhe nga Socializmi Nazist dhe lidhi abuzimin seksual të fëmijëve nga priftërinjtë katolikë me homoseksualitetin.

Emërimi i Czarnek, i cili u raportua nga media lokale ditë para njoftimit zyrtar, shkaktoi një ortek reagimi nga opozita polake.

Radoslaw Sikorski, një eurodeputet polak dhe ish-ministër i Jashtëm, e quajti Czarnek një ‘homofob e injorant’, i cili do të personifikojë nivelin intelektual dhe sfondin e kabinetit të ri.

Nënkryetari i Parlamentit, Wlodzimierz Czarzasty, e quajti ministrin një ‘fanatik homofobik’ në një intervistë për mediat polake.

Ministri i ri, i cili më parë ka shërbyer si kryebashkiak e deputet, ka qenë një burim polemikash në Poloni. PiS-i fitoi zgjedhjet e këtij viti në një platformë të mbrojtjes së të drejtave të familjes dhe vlerave të krishtera nga murtaja e ‘ideologjisë LGBT’, që nxitet nga liberalët perëndimorë.

Fushata thelloi përçarjen midis Varshavës dhe Brukselit, e cila rendit luftën për të drejtat e homoseksualëve midis qëllimeve të saj kryesore dhe i sheh zhvillimet në Poloni si një pengesë për kauza të tilla.

1 komente në “Ministri polak ngjall polemika: Ideologjia LGBT i ka rrënjët te Marksizmi e Nazizmi”

  1. Supreme Fyrher says:

    Polonia ka probleme te tjera te medha morale.

    Femrat polake njihen si kurva te medha ne Europe dhe per nje fare kohe, biles edhe tani Polonia u be nje target i madh i seks turizmit si ashtu edhe i stidenteve te huaj qe vinin me kap gjah te lehte.

    Shume nga keto kurva polake jane martu me polake mbas qejfit.

    Gjithseai une jam dakord me ministrin ne fjale.

    Por qe ministri ta dije, Rajhu III ka qene teresisht kunder pederasteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje