Nga Alfred Peza
PS do të ketë përballë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, PD dhe LSI. Në listat e kandidatëve për deputetë që do dorëzohen në KQZ, do të jenë firmat e Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
Por kjo është vetëm ana formale e këtij procesi. Sepse në të vërtetë, Kryeministri nuk do të ketë përballë nesër në garë, kandidatin për Kryeministër që pretendon të jetë Lulzim Basha. As aleaten e tij më të afërt, në qeverinë e ardhshme të supozuar prej tyre, Monika Kryemadhin.
Edi Rama ka përballë këto ditë që ka nisur faza parapërgatitore e fushatës për zgjedhjet e pranverës së ardhshme, vetëm Sali Berishën dhe Ilir Metën. Vetëm ish Kryeministrin dhe Presidentin aktual.
Në mediat tradicionale, sistematikisht dhe rregullisht Kryeministrit nuk po i kthen përgjigje, kandidati për Kryeministër, por ish Kryeministri. Me Kryetarin e Partisë Socialiste nuk po debaton Kryetari “de jure” i Partisë Demokratike, por Kryetari “de facto” i saj.
Në rrjetet sociale me Edi Ramën nuk po garon dhe konkuron Lulzim Basha, por “qytetari digjital” i Sali Berishës. Edhe friendsat, ndjekësit dhe folloëersat më të shumtë nga lidershipi opozitar, përballë liderit të mazhorancës nuk i ka lideri “de jure” i pakicës, por ai “de facto” i saj.
Kudo ku shkon nëpër Shqipëri Edi Rama, “që nga Shkodra e gjer në Vlorë”, nuk ka përballë Monika Kryemadhin por Ilir Metën. Në çdo qytet, fshat, rrugë, mal, fushë, lumë, gji deti, lapidar, përkujtimore, përvjetor, sebep lokal dhe festë fetare apo krahinore shkon vetëm Kryetari i Shtetit. I cili flet si lider politik. Si bashkëkryetar opozite. Si lider minorance. Si udhëheqës partiak. Si palë dhe jo si një njeri mbi palët, sipas përcaktimit që Kushtetuta i bën Presidentit të Republikës.
Është hera e parë në këto 30 vjet pluralizëm, që ndodh kjo gjë, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Është hera e parë që lideri i mazhorancës, të tjerë kundërhstarë ka përballë me letra dhe krejt të tjerë në praktikë përballë tij. Të tjerë liderë ka kundërshtarë teorikisht dhe krejt të tjerë, praktikisht.
Vetëm opozita aktuale ka luksin e shfrenuar pas 8 vjetësh qëndrimi në opozitë, që të hyjë në garë me liderë të tjerë dhe të komandohet nga të tjerë. Në rast humbje, fatura pritet ti shkojë Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ndërsa në rast fitore, kurorat e dafinës pritet ti vendosin mbi kokë, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Njëri me projeksionin për tu bërë sërisht President, e tjetri në mos Kryeministër, të paktën zv. Kryeministër dhe ministër i Brendshëm, siç ka qejf ta emërojnë që sot mediat pranë tij.
Në këto kushte, është mirë që tani që shqiptarët ta dinë se nesër në pushtet, po tentojnë që të rikthehen sërish edhe pas 30 vjetësh Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kjo duhet thënë me gojën plot, me zë të lartë dhe çdo ditë papushim. Është shumë e rëndësishme sot, që njerëzit të kuptojnë, se për kë do të votojnë pas 6-7 muajsh.
Pas kësaj, qartësohet gjithnjë e më shumë, se shqiptarët janë përballë alternativës: Ose Edi Rama dhe Partia Socialiste fitojnë mandatin e tretë dhe qeverisin deri më 2025. Ose vitin e ardhshëm rikthehet sërisht në pushtet Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Ndërsa gjithë të tjerët që janë aleatë me ta, që nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Dash Shehi, Nard Ndoka, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu janë rrethi i dytë i pushtetit të ëndërruar. Rrethi i tretë, janë të gjithë ish ministrat e qeverisë së 2013, që ikën me turp nga pushteti. E kështu me radhë ish deputetët e mandateve të djegura. Ish kryetarët e bashkive që bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Vetëm ish, ish, ish… dhe “asgjë e re nga fronti opozitar!”
Ngado që ta rrotullosh, ata që sot kontrollojnë dhe komandojnë opozitën, do të kontrollojnë nesër edhe qeverisjen e ëndërruar. Alternativa e re opozitare, është riciklimi i Sali Berishës e Ilir Metës, edhe pas 60 vjetësh sëbashku në politikë. A janë gati shqiptarët në 2020, që ti votojnë sërisht, si edhe në 1990? Kjo është çështja!
Qifti i Lalzit
Putanat Plaka habe bo kafshuse ne prag te varrit,
Dun ne ju perplas edhe njiher Carit ????
Harrove të thuash që edhe Edi Ramen mos na e shit si xhakete te re. E njejta hale eshte. Qe ne vitet 2000 minister kulture. 11 vjet pastaj kryebashkiak i tiranes dhe 8 vjet kryeministër. Ka mbi 20 vjet që na çan trapin
Prandaj mos na hap barkun
Me këtë doni të n’a trembni këta të tjerët..
U buuubuu shiko se erdhën këta hajdutët, “gogoli”
Dhe të pozicionohen njerëzit.
Duke mos ju lënë zgjedhje por zgjidhje.
Zgjidhje dy polare.
Kush seshte armiku ynë eshte miku ynë.
Filozofi lindore,komuniste,mafioze…
Perderisa dhe te gjitha palët janë gatuar nga i njëjti brumë.
Pushteti është i yni.
Thjesht do bëjmë sikur zihemi dhe ndajmë..
Ky popull cudia ,ky popull qe “vuan nga mendoza”(haresa) ,ky popull qe beri milionera dhunusit e tij ,armikun e tij ,ky popull qe ndjek e duron te shoh Moniken me cinizmin e genjeshtrat ordinere , qe ju hedh si fyshekzjar pa pik turpi, sepse ka dele perpara ,ka “lypsa” qe i blen me nje trast miell ,ky popull qe nuk njeh solidaritet mes tij e as di te organizohet te luftoj pushtusit, qe i kan zen frrymen e per 35 vjet po i tall e po i rjep, mos ju cudis aspak ndonje hata qe perseritet ! Fakti qe jan hedhur ne sulm kapo hajdutet dhe kriminelet ,vrasesit e pameshirshem historik , te ngarkuar me gjynahe qe ska Oqean ti laj ,tregon se ata kan shpres ,se diku mbeshteten duke njohur dobesin e ktij populli miz muti ,qe te rimarin perseri pushtetin e ti ngrejn gishtin e mesit ! Te shofesh akoma perbindeshin Sali neper ekrane te “ciceroj”te kercenoj e te perdredh gjuhen si ja do bytha nuk esht turpi tij ma , por i ktij populli dhe atij qe votuam e i dham 2 mandate, qe me qendrimin e tij “paqesor” e pazarxhi , ju le shpres akoma ktyre monstrave rrenqethese …….
Fakti eshte qe si Ilir Meta ashtu dhe Sali Berisha, njeri si President i Shtetit dhe tjetri si posedues i qytetarit dixhital verteton se jane ne pushtet, pushtet realativ
Ata vetem se do e perforcojne pushtetin e tyre, po qe se fitojne zgjedhjet, duke kaluar ne te ashtuquajturin pushtet absolut, apo me sakte pushtet me te forte, pushtet ekzekutiv.
Se te thuash qe Sali berisha kerkon te kthehet ne pushtet, pasi kerkon te behet president, pra do te thote se te jeshe president qenka nje lloj pushteti.
E sot Ilir Meta president eshte, qe i bie nje lloj pushteti e ka.
Qe sipas teje do i kaloka Sali Berishes po te fitoka.
Po cfar urojme ne fund?
Urojme qe te fitoi me i miri.