Ilir Meta, opozitë me kohë të plotë, kërcënon Ramën: Taksat e qytetarëve të mos përdoren për fushatë partie, ndal abuzimit me pushtetin vendor

2 Tetor 2020, 10:19Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta kërkon që 61 bashkitë e vendit të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në atë që ai e quan kapjen e votave me pahir dhe presione për bukën e gojës.

Meta thotë se rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira përkundrazi në degradim të tyre.

Ai bën thirrje që taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.  Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!“, shkruan Meta në rrjetin social, në reagimin e tij të dytë kundër qeverisë brenda një ore.

3 komente në “Ilir Meta, opozitë me kohë të plotë, kërcënon Ramën: Taksat e qytetarëve të mos përdoren për fushatë partie, ndal abuzimit me pushtetin vendor”

  1. Zeqiri says:

    Ka ik per lesh hajduti!

  2. Pedro i ri says:

    Ha ha haaa kush flet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje