Ilir Meta si kryeopozitar: Respektimi i "5 qershorit" shpëton ekonominë nga humnera, na mbron nga pandemia dhe eviton destabilitetin, koha për tu thelluar

2 Tetor 2020, 08:57Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas parashikimit të BERZH për ekonominë shqiptare.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit ngre alarmin se ulja që pritet të pësoje ekonomia  ndikon dhe përshkallëzon më tej krizën politike në vend.

Sipas Presidentit Meta, çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

Teksa thotë se rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit, kreu i shtetit mbyll postimin duke shkruar: “Koha për t’u thelluar”.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë së fundmi një parashikim të zymtë për të ardhmen e afërt të ekonomisë shqiptare, më negativi jo vetëm për vendet e Ballkanit, por për të gjithë rajonin e BERZH.

Konkretisht, rritja ekonomike per vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të ulet në – 5.1% në vitin 2020 si rezultat i kolapsit të sektorit të turizmit, ndërprerjes globale të zinxhirit të furnizimeve, prodhimit të ulët industrial, rënies së investimeve të huaja, si dhe dërgesave nga diaspora.

Ndërkohë që parashikimi i rritjes ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 është – 9.0% më i larti krahasuar me vendet e rajonit.

Rënia ekonomike e Shqipërisë është sa dyfishi i mestares së vendeve të tjera të rajonit.

Pandemia ka prekur dhe ka ndikuar negativisht në ecurinë e turizmit, aq sa rënia e aktivitetit të turizmit ka kontribuar më shumë se 1/5 e uljes së rritjes ekonomike.

Gjithashtu eksportet për periudhën 7 mujore në vitin 2020 janë tkurrur në -17%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe e eksporteve është regjistruar me Italinë, në rreth 40% për periudhën mars – maj të vitit 2020. Ndërsa rënia e dërgesave nga diaspora në më shumë se 1/5 ka ndikuar negativisht në rënien e konsumit.

Në këto kushte çdo përshkallëzim i mëtejshëm i krizës politike në vend, do rrezikonte seriozisht stabilitetin dhe pasigurinë për qytetarët.

Koha për parandalimin e rënies në humnerë është tani!

Ndaj respektimi i Marrëveshjes së 5 Qershorit, është kyç për stabilitetin politik, por edhe për ekonominë kombëtare dhe atë të çdo familjeje shqiptare.

KOHA PËR T’U THELLUAR! ??

4 komente në “Ilir Meta si kryeopozitar: Respektimi i “5 qershorit” shpëton ekonominë nga humnera, na mbron nga pandemia dhe eviton destabilitetin, koha për tu thelluar”

  1. Sala says:

    Nostradamusi me pune me kohe te plote

  2. fati says:

    Like flit ne emer te familjes tende mafioze e kriminale, per familjen time flas vete. Ore hajdut kerkon te vish ne pushtet perse, per te na ndicuar ti, si njeri shume i zgjuar qe je. Jo more zoti like, ti me sojin tend kerkon te vish ne pushtet per te ruajtur pasurine e vjedhur dhe per ta shtuar ate. Kjo eshte e certifikuar nga vete ti, me figure dhe ze. Na ke mbledur nje cete hajdutesh e debilash atuy ne presidence dhe vazhdon e llootit cdo dite. Po ke te drejte kur nuk kemi drejtesi, prokurori i pergjithshem po fle pak gjume, sa te zgjohet.

  3. k says:

    O fshatar injorant,
    nuk je kaq i zgjuar te japësh leksione 4 herë në ditë nëpër gazeta.
    Shko dorëzo gjënë e vjedhur.
    Vetëm këtë xhest pret populli nga ty dhe gjithë hajdutët si ty.
    NJë mafjoz,nuk mund të jetë presidenti IM:

  4. gjergji says:

    Cdo leshim nga PS do ta rendonte bile do ta vononte reformen zgjedhore.Asnje leshim opozites jashteparlamentare,asnje leshim kerkesave te presidentit politik e perfaqesuesi ideal i opozites rrugore Shqiptare qellimi i te cileve eshte vetem frenimi apo vonimi i reformes zgjedhore e asaj ne drejtesi.Cdo kompromis do ta demtonte maxhorancen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje