'Mos më thuaj mua mashtrues', debat i fortë mes gazetarit dhe Taulant Ballës: Tërhiqe mbrapsht atë që the

5 Tetor 2020, 22:59Politika TEMA

Gazetari Robert Rakipllari dhe deputeti i PS Taulant Balla janë “përplasur” me njeri-tjetrin mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Rakipllari e ka quajtur PS mashtruese pas miratimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai tha se PS mashtroi qytetarët, opozitën parlamentare dhe ndërkombëtarët.

Balla i është kthyer Rakipllarit duke i kërkuar që ta tërheqë mbrapsht atë që tha.

Rakipllari: Ju jeni mashtruesa, kemi gënjyer qytetarët e Shqipërisë, ndërkombëtarët madje keni shkelur dhe marrëveshjen me opozitën parlamentare.

Balla: Askush, as ti dhe askush tjetër nuk mund të më thotë mua keni mashtruar tërhiqe atë që the. Mos më thuaj mua mashtrues!

Rakipllari: Unë nuk thashë ke mashtruar ti thashë jemi përballë një mashtrimi

Balla: Tërhiqe  atë që the se nuk e ke mirë…

Dëgjo, 4 pikat që nxorri Fevziu aty janë pika që janë konsultuar me opozitën parlamentare.

Rakipllari: Unë them çfarë të dua. Hajdari dhe Murrizi thonë që ju e keni shkelur marrëveshjen me to.

Balla: Rudina është një nga 44 deputetët e opozitës parlamentare.

Rakipllari: Ju keni shkelur marr me qytetarët, me opozitën parlamentare dhe ndërkomëbtarët…

6 komente në “‘Mos më thuaj mua mashtrues’, debat i fortë mes gazetarit dhe Taulant Ballës: Tërhiqe mbrapsht atë që the”

  1. Lyl Suma says:

    Rakipllari eshte nje rrot kari asgje me shume Zagar i Sali Berishes

  2. Trebeshina says:

    Raqipllari,Ylli Raqipi ose Raqipllari,Abilekaj,Alibeja,Qimi i Pekes,Shkull Llaku etj etj antar kazani,dhe qershia mbi torte,balli i kazanit,CANI Arian.

  3. Ladi says:

    Ky Rakiqllari eshte shok i Saliqanit

  4. Ilirjan says:

    C’nivel mjeran, c’edukate… Zero! Kur je prane baltes te terheq balta. Shume pak burra e gra ne kete vend, arrijne te mbajne distance me balten.Ka nje fushe magnetike te cuditshme, mes baltes dhe ketyre individeve, qe vetem edukata e kultura mund ta shmange.

  5. kujtimi says:

    Rakipllari me sa duket eshte bere politikan dhe eshte hedhur ne sulm se bashku me liken e monen per te rrezuar qeverine, por qeveria nuk eshte e skraparit por e shqiperise, e keshtu nuk ka like, e hajdute e kriminele te sojit te tyre qe ta rrezojne. Plehrat duhen pastruar, bile cdo dite, ne menyre qe vendi te jete i paster nga qelbesirat qe leshojne ere te keqe.

  6. Material qe do dali seshpejti ne disa Media prestigjoze Nderkombetare:
    Ne nje Liste per Gazetaret, Analistet, Drejtuesit si dhe Pronaret e mediave ne Shqiperi qe rifreskohet cdo 3-muaj nga nje Institucion prestigjoz i momitorimit te Mediave ne Zvicer dhe Britani, eshte edhe emri i Rakipllarit dhe Medias qe eshte i punesuar si Drejtues kryesor, ku rezulton se;
    –Ne median e Shqiperise ka nivel shume-shume te larte direkt dhe indirekt te parase se piset, me elemente te besueshme te parave nga veprimtari anti-ligjore deri dhe Mafioze si dhe mbeshtetjes qe kjo perqindje shume e larte e Mediave (mbi 95%) i jep mjafte lexueshem Lidershipit te Opozites se sotme, sidomos dy liderve kryesor te kesaj Opozite; Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe zevendesve te tyre Basha e Kryemadhi. Monitorimet e panderpresa si nga pikat e vendosura ne Tirane dhe ne disa qytete kryesore te Shqiperise, krahas dhe ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedonine e Veriut, paralel me Qendren e Monitorimit Mediatik ne Londer dhe Gjeneve, cdo dite e me shume vertetojne ate se kujt i sherbejne keto Media ne kundershtim flagrant me misionin qe ka Media, ate ne sherbim te informimit te sakte e te shpejte per publikun dhe paanshmerine politike. Pa asnje diskutim qe mbi 95% e mediave ne Shqiperi mbajne anesi totale per lidershipin dhe formacionet politike te Opozites aktuale, ku e pabesueshme duket fakti se Mazhoranca aktuale eshte pothuaj Zero ne mbeshtetje Mediatike, sa dhe media qendrore publike RTSH ka perqindje me te madhe ne perkrahje te Opozites. Gje qe nuk ka ndodhur asnjehere ne median qendrore publike RTSH, por pas 2013 po. Edhe dy apo tre Media te vogla, por shume te ndjekura nga shumica e publikut ne Tirane dhe pergjithesisht dhe ne gjithe Shqiperine qe mbajne ekuilibre mes paleve dhe bazohen totalisht ne fakte, sulmohen deri dhe me kercenime barbare nga lidershipi i Opozites aktuale. Kjo eshte shume shqetesuese dhe e rrezikshme per ardhmerin e Shqiperise. Pronaret e ketyre Mediave jane te lidhur ngushte vetem me lidershipin e Opozites aktuale, sa ka aq shume fakte sa Drejtesia shqiptare e ka shume te lehte zbardhjen dhe denimin e shpifjeve, kercenimeve, gjobave, ofendimeve, thirrjeve ekstremiste per dhune si dhe kontrollin e parave te pista qe paguhen per mbajtjen ne kembe te nje “Ushtrie” gazetaresh, analistesh, drejtuesish ne Gazeta, Televizione, Radio, Portale etj…–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje