Ministri Sandër Lleshaj ka folur për mundësinë që presidenti Ilir Meta të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet.
Ai është shprehur se nuk beson që “Presidenti të kërkojë të “degradohet” dhe të bëhet ministër i Brendshëm kur ka qenë kreu i shtetit”.
Ndërkohë për sa i përket qëndrimit të tij në detyrë, ai ka thënë se do të jetë ministër i Brendshëm për sa kohë është në vullnetin e tij.
“Për sa kohë është në vullnetim tim dhe treguesit në terren nuk më bindin për diçka tjetër. Nuk shoh asnjë lloj motivi për ta konsideruar këtë çështje”, tha Lleshaj.
Ai ka folur edhe ë lidhje me akuzat për makinën tip “BMW”, për të cilën është aluduar se është blerë 150 mijë euro, duke u shprehur se do të padisë të gjithë ata që kanë shpifur.
“Makina nuk është e imja, është e ministrisë. Unë makinë timen kam një Honda dhe po ta krahasosh me makinat e këtyre të SHQUP-it ka shumë diferecë.
Do t’i padis rëndë dhe nuk do t’u ndahem derisa të paguajnë për ato që shpifën. Unë jam krenar se kam blerë një mjet me gjysmën e çmimit”, u shpreh ministri.
Jo po ta dish qe eshte 150k € se neser i ulet cmimi si makina e kryeministrit naqedonas per 5000€.Se dhokojme rrushin rrushin per te vjedhur jo per ligjet.Do te shohim si do te dale kjo makine
Tingellojne si Ondra ne Pillin e mones ??????