Nga Alfred Peza
Po bëhet çdo ditë dhe më e qartë, se në zgjedhjet e 25 prillit 2021, shqiptarët janë përballë dy alternativave të mëdha. Dy mundësive dhe dy zgjedhjeve politike dhe elektorale: Ose Edi Rama do të qeverisë për të tretin mandat me radhë, si Kryeministër. Ose do të rikthehet në pushtet për herë të tretë në këto tri dekada, Sali Berisha.
Kushdo që po i ndjek me sadopak vëmendje zhvillimet e kohëve të fundit, e ka gjithnjë e më të qartë, se gara nuk është mes Kryetarit të PS dhe Kryetarit të PD. Gara nuk është mes Edi Ramës e Lulzim Bashës, siç do duhej të ishte normalisht. Por është mes Kryetarit të mazhorancës dhe ish Kryetarit të opozitës. Mes një lideri politik që ka marë mbi supe të gjitha përgjegjësitë e forcës që drejton dhe dikujt që ia ka ngarkuar këtë barrë prej 8 vjetësh, dikujt tjetër!
Partia Socialiste e ka shpallur objektivin e saj elektoral, duke qenë e vetëdijshme jo vetëm për punët që ka bërë dhe sfidat e tjera që ka përpara deri në 2025, por edhe përkundër një “rregulli” të pashkruar. Një “norme” sipas së cilës, në 24 vitet e fundit, 8 vjet në pushtet qëndroi PS, 8 të tjera PD dhe tani sërisht për 8 vjet me radhë, socialistët.
Ky rrotacion ciklik pushtetesh pas çdo dy mandatesh rradhazi, e përputhur edhe me lidershipin politik prej gjumashi të Lulzim Bashës, ka bërë që opozitarët e sotëm ta marin këtë si aksiomë. Si një të drejtë natyrore. Si diçka që do të ndodhë vetëvetiu. Si një pohim në vërtetësinë e të cilit nuk dyshohet. Por demokracia nuk është një shkencë ekzatke. Nuk është matematikë. Por garë votash.
Rrotacioni i pushtetit çdo 4 apo 8 vjet, është mundësi, apo një propablitet. Por kaq. PS është e vetëdijshme se këtë radhë synon të thyejë një rregull të pashkruar, për të arritur një cak të ri politik dhe elektoral që nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 30 vitet e pluralizmit. Sepse asnjë parti nuk ia ka dalë që të fitojë 3 mandate qeverisëse rresht. Ndaj mazhoranca po punon shumë fort për ta merituar këtë.
Historia e botës demokratike ka njohur shumë shembuj kur një Kryeministër, Kancelar apo President ka qëndruar në pushtet më shumë se dy mandate radhazi. Madje edhe më shumë se 3 mandate qeverisëse rresht: Nga Rusvelt në SHBA, tek Adenauer, Kohl dhe Merkel në Gjermani. Nga Trudeau në Kanada, apo Theçer e Toni Bler në Britani. Po nuk ka ndodhur deri më sot, që ndonjëri prej tyre të kthehet e rikthehet për herë të dytë a të tretë në pushtet, pasi ka humbur njëherë zgjedhjet për të qëndruar në opozitë!
Kurrë bota demokratike nuk ka njohur një fenomen elektoral si ky që po hedh shtat tani në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të pranverës së ardhshme në Shqipëri. Asnjëherë nuk ka ndodhur në ish Europën Lindore Komuniste, që lideri i partisë së parë antikomuniste të jetë ende aktiv jetën politike të vendit të tij, edhe pas tri dekadash nga rrëzimi i Murit të Berlinit. Bashkë me përfundimin e tranzicionit, të gjithë liderët e partive të para të pluralzimit, dolën nga skena e madhe për të hyrë në histori.
Sali Berisha jo vetëm nuk ka ikur, ndryshe nga sa deklaroi pasi ra nga pushtetit më 2013, apo ndryshe nga sa veproi ish Kryetari i PS Fatos Nano, kur humbi zgjedhjet më 2005. Por vazhdon ende, jo vetë të jetë aktiv në politikë, por edhe lideri “de facto” i opozitës aktuale. Këtë radhë, madje po jep prova se do të jetë protagonist i dorës së parë, në zhvillimet aktuale dhe ato të pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Në këtë kushte, gara elektorale e kësaj radhe, ka marë një rrjedhë të re, krejt të papritur. Në garë për zgjedhjet e 10-ta pluraliste, janë përballë Kryeministri Edi Rama që kërkon të fitojë një mandat të tretë radhazi qeverisës dhe Sali Berisha që kërkon të rikthehet për herë të tre brenda 30 vjetësh, në pushtet.
Sali Berisha ka qeverisur herën e parë, nga 1992 deri më 1997. Për tu rikthyer sërisht në pushtet në vitet 2005 deri më 2013. Duke synuar që ti qeverisë sërisht shqiptarët, nëse i përmbahemi rregullit të pashkruar të dy mandateve, deri në vitin 2029.
A do e ndjekin edhe shqiptarët “rregullin” e botës demokratike, për ti dhënë Partisë Socialiste, mandatin e tretë qeverisës radhazi? Apo do të vendosin një rekord të ri, të pandodhur e të pangjashëm kurrë më parë, për ta rikthyer Sali Berishën për herë të tretë në pushtet? Kjo është sfida!
Pirdh pirdh se lirohesh. Bëji fresk kryetarit tënd se në mandatin tjetër do e shpallë zyrtarisht të falimentuar shtetin shqiptar e do u marrë shqiptarëve kursimet nga bankat. Mbaje mend diçka që t’a them si emigrant që i njoh kulisat e BE. Shqipëria KURRE nuk do hyjë në BE e madje do vijë duke ju larguar asaj. Ramën e duan në pushtet për interesa të tyre diplomatët e BE, jo se po u vjen keq për shqiptarët që t’i afrohen BE. Shiko si veprojnë, jo çfarë thonë. Shqipëria duhet të kishte hapur tashmë kapitujt për negociatat pas kaq shumë vitesh, por në të vërtetë jo vetem qe ato u zvarriten, jo vetëm që u shtuan kushtet , por madje rrezikoi ti rikthehen vizat!! Gjithë ajo punë që bëri Majlinda Bregu me liberalizimin e vizave e MSA (që për hir të së vërtetës gëzonte respekt në rrafshin diplomatik) për pak sa nuk u shkelmua. KrM jonë në vend që të mbante në krye të Ministrisë së Jashtme një person që kishte jo vetëm njohuri por edhe reputacion si Ditmir Bushati , shkoi e vuri një person pa palcë kurrizore që na bën gaz të botës . Këtu do jemi për çfarë them.
Postojeni
E si fitohet mandati i tretê kur për dy mandate tallesh dhe injoron elektoratin qê tê beson e tê voton ! Sali berishên e risjell nê pushtet keq qeverisja juaj dhe jo vota popullore !
aman mor gazetar kushdo te kthehet vetem ED DRAMA te zhduket njehere e pergjithmone, edhe ENVERI te ngrihet nga varri populli besoj se do ta votoj , vetem ky te qerohet se e ka bere vendin dhe njerzit te ikin dhe te marrin arratin , jane bere Shqiptaret si cifutet neper shkretetire , po lene vendin dhe familjet, nuk kane buke te hane , po therasin o ENVER NGRIHU NGA VARRI se e keqja spaska fund me kete shallvarezhiun e anadollit burazerin e erdoganit, aman kur do iki ky mafioz nga qeveria se bashku me karagjozet qe e mbeshtesin me spirokalin , velian e neveritshem deri ne palce dhe ballen me shoket
Edhe unë Alfred pyes!
A do kthehet përsëri Ylli Ndroqi fortë me Mediat e tij dhe nqs PO a do kthehesh përsëri ti atje.
Për të bërë milionin e dytë të €??
Unë jam që edhe Saliut edhe Edit t’ju japim të 3-tin.
Por nga të treja më të gjatin.
Madje nqs ju tepron këtyre t’a ndajnë me LUL holandezin Ilirin e Moniken, Mediun e kompani….
Po ctu kujtua ky me Oren kur ai ka 10 vjet e me shume qe ka ikur nga andej? Ke Sonilen e Zhejin e plot te tjer qe i ke aty akoma…
Ti ne fakt duke kujtuar se po ia dhjet Alfredit, padashje ke pranuar te verteten. Sapo deshmove se burimi i parave te tij ka ardhur nga Ylli, kshuqe te tjerave rrotulloju sa te duash dite e nate ?
Larg qofte dhe mos e dhente zoti te na rikthehet saliu ne pushtet!
Alfred..Une kam konsiderate per ju se jeni nje gazetar, analist i zoti,je edhe me mazhorancen,por te kjo analize qe ke bere nuk te pelqej .
Ja pse,? Dihet dhe kuptohet nga te gjithe,qe opoziten e drejtojne Sali Berisha me Ilir Meten..Dhe ata do te luajne cdo gur per te aritur dicka..Te dy i lidh, korupsjoni,frika per tu ballafaquar me krimet qe kane bere..Gjithashtu do thene nje e vertete..Militantet e opozites pelqejne si Sali Berishen edhe Ilir Meten..dhe te dy kane bere plane per eleminimin e Lulezim Bashes..Pra ti ne asnje menyre nuk duhet te vesh ne balance, duke treguar se ne cdo 8 vjet nderohen rolet ne qeverisje..dhe ti paraqitesh si dy alternativa..se ju jep krahe lektoratit te opozites..Ti i dashur Alfred, duhet te meresh me Ilir Meten dhe Sali Berishen si dy persona qe nder vite,kane bere krime ,dhe te vesh ulerimen nese Berisha pretendon sikur edhe debutet..Ti dhe partia socialiste cdo dite nese e do kete popull, aqe me shume nje kryeminister,duhet te bejne denoncimin direkt, ne SPA..qe nje ore e meperpara drejtesia te veproje..Materiale ka per ata sa nje mal..
Alfred..Mer shembull nga Mero Baze, ku ka vite te tera qe i ben autopsine Sali Berishes dhe Ilir Metes me gucim, me vertetesi..sikur te ishte nje organ drejtesie,si nje gjykate, si nje prokurori…Dhe ke pare qe kurre nuk i kunderpergjigjen Meros se kane frike, ju shkojne 7,siic thote populli..Mero Baze eshte i paanshem..por me shkrimet e tij te verteta e ka informuar qartazi popullin, se me ke qendron e verteta..Une meqe jam dhe larg, nuk hap as radio as televizor..por ndjek gazeten tema..Lexoj me vemendje analizat e Mero Bazes..Pse sju vete mendja ju Socialisteve..ta propozoni per debutet..,mos u cuditni..Une degjoj me qindra socialiste qe thone.Te mos jete gazeta tema.. partia socialiste e ka pisk..Prandaj ashtu sic ka shkruar nje shok me larte..Mos na e bej Sliun dhe Ilirin alternative..por diskretitoi cdo dite..
Qe te mos jete aktiv Sali Berisha e qe te mos merren me te shqiptaret me, i thoni SPAK-ut te beje detyren ose ta lere detyren dhe te ikij fare nga Shqiperia e te mos merret me palaçolleqe si eshte marre deri tani; ka kaq kohe qe eshte formuar dhe hane si Duçja e pine si Duçja por nje dite do tu dale nga hundet. Hak pa marre e borç pa lare, nuk ngelet, vetem po te ikij nga kjo bote.
Larg qofte te kemi nje rikthim te kriminelit qe pa iu dridhur qerpiku flet per snajpera ne maj te catise
Ai duhet te ishte pas hekurave me kohe po drejtsia ne Shqiperi nuk fuksionon dhe ska per te funksionuar kurre
Peza thote se keto jane zgjedhjet e 10-ta pluraliste ne Shqiperi.
Nuk eshte e vertete, pasi zgjedhje pluraliste ka pasur dhe para ardhjes se regjimit monist te PKSH-se.
E jane bere dhjetra here zgjedhje pluraliste, duke ndruar dhjetra Kryeministra.
aman mor gazetar kushdo te kthehet vetem ED DRAMA te zhduket njehere e pergjithmone, edhe ENVERI te ngrihet nga varri populli besoj se do ta votoj , vetem ky te qerohet se e ka bere vendin dhe njerzit te ikin dhe te marrin arratin , jane bere Shqiptaret si cifutet neper shkretetire , po lene vendin dhe familjet, nuk kane buke te hane , po therasin o ENVER NGRIHU NGA VARRI se e keqja spaska fund me kete shallvarezhiun e anadollit burazerin e erdoganit, aman kur do iki ky mafioz nga qeveria se bashku me karagjozet qe e mbeshtesin me spirokalin , velian e neveritshem deri ne palce dhe ballen me shoket
do i rruni karet Edi Rames Ai e ka te sigurte dhe mandatin e trete dhe punon per te katertin