Shoqata e Gazetarëve Europian reagon pas sulmit të Metës ndaj gazetës "TemA": I tepërt dhe fyes, betejë me të vërtetën dhe transparencën

4 Tetor 2020, 19:46Sociale TEMA

Shoqata e Gazetarëve Europian ka reaguar pas sulmit të ndërmarrë nga presidenti Ilir Meta në adresë të gazetës “TemA”.

Përmes një komunikate zyrtare, AEJ i cilëson hapat e ndërmarra nga presidenti si fyese dhe të tepërta.

Më poshtë po përcjellim komunikatën e plotë:

“Shoqata e Gazetarëve Europian seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin për dy episode shumë të rënda, të ndodhura këtë fundjavë ndaj medias, cfarë tregojnë për një klimë aspak normale në të ushtruarit e profesionit të gazetarit.

AEJ Shqipëri, e konsideron të tepërt dhe fyes, reagimin e Presidencës ndaj Gazetës Tema. Institucionet publike nuk duhet të reagojnë në asnjë rrethanë në shkelje të etikës dhe aq më tepër të fyejnë një media, pavarësisht qëndrimeve të kundërta.

Beteja e institucioneve publike në Shqipëri, nuk është me median, por me të vërtetën dhe transparencën.

Shqetësimi i dytë lidhet me përjashtimin e gazetares të televizionit Syri, nga një aktivitet politik i Partisë Socialiste. Episod që tregon se media, sidomos ajo kritike diskriminohet në mënyra të padrejta. Ne i bëjmë thirrje partive politike të tregohen me transparente me median dhe të respektojnë gazetarët.

Fatkejsisht ky është një fenomen që po përhapet ndjeshëm kohët e fundit si te partia në pushtet por edhe te ato opozitare.

AEJ dega Shqipëri i bën apel faktorit politik, të kenë më kujdes në respektimin e të drejtave të gazetarëve si një nga të drejtat themelore për një shtet demokratik ku shoqëria aspiron.

Për çdo episod që cënon lirinë e medias dhe intimidohet, AEJ Shqipëri do të njoftojë edhe platformat kryesore Europiane”, nënvizohet ndër të tjera në deklaratë. (TemA)

15 komente në “Shoqata e Gazetarëve Europian reagon pas sulmit të Metës ndaj gazetës “TemA”: I tepërt dhe fyes, betejë me të vërtetën dhe transparencën”

  1. Berti says:

    Mut per mut jane mos beni gurgule kot!
    Apo e keni se kush është muti me i madh!

    1. KUJTIM says:

      LIKE FLOLIRI sulmon kedo QE nuk I vjen pas oreksit
      President nuk eshte kure
      Po I ikein TRURI
      Nuk ka faj I shkreti

    2. Kalec Dega says:

      Sa per te qeshur, shqiptaret , shoqata e gazetareve dhe Tema….lol!….
      =
      Ku ishte kjo “shoqate” kur Tema bente propoganden e Ilir Meten?
      Ku ishte /eshte kjo “shoqate ” kur TemaA censuron komentuesit kur kritikohet Kryeministri Rama?
      =
      Hipokrite marksiste!

  2. VLIRA says:

    ZGJOHU ALEXANDER CIPA.JUSTIFIKO ROGEN QE MER SI OJF

  3. Korabi says:

    Kjo shoqata e mender gazetareve europian me qender ne Tirane,pra afer Saliut,e lau gojen me Temen por hallin e paska pase te gazetaret e Saliut atashuar prane Qim Pekes.
    I

  4. Jimi says:

    Kjo “Shoqate” eshte e shqetesuar vertet per sulmin e piratpresidentit ndaj gazetes TEMA, apo ka hallin se PS nuk lejoj gazetaren e “Hundes” te marre pjese ne aktivitetin e saj!?

  5. Kritiku pa kritika says:

    “Berti”, nuk te kane mesuar kur ke qene i vogel qe te mos perdoresh fjale te pista?

  6. Agim says:

    Ketij Presonit te 2 marsi t populli i ndershem duhet ti thoi e she gishtin e mesit shi stambollin.

  7. Zefi says:

    Halucinacionet e presidentit karagjoz kane pushtuar presidencen me barcaleta, si enveri kur kish humbur mendjen luante me ushtaret, e njejta gje dhe e ketij karagjozi, ky i paraqet forcen ushtareve qe ruajne presidencen. Ndoshta dhe luan, sepse eshte ne hall se ka vetem dy alternativa, o ne ç’mendine ose ne burg.

    1. Kujtimi says:

      Une kam qene per 27 muaj shtator i 82-shit deri ne fund te dhjetorit 84 -es ne Garden e Republikes, atehere Garda Kombetare ,tek vila e tij dhe tek cepi i djathte i kryeminisyrise por per asnje moment nuk kam pare e degjuar te tilla versione per Enver Hoxhen , mashtrus .
      Qe kishin sjellje te ndryshme femijet e udheheqesve , kishin por te tilla idjotlleqe si keto se gjasme Enveri tallej me ushtaret hera e pare e degjoj .
      Imagjinoni sa udheheqes i madh ka qene ,sa qe e ofendojne per 35 vjet mbas vdekjes dhe sja kane haritur qellimit ……..
      Kurse Saliun dhe Liken do ti kujtojne shqiptaret per qindra vjet si hajdute e kriminela te popullit te vet …….tung

  8. cipa says:

    Po shoqata e gazetaroshkerdhatave te Shqiperise ki eshte?

  9. Astrit says:

    Ky nuk eshte duhet te ishte ,presdent.Ky eshte kokrra dhe koka e korrupsionit.Ky e ka vendin ne burg.

  10. Besmir says:

    Kerkoni mire per kete shoqaten dhe do e kuptoni qe jane lobi hebre ne Shqiperi,kabala komplet.

  11. REZI says:

    Kur krahasoni Enver Hoxhën me këta si Meta e Sala, jeni shumë larg realitetit. Ai bëri shtet, këta shkatërruan shtet duke vjedhur. Ky Meta me zë e figurë doli që vidhte…e kanë gojë e flasin? Pikë e zezë.

  12. Velo says:

    Këto janë kusure të Fatos Nanos, që i mori ca kalamaj, i bënte kryeministra rezervë kur ia donte puna dhe e përdori papjekurinë e tyre për interesa të veta. Këta mbetën karabusha, nuk u poqën kurrë dhe u hypi mendja mbi flokë. Nuk mësuan kurrë ç’është jeta, por mësuan prapësitë si t’ia fusin njeri tjetrit, si të vjedhin e mashtrojnë. Meqenëse për herë të parë e filluan punën si ktyeministra, u është mbushur mendja se janë të pa zëvëndësueshë në këtë dynja. Të njëjtën formulë të Fatosit vazhdojnë edhe sot. Marrin ca të rinj, i grumbullojnë e tërbojnë në Jalë e pastaj nga gjimnazi i fusin këta tru shpëlarë direkt deputet në parlament. Dhe historia përsëritet, e përsëritet….. Mona vazhdon të sakrifikohet për popullin. Qe të ketë kohë të mjaftueshme për hallet e popullit ka sakrifikuar edhe fëmijët e saj, i ka larguar deri në Angli që të mos e pengojnë në misionin e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje