FOTOT/ Donald Trump dhe Melanie pozitivë me Covid-19: U infektuan nga këshilltarja e presidentit

2 Tetor 2020, 08:19Politika TEMA
FOTOT/ Donald Trump dhe Melanie pozitivë me Covid-19: U infektuan nga

Donald Trump me te shoqen Melania

Presidenti amerikan, Donald Trump ka rezultuar pozitiv me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij.

Një muaj para zgjedhjeve presidenciale Trump duhet të karantinohet dhe të luftojë me COVID-19, teksa mësohet se është infektuar pikërisht nga këshilltarja e tij, Hope Hicks.

Bashkë me bashkëshorten ata do e kalojnë në karantinë COVID-19 teksa ka dhënë mesazhin se ”Do e kalojmë këtë së bashku”.

”Këtë mbrëme, Melanie dhe unë testuam pozitivisht për COVID-19. Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe shërimit menjëherë. Do ta kalojmë këtë BASHKË!”- tha Trump.

Komentet e presidentit Trump vijnë pasi ai konfirmoi se Hope Hicks, një nga ndihmëset e tij më të afërta, kishte rezultuar pozitive të enjten.

Zonja Hicks kishte filluar të kishte simptoma të lehta gjatë udhëtimit me avion nga një tubim në Minesota në Uashington të mërkurën në mbrëmje, sipas një zyrtari të administratës, i cili foli në kushte anonimiteti për të diskutuar informacione private shëndetësore.

Ajo u izolua nga personat e tjerë në avion dhe diagnoza e saj u konfirmua të enjten.

Në një deklaratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se “Presidenti e merr shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të gjithë atyre që punojnë në mbështetje të tij dhe popullit Amerikan”.

“Zyra e Operacioneve e Shtëpisë së Bardhë bashkëpunon me Mjekun e Presidentit dhe Zyrën Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë për t’u siguruar që të gjitha planet dhe procedurat ndjekin udhëzimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe praktikat më të mira për kufizimin e ekspozimit ndaj COVID-19 në masën më të madhe të mundshme si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe kur Presidenti udhëton”, tha zoti Deere.

Hope Hicks kishte udhëtuar disa here me presidentin këtë javë, përfshirë me helikopterin presidencial, për një tubim në Minesota të mërkurën dhe në avionin presidencial për në debatin e parë presidencial të së martës.

Hicks, një nga ndihmësit më të besuara të presidentit, më parë ka shërbyer si drejtore e komunikacioneve në Shtëpinë e Bardhë dhe u rikthye në administratë këtë vit përpara zgjedhjeve. Bloomberg News ishte media e pare që njoftoi e para se ajo kishte rezultuar pozitive.

Disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë kanë rezultuar pozitivë për virusin, përfshirë sekretaren e shtypit të nënpresidentit Mike Pence, Katie Miller, këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe një nga asistentët personalë të presidentit.

Pas rasteve të para pozitive pranë presidentit, Shtëpia e Bardhë vendosi një regjim për testim të përditshëm për ndihmësit e lartë të presidentit. Të tjerët që do të jenë pranë presidentit dhe nënpresidentit, përfshirë gazetarët, testohen gjithashtu çdo ditë.

2 komente në “FOTOT/ Donald Trump dhe Melanie pozitivë me Covid-19: U infektuan nga këshilltarja e presidentit”

  1. Adi philly says:

    O donald o bob u sherofsh daku dhe fitofsh kunder atij kerrmes bidesë qe po vdes ne kemb
    Trump forever, MAGA, build that wall

    1. Xheliku says:

      O karuc nga philly satom. Kur bota ulerinte per coronen ky debili qe i ben tifo ti mir jatundar sumqire, talkej me shkencetaret. Tani uroj ai dhe gjithe jurvat si ty qe votojne per ate si puna jote, te ngordhin.
      Vdekje e trumpets.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje