Nga Astrit Patozi
Përfundimisht janë të papërsëritshëm, edhe pse tmerrësisht të parashikueshëm. Këtë pisllëkun me herësin e kryetarit, si postobllok i pakalueshëm për ta mbajtur mbyllur listën, duan edhe të na e shesin si arritje historike.
Me demek zgjedhësit paskan të drejtë ta ndryshokan renditjen e partisë dhe për këtë duhet të ndjehen të lumtur.
Edhe pse që kjo të ndodhë duhet të shkojë gjaku në gju të kalit, madje mund të ndodhë që në gjithë Shqipërinë të mos ketë asnjë rast të vetëm për t’u aplikuar.
Por nuk na thonë se përse disa nga kafshët duhet të jenë më të barabarta se të tjerat, kur bëhet fjalë për të njëjtën fermë oruelljane (parti apo subjekt tjetër zgjedhor qoftë).
Sepse nuk kuptohet nga kush e mbrojnë këta partinë, që disave u është caktuar herësi i Damianit për ta kaluar, njësoj si rekordi i Sergei Bubkës në kërcim me shkop, kurse ata që i ka xhan kryetari nuk kanë nevojë fare as të kërcejnë nga vendi.
A thua se nuk është i njëjti person që e firmos listën e plotë të partisë së vet, pa pasur nevojë që disa të jenë të nënës dhe të tjerët të njerkës.
Nuk të ndalon Kodi të nxjerrësh skuadrën tënde humbse or “trim”! Pragun 1% e ke. Apo llap llap sa për të llap?!!!
Ky eshte gjysem pordhac.
Jepi patoz, jepi se qenin e ngordhur do te gjesh, e ai eshte sala, udheheqesi yt i preferuar, trasheguar nga mona e basha. Po edhe me ate skuarden e hajduteve te partickave, ate do te fitoni.
O katunari i Kavajes, tash je bere edhe dhender pasi more nje cike tjeter ma te bukur dhe re, hajde ktu ne Gomsiqe se ka me te votue vetem magjari jem i zi.
Rrnofte Edi Rama!
Ndonjehere jam dakord me Patozin….Nuk e kuptoj,Rama dhe PS a nuk jane ne gjendje qe ne cdo rajon te zgjedhin kanditatura dinjitoze nga pikpamja morale,kulturore,aresimore dhe politike per ti perfaqesuar……? Duke zgjedhur kanditatura cilesore le te kete gare, te fitojne me i votuari. Nuk eshte e mundur qe ne nje parti te madhe si PS te mos gjendje 140 kanditatura dinjitoze.Ka mijra anetare, qindra intelektuale te nivelit te larte,la plot personalitete qendrore dhe lokale qe njerezit i vleresojne dhe i votojne.Paradoksi eshte kur thuhet…Partia del me propozimin e saj ,pasta cdo njeri ka mundesi ta kaperceje kete propozim…Ky eshte thjesht nje arsyetim absurd….Po a nuk jane edhe keta te tjeret propozime te Partise…pra te Rames ….? Duket se Rama eshte fiksuar ne nje rreth vicioz,ne disa persona te besuar te cilet jane shume pak dhe sipas tij te pazevendesueshem….Prandaj i do deputete…Kjo deshmon qe sipas meje Rames i ka ardhur momenti te hape krahun.Ai u tregua i zgjuar, e kuptoi qe vetem me PS mund te arrinte qellimin,dhe e realizoi. Por nuk ka kuptuar qe populli i majte nuk ka votuar as Nanon. as Ramen Edhe nen terrorin e Berishes populli i majte voton gjithmone idene dhe besimin e tij tradicional,historik ,shoqeror dhe ne Shqiperi ka qene ,eshte dhe do te jete shumica ,te pakten deri ne krijimin e nje qendre te djathte moderne.Prrandaj ndoshta eshte koha qe PS te beje primarie per kanditaturen e kryeministrit te ardheshem .Ka plot figura dinjitoze ,si Veliaj,Denaj,Xhacka ,etj te cilet mund ti djalin PS nje drejtim me te majte ,ne ndryshim nga liberali Rama,koha e te cilit sipas meje ka mbaruar.Sepse eshte e palejueshme se nje tv komplet i djathte oligarkooriental si Klan te merret me naftetaret pa rroge ne greve, nderkohe qe PS ne pushtet fle gjume ..Ku eshte e majta ketu???