Të ndëshkosh një kryepolic pse s'justifikon dot paratë e emigracionit, kur narkotrafikantët bëhen "biznesmenë", është një krim i pafalshëm

3 Tetor 2020, 20:13Blog TEMA

Nga Carlo Bollino

Lexoj në mediat sociale postimet e shume gazetarëve shqiptarë, të skandalizuar me vendimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit që dje (2 tetor) shkarkoi nga detyra Drejtorin e SHCBA rajonale Fier-Berat, Arben Frashëri. Nuk e kam njohur personalisht Arben Frashërin, por njoh personalisht kolegët që po e mbrojnë dhe duke besuar në integritetin e shumë prej tyre si Ferdinand Dervishi, Elton Qyno apo Trasgim Sokolaj kam arsye të besoj se edhe Arben Frashëri është një njeri i mirë dhe polic të ndershëm.

Një nga këta gazetarë dëshmon: ”Arben Frashëri njihet si “Komisari i hekurt” që vuri rendin në Berat, Tropojë e në disa qytete të tjera problematike të vendit bashkë me Dëshmorin e Atdheut Gani Malushi. Vettingu e hodhi ne rruge pa meshire edhe pse per te pakten 20 vitet e fundit, u perball me krimin ne te gjitha frontet, drejtoi policine ne qytetet me problematike dhe hetoi disa nga dosjet me te rendesishme te Prokurorise se krimeve te renda dhe Prokurorise se pergjithshme. Beni ishte i heshtur edhe atehere kur merrte kercenime per shkak te detyres. Beni ishte nje njeri i ndershem dhe profesionist qe mesa duket shkoi para vettingut pa miq e aleanca nga pas”.

Nga bandat e Beratit në ato të Tropojës, nga Gërdeci te 21 janari: të hetosh krimin e organizuar dhe krimin politik e kishte bërë me shumë armiq. Hakmarrja e tyre e ka goditur sot? Apo vetëm paaftësia e burokratëve për të njohur një njeri përtej letrave?

Kur lexon akuzat, duket që Arben Frashëri nuk ka mundur të justifikojë origjinën e rreth 2 milionë lekë të reja, shumë që kishte mbledhur para 20 viteve kur ishte emigrant në Greqi. Me ato para Arben Frashëri kishte blerë apartamentin prej 56 metra katrorë ku banon me familjen.

Nëse vërtetë vetëm në bazë të këtij “mëkati” u ndërpre me nam të zi karriera e gjatë e një polici, jo vetëm do të thotë që deri më sot Arben Frashëri ka luftuar me bandat pa pranuar prej tyre asnjë kompromis (edhe vetëm kaq do të mjaftonte ta quanim hero), por do të thotë, mbi të gjitha, se ky sistem vetingu nuk funksionon.

Në vendin e narkotrafikantëve që me miliona euro të fituara nga tregtia e drogës jo vetëm nuk dënohen, por bëjnë edhe karriera ndërtuesi, sipërmarrësi, biznesmene dhe nëse duan edhe politikani, të dënosh një polic për 15 mijë euro të fituara me punën e emigrantit 20 vite më parë, është një krim i pafalshëm. Nëse ka prova të tjera, duhet të tregohen. Përndryshe duhet tërhequr akuza dhe duhet kërkuar falje.

Vetingu duhet të shërbejë për pastrimin e radhëve të policisë nga bashkëpunëtorët e vërtetë të kriminelëve. Nëse nuk është në gjëndje të kryejë këtë operacion pastrimi në mënyrë transparente, efikase e mbi të gjitha të drejtë, më mirë të mos bëhet aspak. Eshtë më mirë të lihen në shërbim dhjetëra policë të korruptuar dhe ti besohet drejtësisë detyra e identifikimit dhe arrestimit të tyre, sesa të dënohet në mënyrë të padrejtë qoftë edhe vëtëm një polic të ndershëm.

26 komente në “Të ndëshkosh një kryepolic pse s’justifikon dot paratë e emigracionit, kur narkotrafikantët bëhen “biznesmenë”, është një krim i pafalshëm”

    1. K says:

      Njerëzit e ndershëm që pengojnë korrupsionin drogën dhe metën , eleminohen “me dekret”.

  1. Deda says:

    O karlo ti je në rregull se mendon si italian po këtu është o sa mirë me qenë shqiptarë byth përjasht e kok pa larë

    1. Trump says:

      Mire e ke kapur problemin o Carlo… keshtu pra rrisni vleren e medias e tuajen…

  2. Meri says:

    Nuk di nëse bëhet fjalë për Arben Frashërin, atë djalin e mrekullueshëm që në fund të viteve ‘80 e fillim të viteve ‘90 ka punuar në Kombinatin e Poliçanit, por nëse bëhet fjalë për të, Gjeneral Sandër Lleshi dhe vetë Kryeministri duhet të mbikalojnë Komisionin e Vetingut dhe të venë në vend dinjitetin dhe karierën e një njeriu të mrekullueshëm, punëtor e të ndershëm, të zgjuar dhe të vendosur.
    Çdo gjë do të besoja, por jo rrupsionin e Arben Frashërit.
    Gjeneral Lleshi, mos digj një degë të njomë bashkë me shkarpat, trego dinjitetin, guximin dhe ndershmërinë e ushtarakut.

    1. nik says:

      Pikerisht ai eshte, Arben Frasheri qe ka jetuar ne Polican.

    2. Ilirjan says:

      Pervec te tjerave qe u thane, vlera e nje appartamenti sot, nuk eshte e njejte me ate te para 20 viteve. Te gjithe kemi pu uar ne te zeze per vite. Vete ekonomia Shqiptare, gjithe jeta, mbijetesa e Shqiperise per vite te tera ka qene ne dore te punes sone te zeze jashte vendit. Nuk mund te punoje ne te bardhe pa dokumente, nuk mund te kishe dokumente jo sepse s’doje, por politikat e te tjereve vetem I pesonim mbi kurriz. Kuptojini tani ata shqiptare qe per te mbi jetuar pranuan shume kompromise, nderruan emra professione, fe, atdhe e cdo gje per buken e femijeve e prinderve pa pensione ne Shqiperi.Ku ishte dora e ketij shteti Shqiptar per te na ndihmuar, lehtesuar sadopak atehere?? Nuk varej nga ne pra, thjesht benim cdo pune qe na dilte, per mbijetese, per buken e femijeve dhe familjeve qe kishim lene pas ne Shqiperi, per mbijetese edhe te ketij shteti, qe sot symbyllurazi I harron te gjitha vuajtjet e sakrifica tona. Denimi I ketij djali sot,nga njerez qe sipas meje as e kane idene e emigracionit, eshte denim i te gjitheve ne, eshte mosmirenjohje e shtetit ndaj shtetasve te vet me kurajoze, me te vetesakrifikuar, po po, kjo eshte mosmirenjohje.

      1. ben says:

        Ilirian-komenti juaj eshte i shkelqyer. Fjalet e tua jane fjale te dale nga zemra. Faleminderit per sa keni shkruar dhe ju uroj jete te gjate e te lumtur. Mbase pa dashur keni ngritur nje problem teper te rendesishem, pasi keni zbuluar se Vetingu, tek i cili kemi aq shpresa per pastrimin e politikes dhe institucioneve nga plehrat, nuk po punon si duhet. Fakt eshte se shume gjygjtare apo police e prokurore te korruptuar kane kaluar vetingun pa i hyre ferre ne kembe. Po keshtu, nje polic qe ben shume mire detyren e tij, shkarkohet nga detyra duke i hapur rrugen vendosjes ne vend te tij te nje te korruptuari qe ka kaluar siten e vetingut.

  3. Censura says:

    Cfare e ke kete mendesi te rrezikshne more idiot. Je shqiptarizuat fare e pretendon te na japesh ende mend si italian. Po ke harruar ate parimin e sterlashte italik ku para ligjit duhet te jene te gjithe njesoj. Nese ky funksionar policie nuk ka mundur te tregoje pastertine e tij duhet te largohet.
    Perndryshe per çfare vlen ai dreq vetingu? Njerezit gjykohen me fakte dhe letra e jo nga nami qe kane.
    Afrikani i Madh shpetoi Romen nga Hanibali dhe Senati romak i kerkoi hesap dhe e akuzoi per pervetesim haraçi. E trajtoi njesoj si gjithe te tjeret. Kjo pune para 2200 vjetesh. E ti tani na thua ne te sillemi si shpellare, mos zbatojme ligjin por te behemi me Maliqin.
    Nuk mjafton re jesh i ndershem. Duhet edhe ta tregosh.me fakte qe je i tille.
    Plus qe rregulla e pare e gazetarise eshte konfirmimi. Ku i bazon ti argunentet a tua? Apo me llafe kafeneje. “Une nuk e njof po koleget e mi e mburrin. Po pse, koleget e tu i kane mbajtur pishtarin atij? Edhe ata politikanet e administruesit milaneze, industrialiste e biznesmene per te ndershem e kishin namin deri sa plasi skandali i Duarve te pastra dhe i morem vesh se kush ishin.
    Pastaj siç thuhet dhe ne Ungjill, kush eshte besnik e i ndershem ne gjerat e vogla eshte dhe ne ato te medhate. Kush eshte i pandershem per shumat e vogla mbetet i tille edhe ne ato me te medhate”
    Sepse sic thote ajo moto e famshme jezuite: Djalli struket ke detajet:
    Dhe ti keto gjera i di shune mire, por me nje dashakeqesi te lige i shmang e na shkruan gjepura.
    Shyqyr qe erdhi kjo dite qe dhe shqiptaret te kuptojne se po vjen me ne fund koha te behet ligj, shtet e rend e ti na llomotit me keq se haxhiqamilistet.
    Apo ke hall se nuk te dalin hesapet per vete e po vjen edhe ora jote. Po te pakten merru vesh me Malltezen qe te shani shqiptaret per te njejtin sebep e jo njeri gozhdes e tjetra patkoit. Malltezja jo me larg se dhe ankohej se shqiptaret ne Shqiperi nuk sillen njesoj si jashte shtetit. Po dhe sot Kur komisionet shqiptare sillen nhesoj si ato te jashmet, ja ku hidhesh perpjete ti e ia.prish tabllone gruas. Shiko mire se pale ku flie djalli mes jush te dyve

    1. Kapedani says:

      Censura o IDIOT , kete po thone te gjithe o kar me zile qe nuk ka prova dhe asnje fakt tjeter qe ky eshte i korruptuar.Je debil apo ben vete.Keto 20 vjet qe ai ka qenë ne pushtet nuk i eshte rritur pasuria si atyre te korruptuarve te tjere , Dhalla e kompani. Ky ka blere nje apartament me te ardhurat ne emigracion. Gjeja e pare qe duhet të beje drejtesia eshte te kerkoje nga shteti ku ky ka qenë ne eshte denuar apo jo.Ta kane shpjeguar te gjithe o qorr bibe se kur kemi dale jashte per here te pare punonim ne te zeze se nuk kishim dokumenta.
      Problemi eshte tek ata qe para se te marrin ndonje post nuk kane ndonjë pasuri dhe mbas 2-3 vitesh hop behen me vila, pallate me femijet qe shkollohen jashte shtetit dhe pergjigja qe te Japin kur i pyet : ku i gjete ,te pergjigjen : mi dhuroj babai me vjehrrin pensionist.
      ???

    2. ben says:

      Censura-si mund te vertetosh te ardhurat nga puna e zeze qe behej ne emigracion? Kur kemi shkuar per here te pare ne Itali me anijen Vlora dhe arritem te largoheshim nga stadiumi i Barit, ishim klandestine, pasi urdheri i qeverise Italiane ishte qe te riatdhesoheshin te gjithe ata qe kishin ardhur me ate anije. Sanatoria (legalizimi) qe u be nga italianet me shume se dy vjet me vone i legalizoi ata qe mbeten dhe vetem atehere emigrantet u vendosen ne pune te deklaruara. Gjate ketyre dy vjeteve qe shume prej nesh ishin “ilegale”, ne punuam ne te zeze dhe parate qe fitonim i dergonim ne Shqiperi per te mbajtur familjet tona pa te ardhura. A mund te quhemi ne kriminele se per te ardhurat e atyre viteve nuk kemi mundesi qe ti dokumentojme? Kam bindjen se histori te tilla do degjosh nga te gjithe emigrantet ne vende te tjera si ne Greqi, France, Gjermani apo edhe deri ne Amerike e Kanada.
      Boll na bere moralistin duke akuzuar njerez te pafajshem. Nga ana tjeter, vete qeveria Shqiptare eshte pergjegjese per paaftesine e saj per te mbrojtur interesat e emigranteve shqiptare ne Europe e me gjere. Te lash duart si “Pontius Pilate” duke u justifikuar me Vetingun, nuk eshte zgjedhja e duhur e shtetit karshi disa individeve qe ne ndryshim nga masa, kane mbetur te ndershem ne detyrat e tyre.

    3. Saturnalia says:

      Ik o bole qe s’u lodhe me gjithe kete koment çarçaf, çarçaf pa pike informacioni te vlefshem por vetem folklorizma prej katunari, atehere, nese marrim per baze folklorin tend i pari qe duhet te arrestohet (arrestohet eshte fjala me me vend) eshte shtangisti pri Skrapari, Likja, Presidenti jot, ky morracak nuk justifikon asnjelloj pasurie ne ate folklorin tend nese e krahasojme me kete njeri qe ka shkarkuar vetingu!

      Morracaku, presidenti yt, eshte Asset Trustee, pra qe ka dhe kontrollon me ane te njerezve te tjere (biznesmene, pronare mediash etj) asete te parave te pista qe vijne nga jashte te lloj-lloj njeriu e kerme, qofte i huaj apo shqiptar, pastrim parash nuk do te thote vetem para droge, shume jane para qe nuk kane qene ndonjehere te taksueshme, pra evazion fiskal, dhe, ne kete menyre ai morracaku, Presidenti yt,  ne kete menyre qarkullon edhe parate e tij te pista te nxjerra nga korrupsioni nder vite, pikerisht me ane te Asset Trustee-ve qe ai kontrollon, biznesmene, pronare mediash etj etj, pra vetingu me ate folklorin tend pri injoranti qe ka ardh nga fusha i bie qe morracaku yt pri Skrapari te arrestohet e t’i konfiskohet cdo lloj pasurie, ketu duke marre parasysh edhe konfiskimin dhe hetimin e aseteve te njerezve qe kane sherbyer si Asset Trustee per llogari te morracakut te Skraparit qe jane pasuruar ne kurriz te popullit shqiptar me parate e korrupsionit dhe evazionit fiskal e para qe nuk dihen se nga e kane origjinen!
      Shqiperia o “Censur” ka vite qe tashme eshte bere (dhe njihet ne arenen e ketyre politikave) si “parajsa e evazionit fiskal, pastrimit te parave dhe llogarive offshore”, dhe ly morracaku yt i Skraparit eshte nje nga njerezit qe e ja bere te mundur kete!

  4. Censura says:

    Cfare e ke kete mendesi te rrezikshne more idiot. Je shqiptarizuat fare e pretendon te na japesh ende mend si italian. Po ke harruar ate parimin e sterlashte italik ku para ligjit duhet te jene te gjithe njesoj. Nese ky funksionar policie nuk ka mundur te tregoje pastertine e tij duhet te largohet.
    Perndryshe per çfare vlen ai dreq vetingu? Njerezit gjykohen me fakte dhe letra e jo nga nami qe kane.
    Afrikani i Madh shpetoi Romen nga Hanibali dhe Senati romak i kerkoi hesap dhe e akuzoi per pervetesim haraçi. E trajtoi njesoj si gjithe te tjeret. Kjo pune para 2200 vjetesh. E ti tani na thua ne te sillemi si shpellare, mos zbatojme ligjin por te behemi me Maliqin.
    Nuk mjafton re jesh i ndershem. Duhet edhe ta tregosh.me fakte qe je i tille.
    Plus qe rregulla e pare e gazetarise eshte konfirmimi. Ku i bazon ti argunentet a tua? Apo me llafe kafeneje. “Une nuk e njof po koleget e mi e mburrin. Po pse, koleget e tu i kane mbajtur pishtarin atij? Edhe ata politikanet e administruesit milaneze, industrialiste e biznesmene per te ndershem e kishin namin deri sa plasi skandali i Duarve te pastra dhe i morem vesh se kush ishin.
    Pastaj siç thuhet dhe ne Ungjill, kush eshte besnik e i ndershem ne gjerat e vogla eshte dhe ne ato te medhate. Kush eshte i pandershem per shumat e vogla mbetet i tille edhe ne ato me te medhate”
    Sepse sic thote ajo moto e famshme jezuite: Djalli struket tek detajet.
    Dhe ti keto gjera i di shune mire, por me nje dashakeqesi te lige i shmang e na shkruan gjepura.
    Shyqyr qe erdhi kjo dite qe dhe shqiptaret te kuptojne se po vjen me ne fund koha te behet ligj, shtet e rend e ti na llomotit me keq se haxhiqamilistet.
    Apo ke hall se nuk te dalin hesapet per vete e po vjen edhe ora jote. Po te pakten merru vesh me Malltezen qe te shani shqiptaret per te njejtin sebep e jo njeri gozhdes e tjetra patkoit. Malltezja jo me larg se dhe ankohej se shqiptaret ne Shqiperi nuk sillen njesoj si jashte shtetit. Po dhe sot Kur komisionet shqiptare sillen nhesoj si ato te jashmet, ja ku hidhesh perpjete ti e ia.prish tabllone gruas. Shiko mire se pale ku flie djalli mes jush te dyve

  5. Sofo says:

    Bravo i nderuari Carlo….i ke thene tamam te vertetat !
    Zhgenjime reformash….te drejtet digjen !

  6. Edi. NYC/USA says:

    Vërtetimi për mos justifikimin e 15 mijë euro të rrëzoje një kuadër policie nga ky komision nuk është gjë tjetër vetëm një pa-aftësi dhe paraqitje e dobët profesionale e komisionit në dëshpërim të kërkimit të hiçit që është e njëjtë si me dëshpërimit e të mbyturit që shikon shpëtimin tek gjethja mbi ujë për shpëtimin e tijë.
    Unë merrem mbi 20 vjet në profesionin e hetimeve këtu në New York, dhe po të nxirrja të njëjtën konkluzion të njëjta apo të ngjashme përfundimeve si të këtij komisioni nda meje Administrata Shtetërore do të merrte masa ndëshkimi disiplinore për të vetmin fakt si overzealous për krijimin e krimit artificial aty ku nuk ka e nuk ekziston krimi vëtëm për të vetmin fakt për të justifikuar e treguar që unë bëra punën time si hetues.

    Pyetja që lind në këtë rast është: Do me të vërtetë Administrata Rama zbatimin e sistemit të “DREJTËSISË”?….

  7. durresi says:

    Kete here ia me fut kot plako. “Vetingu” eshte nje sistem me te cilin po mundohemi te sistemojme drejtesine dhe policine. Nese fillojme e bejme perjashtime atehere niknkemi per ria dal lurre..

  8. Laku says:

    NUK I KA SHKUAR MBAS FIJES RAMIUT DHE SANDER LESHITT O KARO BOLININO, KOMISIONI ESHTE VETEM VEGEL E TYRE.PSE BEN SIKUR NUK E KUPTON O ITALIONO?

  9. aleko says:

    Paska kryepolici nje dhome e nje guzhine dhe qenka i korruptuar..hajde drejtesia e re hajde.Po kete gjetet ju qe gjeti nje dhome per te futur koken?.. Merruni me hajdutet e vertet o legena se populli po pret nje drejtesi te ndershme dhe jo drejtesi alla Berisha..Turp per ju o karagjoz!…

  10. sapa says:

    Zoti Bollino !duhet te jeni i kujdesshem ne gjykimin tuaj sidomos kur vjen puna te konstatoni per nje person qe eshte i ndershem si ne kete rast.Fabrika e krimit ne shqiperi prodhon prej trishjete vjetesh te korruptuar dhe shtrohet pyetja : a ekziston ndonje i ndershem qe lufton i vetem krimin?e pamundur ne kete vend!

  11. BARDI says:

    ME QENE SE SHOHIM DHE LEXOJME ,PO NA KRIJOHET PERSHTYPJA QE REFORMAT BEHEN PER TE HEQUR QAFE NJEREZ QE NUK LEJOJNE TE PASUROHEN NE RRUGE TE KONTRALIGJESHME. KRIMINELE APO DHE DEPUTET TE CILET PERFITOJNE NGA KRIMINELET DUKE VEPRUAER TERTHRAZI NE NDIHME TE TYRE.JETA PO NA PROVON QE SI THOTE POPULLI ZGJIDH E ZGJIDHE DHE ME NFUND MLIDHE DHE REFORMAT QE PO BEHEN TERKUZE PO E HUMBIN VLEREN DHE ME SHUME PO KRIJOJNE PERSHTYPJEN SIDOMOS ME VEPRIMET GJYGJSORE QE PO BEHEN PER NJERZIT QE LYEN GISHTIN DHE ATA QE JANE DERI NE FYT PO BEJNE QEF DHE JO REFORME QE KETYRE TE FUNDIT I SHKOJNE TANGENT SHIGJETAT POR CDO DITE E ME SHUME PO PASUROHENDEPUTETET KANE NGA 4 APO 5 SHTEPI APO TOKA E TROJE DHE TE DENOSH PER 56 METRA APARTAMENT NJE DREJTUES SE PO U DUKET PASURI E MADHE KOMISJONERVE TE VETINGUT, QE PO TE ANALIZOSH ATA VETE KUSHEDI SE CFARE U GJENE NE REALITET.NUK THONE KOT QE KULACIN E SHTREMBER E BEJNE TE DREJTET DHE ATA JANE VETEM PENGES NE RRUGEN E KRIMEVE. BARDI

  12. Jovani says:

    E njoh Arbenin personalisht dhe kam punuar me te. Si une, besoj se e njohin dhe shume te tjere qe kane punuar me te. E di qe ka punuar ne emigracion, pasi dhe njehere tjetër ne fillim te viteve 90 e kapi reforma ne polici. Per mua është nga oficerët me te mire qe ka pasur ndonjëherë policia shqiptare, pasi përveç ishte shume i afte profesionalisht e me integritet, ishte nga te paktet oficere policie qe dinte te bente letrat tamam, dmth dosjen penale. Nje nga gjërat per te cilat vuan me shume policia shqiptare, eshte se policet nuk dine te bejne letrat, madje shume prej tyre nuk shkruajne korrekt as shqip.
    Nuk i heq asnje presje shkrimit te Bollinos dhe e falenderoj per te vertetat qe shkruan per Benin.

    Nese vetingu shkarkoi Benin, hodhi dhe nje pikepyetje mbi veten e tij dhe vendimet e tjera qe ka marre e do marre.
    Sa per shkakun e shkarkimit, te cilin nuk e di se nuk kam lexuar vendimin, por po marr te mireqene cka shkruan Bollino, eshte absurd pasi korrupsion nuk behet me kaq leke. Po te kishte bere korrupsion, ndoshta Beni do kishte ndonje apartament gjigand, makinë te shtrenjte e prona, qe me sa di Beni nuk i ka. Mjafton te shqyrtosh stilin e jetesës se dikujt dhe e kupton, se shqiptarët zakonisht u pëlqen te mburren. Me vjen me te vertete shume keq per vendimin absurd, dhe shpresoj qe nderi i tij te vihet ne vend e mos e hedhin ne rruge sic e kane hedhur dhe here tjeter.

  13. Olimpia says:

    Ne se kjo qe shkruan Carlo eshte e sakte, do te thote se segmentet e Berishes dhe Metes vazhdoje te godsin shtetin ne shberbim te bandave dhe antishtetit. Megjithate polici nuk duhet te dekurajohet…. Ta coje ceshtjen ne gjykate. Jam i bindur qe nje gjykates serioz dhe i ndershem do te analizoje ceshtjen me drejtesi dhe do te zbuloje te vertete mbi bazen e fakteve dhe rrethanave.

  14. Ujku Plak says:

    Nqs Beni eshte ashtu si e pershkruajne ata qe e njohin ,ky raste dhe me shume si fenomene tregoine qe Shqiperiperia nuk behet. Ke P Policie qe kane Makina te shtrejta. Vila dhe Apartamente te medhenje. Aksionere ne Biznese qe te gjitha keto i kane fituar direkt ose indirekt nga bota e krimit dhe askush nuk ndihet. Ke antarin e grupit te famshem Ciftelia Drejtues te larte ne Polici dhe asnje nuk thot gje. Nqs te gjithe Punonjesi e Policise . Pilitikanet dhe ata qe kane punuar ne Sistemun e Drejtesise te kishin bere korruosione sa te blenin nje Apartamente 1+1 , Sote Shqiperia do te ishte nje nder vendet me te Pasur dhe me te Bukur ne Bote.

  15. Tori says:

    E ka mire Olimpia , fajin e ka Berisha .Edhe mbas 50 vjetesh pushtet te Rames faji do te jete gjithmone i Berishes.Kjo metode eshte ajka e politikes.

  16. qytetari says:

    Eshte me shume se vend MUTI,Bolino,gjithmone vazhdon ti vrase dhe dhe ti haje heronjte e vete,duke filluar nga Gjergj Kastriot,humaniste boterore si Nene Tereza, dhe heronj te koheve te fundit si Frasheri.
    Mbi 90% ketu ndjehen mire ne batakun oriental,te injorances, dembelizmit,shpifjes, servilizmit,hajduterise etj.
    Keshtu qe i vetem zot, qe mund te na shpetoje e presim pa fund te vije nga Perendimi dhe te na flasi shqipen fshace,te vetmen gjuhe qe kuptojme dhe qe i ve gjerat ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje