Kabineti i qeverisë së Kosovës niset drejt Shqipërisë me autobus, sot në Tiranë mbledhja e përbashkët

2 Tetor 2020, 09:45Politika TEMA

Kabineti i qeverisë së Kosovës është nisur drejt Shqipërisë, për takimin e dy qeverive në Tiranë.

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, publikon një foto në ‘Facebook’, ku shihet bashkë me kabinetin duke udhëtuar me autobus drejt kryeqytetit shqiptar.

“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri.

Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. #Bashkë”, shkruan Hoti.

1 komente në “Kabineti i qeverisë së Kosovës niset drejt Shqipërisë me autobus, sot në Tiranë mbledhja e përbashkët”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje