Kryeministri kanadez, dedikim vëllait që humbi para 22 vitesh

3 Tetor 2020, 22:20Lifestyle TEMA

Me një mesazh emocional në mediat sociale, kryeministri kanadez Justin Trudeau kujtoi vëllain e tij më të vogël Michel, i cili vdiq në 1998.

“Ti do mbushje 45 vjeç sot, vëllai im i vogël. Ne mendojmë për ty çdo ditë. Na mungon dhe të duam shumë,” shkroi kryeministri kanadez.

Sipas shërbimit shtetëror kanadez CBC, Michel Trudeau humbi jetën më 13 nëntor 1998, ndërsa ishte duke ecur me tre shokë në akullnajën Kokanee.

Sipas raporteve të medias, një ortek përfshiu Mishel në pistën e skive, pas së cilës ai u përplas në liqenin Kokanee.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje