Vrasja e Azem Hajdarit është rikthyer në vëmendjen e publikut. Këtë herë pas kërkesës së të pandehurit Izet Haxhiaj që kërkon pafajësinë për këtë krim, duke dëshmuar se ka prova të reja, që nuk janë marrë parasysh në gjykimin në themel të çështjes.
Madje, në pretendimet e tij për pafajësi ai kërkon si dëshmitarë personazhe publike dhe jo vetëm, që kanë dijeni për vrasjen e 12 shtatorit të vitit 1998 të Azem Hajdarit.
Një prej dëshmitarëve që kërkon Izet Haxhia është ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ka dhënë vetëm një dëshmi në formën e një deklarate, e cila nuk mund të konsiderohet provë juridike për aq kohë sa nuk është bërë publike në seancat gjyqësore të Drejtësisë shqiptare, të shumta në numër e që janë zhvilluar vite më pare me të pandehurit, që sot kanë marrë dënime.
Por, një tjetër zë që kërkon zbardhjen e të vërtetave për serialin e vrasjeve në Tropojë është Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, e cila akuzon Sali Berishën për çfarë ndodhi.
Në një dëshmi ekskluzive në Top Story, Zylfie Haklaj foli qartë e troç, duke treguar mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.
“Sali Berishës i rrezikohej pushteti si president dhe dërgoi forca nga Garda për të takuar Fatmirin, për t’i kërkuar mbështetjen e tij dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëj këtë punë që të sulmoj Jugun për të mbrojtur Saliu karrigen e presidentit”, – rrëfeu Zylfie Haklaj në atë kohë.
Për akuzat e Berishës në atë kohë si dhe para e pas vrasjes së Azem Hajdarit se Fatmir Haklaj ka lidhje me Fatos Nanon dhe kontakte të vazhdueshme me të, Zylfie Haklaj i jep përgjigjen e prerë. Edhe pse e pranon se Halil Haklaj ka pasur kontakte me udhëheqës të lartë Zylfie Haklaj mohon se kjo ka ndodhur me Fatos Nanon, e aq më pak njohje të Fatmirit me të.
“Ne si familje e kemi mbështetur Sali Berishën vitet e para të demokracisë. Dy vëllezërit e mi, Hamdiu e Halili kanë pasur njohje personale me Sali Berishën dhe ne si familje e dinim kush ishte familja e tij, kishim besim se do e drejtonte Shqipërinë, ishte njeri i njohur kardiolog, pavarësisht se kishte qenë në udhëheqjen partisë punës në bllok, kishim besim se do ishte njeri i duhur për të drejtuar Shqipërinë”, – ka deklaruar Zylfie Haklaj, duke qartësuar raportet e familjes së saj me Berishën.
Por Sali Berisha, pavarësisht se çfarë rrjedhe do të marrë pozita juridike e të dënuarit me 25 vjet burg Izet Haxhia, është në listën e dëshmitarëve. A do të shkojë në gjyq për të dëshmuar kjo pritet të shihet në seancat e tjera të procesit.
Mjafton të kujtojmë deklaratën e tij pas vrasjes së Azemit, se sapo PD të vinte në pushtet do rihapte hetimet dhe drejtësia do të vihej në vend. Por, nuk e bëri edhe pas marrjes së pushtetit në 2005. Sepse, nëse do të kishte vullnet mund ta kishte bërë këtë në 8 vjet të qeverisjes së tij, e nëse vijon të ketë të njëjtin qëndrim për zbardhjen e vrasjes, atëherë në respekt të ligjit të pranojë dhënien e dëshmisë në sallën e gjyqit, në shenjë respekti për Drejtësinë.
O DREJTESI e re, po hajdi mo bejeni zap kete kriminel se do shkoj ne ate dynja i pagjykuar.
Sala eshte bo si shab qosja apo stafai sinonit qe kruheshin vete po Hak Laj jeni nderi kombit po likja paska qene Jago. Lavdi.
Shkon ne sallen e gjyqit , po te jete Fevziu gjykates .
Z.zylfie, ky shtet e ai qe di vije dhe ai qe do kemi, jane si ai qe e filloi dhe si ky qe do ta mbaroi. Eja vet dhe beje drejtesine tende, se me gjakun tend dhe te dashurve tuaj dhe te tjereve keta talken dhe jetojne ne lluks te pa pare.
Ca ben o Mero. E bere Temen gazete tropojanesh. E vrau, i tha, me tha, kujt i plasi per keto thashetheme.
Nuk e bëri as në 8 vitet e pushtetit dhe të komplet gjykatës dhe prokurorisë të tij. të cilën e ka dhe sot po të vetën.
Sal Berishi na pruni tallavane!
nuk e di po kaq fuqi te madhe paska saliu ne gjykate qe nuk denohet qe eshte i vetmi person qe shkateroj shqiperine
Gjyqin Sali Ram Berishes, do t’ja beje treshja e gjykates hages e perbere nga; kryegjytari Blendi Fevziu, antar Arjan Çani me relator teolog, sizmolog, gjeolog, patolog, gjenekolog Curr Curri, antari trete dyshja Sajmir Kodra dhe peqja e emisionit stop. Pretencen do t’ja japi Ilir Meta, meqenese e shoqja dhe femijet e mones e kane shum xhan dhe debulese.