Që prej mbrëmjes së kaluar, presidenti amerikan Donald Trump ndodhet i shtruar në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Washington, ku po trajtohet për Covid-19.
Trump do të jetë në duart e rreth 7,000 anëtarëve të stafit të këtij spitali, ku punojnë disa nga mjekët kryesorë të SHBA-ve.
Siç shkruan Daily Mail, Trump do të qëndrojë në Suitën Presidenciale, që ndodhet në një prej 88 ndërtesave të këtij spitali.
Suita Presidenciale është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve të rezervuara për oficerë të rangut të lartë ushtarak dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.
Suita është ‘e pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit’- shkroi Admirali Connie Mariano, i cili ka shërbyer si mjek i të dy presidentëve George H.W. Bush dhe Bill Clinton-it dhe ka qenë drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.
Shtëpia e Bardhë tha se Trump do të punojë nga Suita Presidenciale gjatë qëndrimit të tij prej ‘disa ditësh’ në spital.
Edhe pse Shtëpia e Bardhë pretendon se kjo është vetëm një masë paraprake, shumë spekulojnë se shtrimi në spital i tij sugjeron që presidenti është shumë më i sëmurë sesa thuhet në deklaratat zyrtare.
Ndërkohë, shumë media kanë publikuar pamjet nga Suita Presidenciale e spitalit ku po qëndron Trump dhe duket me të vërtetë si një hotel luksoz. Suita ka dhomë ngrënie, dhomë për të pritur vizitorë dhe për të punuar.
Po me personi qe ja ngjiti virusin cfar u be?????
Poshtersia ,egoizmi, mashtrimi i njeriut arin kulmin
Keshtu edhe ne rastin e presidentit te Americes
Racan njerzore eshte njelloj si raca shtazore ,por njeriu gjen forma dhe menyra te ndryshme per te zhdukur ose per te mos jetuar
ndersa kafshte te bejne prite dhe te hajne
Njelloj ,njelloj
Nxirrni foto nga shtepite e ilir metes lul bashes saliut dhe edit te kuptoni cfare eshte luksi
Luksi i papamë
më ka lon pa fjal
çdo gjë përrallore
si në çdo spital.
.
.
Tv me taç skriin
një pëllëmb i trashë
merre Mero Baze
merre se t’a lashë!
Duhet theme presidentit tone Ilir Metes t’i çoi ca flori se nuk ka i shkretti Tramp ne shtepine e bardhe.Gjynah.Duhet ndihemuar.Mund t’i jepte Sali Berisha ca dollar Trampit,por çe do se atij ja kane hequr vijzen per ne Amerike.
ADE GAMISU RE SOTIRI.TI THUA TE TRAJTOHET CDO NJERI SI PRESIDENT.
Cfare luksi thua more. Ambiente normale jane, ka hotele qe kane ambiente mjaft me te kushtueshme. Plus eshte President i SHBA.