Ndërsa vendet në të gjithë botën përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë në vazhdim, Gjeneva ka hartuar një plan.
Qyteti i Zvicrës, i cili ka vuajtur nga një goditje e madhe në turizëm, si rezultat i koronavirusit, ka vendosur të prezantojë një pagë të re minimale mujore prej gati £3.500, duke e bërë atë pagën minimale më të lartë në botë.
Sindikatat lokale dhe partitë e majta në Gjenevë propozuan pagën e re minimale, e cila u miratua nga 500.000 votues të qytetit në një referendum, ose 58% e njerëzve.
I njëjti propozim u refuzua në 2014 dhe 2011.
Ndryshimi në opinionin publik duket se erdhi pas krizës financiare të shkaktuar nga pandemia.
Mendohet se rreth 30.000 punëtorë me paga të ulëta, do të përfitojnë nga ligji i ri i pagave, të cilët do të shohin që tarifa e re do të jetë pak më pak se £19.50, gati dy herë më e lartë se Franca fqinje.
Më shumë se 300,000 punëtorë zviceranë jetojnë mbi kufirin në Francë sepse kostot janë shumë më të ulëta.
Michel Charat, nga Grupi Europian Ndërkufitar, u shpreh për Telegraph:
“Covid tregoi se një pjesë e caktuar e popullsisë zvicerane nuk mund të jetojë në Gjenevë. 4.000 franga zvicerane në muaj (£3.362) është minimumi për të qëndruar mbi kufirin e varfërisë “, duke shtuar se qiraja shpesh kushton më shumë se 2.000 franga zvicerane në muaj.
Përpara votimit, i cili u zhvillua të dielën e 27 shtatorit, Alexander Eniline, nga Partia e Punës në Zvicër, tha:
“Vendosja e një page minimale është një kërkesë themelore e drejtësisë dhe një masë thelbësore kundër pasigurisë.”
Gjeneva aktualisht klasifikohet, si qyteti i tretë më i shtrenjtë në botë, menjëherë pas Zyrihut dhe Ashgabatit.
Burimi: Unilad
Le ta lexoje zoti Rama çfarë do të thotë drejtësi dhe page minimale për të jetuar populli denjësisht. Dhe jo si në që jetojmë me pagë minimale që është për të qarë e qeshur shumë e dhimbeshme. A kanë sy e veshë këta horra se çfarë bëhet me këtë popull fukara që këta as duan t’ia dinë fare gjithmonë shurdh memece. Shqipëria keshtu ishte kështu është dhe kështu do të ngalet deri sa të zhduken të gjithë.
O Flori shtetin e bejne njerzia, pra ne Zvicer e ben populli zviceran qe ka me qindra vjet qe eshte i shkolluar, edukuar dhe i emaciouar, ndersa ti dhe une pra populli shqiptar teni ka gale nga shpella. Prit edhe nje 50 vjet te tjera e pastaj ankohu! Cfare ti beje Rama nje populli shpellar? Dashke edhe 3000 euro zotrote!
Kush “popull fukara” ???? 4000 euro m2 shiten shtepit e ktij populli “fukara” e athu nuk e din Edi me shok ????? Ky popull ishte dhe fukara do ngelet se kte “qeleshe” ven mbi kok ! E vjedhin , e tallin , e mashtrojn ,e vrasin diten per diell mes bulevardit ,e askush si nget ,aty jan , jet sheikesh bejn e mos u bo merak , do zhduken shqiptaret qe te vijn te tjer “shqiptar”per ti ushqyer , ka Bota boll hallexhij ! Popull miz muti ……..
Ju komentues mos u nxitoni….ajo pagese eshte bruto dhe neto beni llogarite dhe do shihni qe ne fund roga qe mer varion nga 2230 deri 2450,ne varesi te kondicioneve familiare te tyre dhe kjo eshte nje jetese per mbi jetese qe mund te permiresohet vetem po punuan dy vete nga nje familje ????
Mire eshte qe qeveria SHqiptare mos te behet shembelltyre e keqe e Italise por duhet te kopjoje ZVICREN.
Ky shtet i famshem qe vendos rroge minimale 3500 euro ka dhe disa klecka qe eshte mire ti dine ata qe nuk e njohin:
Qiraja per nje siperfaqe 80 katrore afersisht 2000 euro – sigurimi shendetesor i detyruar per person 400 euro – plus taksa plus…plus…. Nje familje me dy femije per te jetuar pa ndihma sociale duhet te fitoje 6500 euro ne muaj (25 % e popullsise perfitojne ndihma sociale – *working poor*) – 90% e popullsise jeton me qera – apartamenti 100 katrore me i lire ne zona urbane eshte 800 mije euro – shtepia me e lire ne qytetet e medha fillon nga 2 milion euro — hajt shnet dhe rrini urte se nuk jeni aq keq aty ku jeni
:)) sa mire e ke sqaruar, por kujt ja thua shpellareve?
Le ta lexoj Trump qe minimumun e pageses e ka 7$