Lirohet nga qelia biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi

5 Tetor 2020, 09:20Kronika TEMA

Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina dhe shoferi i kësaj të fundit, Fitim Muji, kanë lënë sot qelinë, 16 ditë pasi u vunë në pranga.

Mësohet se Gjykata e Kukësit, ka dhënë masën ‘detyrim paraqitjeje”, deri në përfundim të hetimeve për çështjen në fjalë, pavarësisht se ka ekspertizës, në armën që mbante Fjolla Morina, nuk u gjetën gjurmë të Sylës dhe Mujit.

Tashmë Syla, mund të kthehet në Belgjikë, aty është vendosur prej vitesh me familjen dhe bizneset e tij, por do t’i duhet që për çështje procedure, të shkelë sërish në Shqipëri. Ndërsa Muji, do të kthehet në Kosovë.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.

Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelës që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore. Këngëtarja falsifikoi një eko, oër të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit.

Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina ia doli t’ia hidhte me “arrest shtëpie”. Mjeku që i falsifikoi ekon, u shpall në kërkim dhe deri më tani, për të dihet, që u largua drejt Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje