FOTOT: Pandemia i goditi rëndë, dërgohen për skrap 5 anije kroçere super luksoze

3 Tetor 2020, 09:59Lifestyle TEMA
FOTOT: Pandemia i goditi rëndë, dërgohen për skrap 5 anije

Disa anije kroçiere nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara janë dërguar për t’u çmontuar për skrap në një port turk pasi industria disa milionë dollarëshe u dëmtuar rëndë nga kriza e koronavirusit.

Varreza e anijeve turistike që ndodhet në portin në Aliaga, një qytet rreth 40 km në veri të Izmirit rifilloi vrullshëm punën ndërsa punëtorët e skrapit zhveshën muret, dritaret dhe kangjellat nga pesë anije.

Anijet kroçierë ishin shtëpia e disa prej vatrave të hershme të COVID-19 në kohën kur pandemia u përhap globalisht në fillim të këtij viti.

Në mars, autoritetet amerikane lëshuan një urdhër që ndalonte lundrimin për të gjitha anijet kroçierë që mbeten në vend madje dhe Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar këshilla specifike kundër udhëtimit me anije.

Një nga pesë anijet e dërguara për çmontim është Carnival Fantasy e operuar nga  gjigandi amerikan “Carnival Cruise Line”. Anija bëri udhëtimin e saj të parë në 1990 dhe ishte rinovuar vitin e kaluar.

2 komente në “FOTOT: Pandemia i goditi rëndë, dërgohen për skrap 5 anije kroçere super luksoze”

  1. Ilir says:

    Keta cojne per skrap anije te 1990-s. Shqiptaret udhetojne akoma me…. Mund ta dezinfektonin te pakten njeren, dhe te bente linjat e Italise.

    1. Imir says:

      Sna duhen anije, ne itali ikim dhe me komerdare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje