Fatos Klosi: Pse Azemin nuk e nxirrja dot unë nga selia e PD-së

3 Tetor 2020, 10:33Dossier TEMA

Ish-shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, reagon rreth akuzës që i bëri Sali Berisha disa ditë më parë, se ishte ai që e nxori në pritën vdekjeprurëse Azem Hajdarin në 12 shtatorin e 1998-s.

Në këtë intervistë për gazetën Dita, Fatos Klosi shpjegon dhe arsyet pse Berisha e bën këtë mësymje, ndërkohë që shpreh dëshirën të përballet me ish-Presidentin në gjyqin që do të rihapet për çështjen Hajdari.

– Zoti Klosi, besoj se jeni shqetësuar ditët e fundit nga akuza e drejtpërdrejtë që ju ka bërë Sali Berisha se jeni ju që që e keni nxjerrë në pritë Azem Hajdarin. Si qëndron e vërteta për një krim që vazhdon të ngjallë debate edhe pas 22 vjetësh?

– Jo nuk jam shqetësuar fare, se tani më është regjur lëkura nga akuzat pafund të bëra nga Saliu, që ditën që fillova punën në KQZ, në prill të vitit 1997. Sidoqoftë, për respektin që kam për gazetën tuaj, po ju them: Azemin nuk e nxirrja dot unë nga Selia e PD-së, se atje këndonte vetëm një gjel, dhe ai ishte  vetë Saliu.

Ndoshta, në gjyqin e kësaj radhe do marrim vesh ndonjë gjë më shumë për këtë “nxjerrje” meqë, si në çdo gjyq, besoj që deklarimet do të jenë nën betim gjyqësor. Berisha gjer më tani nuk ka bërë asnjë deklarim të tillë, megjithëse është ftuar disa herë nga Gjykata e parë.

E vërteta, në vija të përgjithshme, ka dalë në procesin e parë gjyqësor, por shpresojmë që të pathënat e atij procesi, të dalin në procesin që pritet.

– Pavarësisht argumenteve që ju jepni, si ish-shef i SHIK-ut të asaj kohe, a nuk ju mundon ndonjë mëkat, ndonjë hallkë apo çështje për një nga ngjarjet më të mëdha të shekullit, sikurse është konsideruar vrasja e Azem Hajdarit?

– Jo nuk më mundon. Shërbimi ka bërë detyrën që i lejonin rrethanat e kohës, e ka trajtuar këtë problem dhe ka informuar për gjithçka dinte Policinë e Shtetit dhe nëpërmjet saj dhe vetë të ndjerin, aq sa, ai, në një emision televiziv, rrotull një javë para atentatit, e ka falënderuar Shërbimin për interesimin e tij.

– Me siguri ju do të jeni pjesë e këtij procesi. A ndiheni i sikletosur nga një proces i tillë? Sidomos po të përballeni me Sali Berishën?

– Unë nuk ndihem fare i sikletosur, pasi Shërbimi gjithçka që dinte për përgatitjen dhe realizimin e ngjarjes i ka deklaruar nëpërmjet dokumenteve zyrtare në organet kompetente.

Për sa thoni për përballjen me Saliun, do ta dëshiroja shumë një përballje të tillë. Kam patur një rast për një gjë të tillë, gjatë Procesit të Hetimit Parlamentar për Shërbimin, në vitin 2002. Por në atë proces, në kundërshtim me të gjitha rregullat e Procedurës, Saliu iu tremb përballjes me mua, që isha i akuzuari konkret, dhe kërkoi me ngulm që unë të dilja nga salla ku zhvillohej procesi, dhe, për çudinë time, komisioni iu bind, dhe unë e humba rastin të përballesha me të. Si gjithmonë, në monologun treorësh të asaj seance, tha vetëm gënjeshtra 24 karatshe, që unë do t’ia rrëzoja me fakte.

– Le të bëjmë një hamendësim: Do rihapet dosja Hajdari. A jeni ju i bindur se vrasja e tij është shfrytëzuar vazhdimisht si një kauzë politike gjatë gjithë këtyre viteve?

– Kjo pyetje nuk pret përgjigje nga unë, përgjigjen e saj e dinë prej kohësh të gjithë shqiptarët, të majtë e të djathtë, këtë ata e kanë ndjerë në gjithë propagandën dhe demonstrimet terroriste të PD në ato vite. Boll të kujtojmë se dy javë pas ngjarjes, dha dorëheqjen Kryeministri socialist i kohës, Z. Fatos Nano.

– A mund të shërbejë apo të shfrytëzohet kjo çështje si një motivim  për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri nga opozita?

– Nuk dua ta besoj. Në këtë situatë Saliut i duhet të mbrohet dhe nuk e ka mendjen tek zgjedhjet, nuk është më ai që e ka përgjegjësinë për to. Zgjedhësit kanë shqetësime më të rëndësishme se ky proces. Por procesi mbetet interesant për të gjithë ata shqiptarë që e njohin mirë Saliun dhe të bëmat e tij dhe presin nga organet e reja të drejtësinë, të bëjnë drejtësi mbi aktivitetin e gjatë djallëzor të këtij njeriu.

15 komente në “Fatos Klosi: Pse Azemin nuk e nxirrja dot unë nga selia e PD-së”

  1. shoku zenit dhe argites says:

    kete here besoj se do ta shkerdhejme kete kufome
    qe per 30 vjete solli vetem anarki
    Sali berisha 1500 vjet burg

  2. Ali Pasha says:

    Kete here do ti rruani bolet Berishes ashtu si gjithemone…
    Gjygji nuk behet per Berishen more kaqol injorant, gjyqiiiii ty more kaqol behet per te nxjerre ca vrases nga burgu qe ndoshta duan qe ti eleminojne njeri pas tjetrit sepse po hanë paret e shqiptarve aty brenda…
    Hajkarin e vranë krejt keta s’bashku per interesat e tyre…
    Haklajt ishin budallenje, shkaterruan veten e tyre, shkaterruan historine e tyre, u perdoren dhe ne fund u eleminuan. Vendosen veten ne anen e gabuar te historise. Hajkari u be deshmore dhe ju ngrit busti ne B Curri kurse ato perfunduan vrases, dikush ne varr e dikush ne Suedi. Gjynah kuptohet por ate qe do kerkosh do te marresh. Tamahi ti merr mendtë.
    Kurse Klosi eshte stermbullari i te gjitha atyre vrasjve, kufomave dhe shkaterrimeve. Fatos Klosi eshte kryekriminel. Kete duhet ta kishin vrare Haklajt dhe jo Azem Hajkarin por ja qe ato gjykuan keq, fati nuk ishte me ta, zoti ti merr mend nganjehere dhe te nis ne rrugen e gabuar.

    1. Ilir says:

      Kurse ti paske mare rrugen e… mutit(thote populli). Asnje blete ne koshere.

      1. Kalec Dega Dr.Prof says:

        ALIU po jep mendim kurse ti vec po vjell
        =
        qe ta kuptojne militantet dhe ish anetaret e PPSH , qe Saliu ishte edhe ai anetar, gjyqi eshte per te nxjerre te pafajshem Maloqin e Saliut Izet dhe nuk eshte per fajsesi te Saliut etj…

    2. Mali says:

      Cfare njethundraku? Po Ti ka hanger trute gomari! Mos kujto tjeret si vehtja, KA 30 vite qe shkatrroi grabititi e vrau shqiptare,, pordhosi demokracine shkatrroi te ardhmen demokratike,, Duke u shperlare trute te paditurve,,, hajduteve e krimineleve

    3. Mit Solol says:

      O ali kari…dhe zeni te ishte nuk do e mbronte BASTARDIN ne lete menyre…f.y.

  3. Daja says:

    Berisha nuk di ca flet i ka goja fare. Habitem keto qe ju shkerdhen vasiliqin. Keto Ali pasha qe ngjajne me esatin shkojne pas sali idiotit vrases por edhe budall qe la familjen qe ska pulic tja mor persiper dhe sali lusha dhe sait dallapi gamor korce i bleu kalu eri. Po kur te permendesh mulosmanet haklaj kujdes o pasha qe nuk i ngjan Ali pashait po vasiliqiqiet nga shqipot.

  4. Tironsi shejton budalla says:

    Tafmaja e madhe te le pa gjo.

  5. Ali Pasha says:

    Daja i tredhun dhe halla me koqe…
    Mjeran…kush te tha qe jam pas Saliut, une thash atë qe do ti bejne ore tru shperlare. Saliu kufomë eshte apo doni ta beni deshmorë.
    Sa per Esadin…e ku e din ti i mjeri historine…
    Sa per Haklajt dhe Mulosmanet…me duket se te dalkan prap ne enderr hahah qenke ne hall, shko tek psikollogu…

  6. John says:

    Saliu mbeti si peshku pa uje po edi do e mbroje vasiliqine se edi takoi arminen ne surrel dhe armina nuk eshte me pa brek se ja la dhurate edit.

  7. Mali says:

    Cfare njethundraku? Po Ti ka hanger trute gomari! Mos kujto tjeret si vehtja, KA 30 vite qe shkatrroi grabititi e vrau shqiptare,, pordhosi demokracine shkatrroi te ardhmen demokratike,, Duke u shperlare trute te paditurve,,, hajduteve e krimineleve

  8. Mit Solol says:

    O ali kari…dhe zeni te ishte nuk do e mbronte BASTARDIN ne lete menyre…f.y.

  9. XXXL says:

    Salihu nuk u dënu për sjellëje të vendit dhe popullit në kolaps katastrofal ku pēr pasojë u vranë mijēra qytetarë e ti hyjë gjemë për inskenim të nji vrasëje kjo është e pa mundur se janë shpirtërat e shitur te klanet e drogës që e ringjallën dhe ende e mbajnë të gjallë

  10. Sotiri says:

    Ali Pasha dhe Dr kaleci jane me Idotat e e ketyre shkrimeve
    Mos u merni me keta qe nuk kane asnje llogjik dhe koken e kane bosh pa asnje brazde mendesore
    Ata jane si kalamajt e kopeshtit ose si kalamajte e lagjeve qe dilnindhe lypnin nje kafshate buke nga femijet e tjere,dhe po mos tu jepnin keta femij ata nuk beheshi shoke me keta femij dhe u thoshin lloj lloj epitetesh emerore
    Prandaj eshte e kote qe te meresh me keta (rugacher injorant )qe shoqeria i ka bere dalje

  11. ekonomiksi says:

    mire me mire se keni vite qe flisni ..po kur do e nxirrni ne gjyq kete belane e madhe…o drejtesia shqiptare me sqaroni dicka..kemi nje person..qe e dime ku banon ..me ca merret..me ca eshte marre dhe krimet e zullumet qe ka bere..quhet SALI BERISHA.kaq e veshtire qeka me e thirr ne gjykate ose per ti vene mase arresti..apo keni frike se qytetari dixhital do beje revolucion..ore nuk cohet me per kete po ta arrestoni hiqeni mendjen..ky lef tani se HAKLAJT u shuan te gjithe..se po te ishin gjalle HAKLAJT do e shfshit nqs kaposhi do kapardisej keshtu.tani ky o i qete se vret mendjen.HAKLAJT dikush siper thote qe u rreshtuan nga ana e gabuar e historise.kuptohet nuk ishin engjej ..kishin fajet e tyre ..por habia eshte qe nuk i vrau hasmi i radhes..POR FORZAT SPECIALE..SE SALIU sishte budalla e njihte zakonet kanunore…u bo TROPOJA si me qene CIKAGO e viteve 30.por HAKLAJT sishin AL KAPONE..AZEMI ndoshta iku per dhjame qeni..PLUMBAT ishin per SALEN…po ky nxorri AZEMIN..dhe jam shume i sigurte qe ka pare gjithshka nga zyra e tij e PD ne kat te dyte.prandaj ky di shume gjona..dhe duhet thirrur me force ne gjykate.PO KA HIJE TE RENDE MALOKU..DHE KETA AVOKATUCET KUJTOJNE SE KANE ENVER HOXHEN PERPARA.GJYQ NDERKOMBETAR NE HAGE I DUHET BERE KETIJ MALOKU..PER KRIME KUNDER NJEREZIMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje