Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ka rrëfyer për herë të parë eksepriencën e saj kur udhëtoi me gomone në moshë 8-vjeçare drejt Italisë. Një eksperiencë e frikshme dhe sfilitëse për të dhe familjen e saj.
Marsela Çibukaj: Unë isha shumë e vogël, nuk i kisha mbushur ende 8 vjeç, mami dhe motra 2 vjeç dhe jemi nisur me gomone. Mbaj mend frikë, terror, trishtim, shumë pyetje për të ardhmën, çfarë do ndodhte më vonë.
Ardit Gjebrea: Ti ke ikur ditën apo natën?
Marsela Çibukaj: Natën dhe ishte hera e parë që unë shikoja detin natën i cili transformohet në një diçka të zezë, të errët, të frikshme e të pabesë. Ne kemi qenë dy vajza të vogla, të parat që hipnin në atë gomone. Ne rrezikuam, nuk e dinin se na prishte se çfarë do na ndodhte. Jemi nisur në orën 11 të darkës, u zhytëm në det derisa mbëritëm tek gomonia, na tërhoqën sipër disa djem. Në anën tjetër të detit na priste babi që ishte nisur më përpara me gomone.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi në udhëtimin e parë? Them udhëtimi i parë sepse ti e ke provuar disa herë.
Marsela Çibukaj: Shumica niseshin në darkë me idenë që do niste udhëtimi mbarë. Në kanalin e Otrantos, kishim gjithmonë pengesa. Udhëtimi i parë dhe i dytë me gomone dështoi, por tek e treta eci mbarë.
Ishte një udhëtim i heshtur, nuk flisnim dot se nuk mund të tërhiqnim vëmendje. Mami na shtrëngoi fort duart dhe na tha do shkojmë tek babi dhe nuk duhet të flasim dhe mbetëm të heshtura derisa mbërritëm në brigjet italiane. Kishim frikë për jetën dhe frikë për mos parë njerëzit që kishim lënë pas. Deti për shumë vite na ishte kthyer në një mankth, në një ëndërr shumë të keqe.
Ardit Gjebrea: Arritet në briget e Italisë, ku zbarkuat?
Marsela Çibukaj: Unë nuk e di ku mund të kemi zbritur, supozoj në brigjet e Leces. Zbarkuam mbi disa shkëmbinj të egër. Duke vrapuar më ra sandalja në ujë, mami në tërhoqi me duar dhe më tha nuk ka problem, do të të japë mami shapkat e mia. Ajo 2-3 orë eci zbathur në disa fusha me kashtë të egër dhe plot me gjemba. Më pas kemi mbërritur në një kapanon ku na shpërndanë në disa familje që erdhën na morën me makina.
Ardit Gjebrea: Më trego pak momentin kur takuar babin.
Marsela Çibukaj: Kur zbritëm në Lece, na u desh të merrnim trenin që të na çonte drejt Romës dhe menduam që kur të arrinim aty do na priste babi, por ai nuk jetonte në Romë, kishe gjetur një sistemim së bashku me vëllezërit e tij në një provincë të Romës dhe nga provinca deri në Romë, duheshin disa minuta. Në ’93 nuk kishim celulare dhe ishte gjithçka shumë e lënë në dorën e fatit derisa ti vinte ajo telefonata e famshme babi arritëm, ai nuk dinte nëse këta fëmijë a kishin ardhur, kështu që mbetej çdo gjë në dorë të fatit. Arritëm të gjenim një kabinë telefonike për të telefonuar babin tek familja italiane ku babi qëndronte. Babi tha aty do rrini, do vijë unë së bashku me xhaxhi Petritin, me vëllanë e tij dhe do ju marrim, do dëgjoni një fishkëllimë dhe ata jemi ne. Përqafimi me babin ishte çlirim i madh, më në fund ia kishim hedhur dhe të fillonim një jetë të re.
si ne film, sakrifica e familjeve shqiptare eshte mbinjerezore. Je me fat qe ke prinder te tille, ti kesh me jete.
koha e ikjeve me gomone ne Itali eshte nje kohe e trishte e historise se shqiptareve! Njerzit gezonin se iknin nga shtepite e tyre. Varferia dhe shpresa per nje jete me dinjitet. Shume e realizuan endrren dhe shume u zhgenjyen. Fatkeqsi se kasta komuniste qe e gatoi ate katastrofe jeton ne mes te Tiranes dhe kane vjedhur shqiperine
Mi mbushe syte me lot!
Vuajtje shum e madhe,
Gjith ate vuajtje e kena kalua prej Partis Demokratike, vetem varferi e mjerim ka sjedh gjithmon, kurr mos arrdht ma ajo dit qe te qeverisin partia demokratike. Shqiptart vetem ZI kan pa prej saj.
Po sa njerez u mbyten ne det dhe nuk arriten te dilnin ne Itali
Eshte nji histori mjaft e dhimbeshme e gjithe shqiptareve ,
qe si e Mirenjohura ,
Kengetarja e shquar Marcela Cibukaj ?
kane jetuar nji experience te tille ,ate aventure te rrezikeshme.
Kam shkruajtur para 6-vjetesh ,dicka te ngjashme,duke prekur
kte teme ,(eshte pamundur te shkruash ne kte epoke dhe mos ndalesh ke kjo Teme )
kaq te dhimbeshme te atyre nenave shqiptare,
qe me femijet e vegjel shtrenguar gjoksit te tyre fort dhe lutjes se Zotit ne buze,
te shpetoje e ndihmoje femijet e tyre ,
qe sfiduan vdekjen e kishin Fatin te mbijetojne ,
Nena dhe baballare Shqiptare ,
qe vune jete ne rrezike ,(gjithcka ose asgje ) per ti afruar Femijeve ,
nji te ardhme paTrauma- Njerezore ,
por edhe te tjere ,
qe i rrembeu pameshirshem Tragjedia…
Histori teper te dhimbeshme e nji populli ,
te tradhetuar nga Shteti am ,nga Politika e Djallit,por edhe bastardet e medies se kohes.
————-
Eshte bukur te kujtosh ato Momente jete, te cilat perbejne nji nder
Castet me emocionale te udhetimit,ne kte jete,qe per ne shqiptaret mbetet
akoma sot ,nji aventure …
Ku deshira per te jetuar eshte shume me e forte se cdo frike..
Rrespekt Marcela e shume fat ne jete…
kjo eshte historia kalvarit te dhimshem e gjithe emigranteve respekte per kete vajze mallkim per DEMOKRACINE TROPOJANE TE RESTAURUAR NGA SHPELLARET DHE TE MBAJTUR FORTE NGA RENEGATET, dhe une kam zbarkuar ne OSTUNI afer ishbazes AMERIKANE te zbulimit detare ne 3 te mengjezit me vone paguam “taksistin ” qe na ncori nga zona e kontrollit duke na çuar ne cerignola ku morem trenin.