Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka përkrahur reformën e ndërmarrë në sistemin e burgjeve duke përcjellë edhe disa këshilla.
Teksa i ka dhuruar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve disa kompjutera dhe projektorë për qendrën e rë të trajnimit, ambasada ka ndarë edhe disa mesazhe.
Dhurimi këtyre pajisjeve u bë nga drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockëell gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në Agim Ismaili.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet reformat e sistemit të menaxhimit të burgjeve, përfshirë Qendrat e Trajnimit për Oficerët Korrektues.
Si pjesë e mbështetjes, Drejtori i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës Ben Rockwell i dorëzoi Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili në fillim të kësaj jave kompjutera portativë dhe projektorë për Qendrën e re të Trajnimit.
Menaxhimi modern i burgjeve kërkon përgatitje të specializuar profesionale për zyrtarët e sigurisë së burgjeve, gjë e cila po ofrohet nga Qendra e Trajnimit.
Reformat në vazhdim janë krijuar për të balancuar sigurinë me kërkesat humanitare dhe rehabilituese për t’i përgatitur të burgosurit për riintegrimin në shoqëri pas lirimit të tyre.
Reformat duhet të trajtojnë gjithashtu edhe korrupsionin që u mundëson rrjeteve kriminale të vazhdojnë të funksionojnë jashtë burgjeve.
Kjo është një sfidë për të gjitha sistemet e burgjeve, dhe një sfidë e veçantë në Shqipëri.
Ndihma e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një investim në përpjekjet e partnerëve tanë dhe i tillë që do t’i bëjë të dy vendet tona më të sigurta. Ne mirëpresim të shohim rezultatet”, nënvizon ambasada duke siguruar mbështetje të plotë për punën e bërë deri më tani nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili.
Reforma në burgje mbetet një ndër prioritet kryesore të punës së Ministrisë së Drejtësisë, si një nga degëzimet më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi ku deri më tani janë implementuar një sërë procesesh që kanë transformuar sistemin penitenciar.
Amon t’keqen mos u tallni kaq shumë , se prej fukarallikut na ka hik dhe humori në drejtim të pa ditur .
Jo kompjutera , por edhe sikur nga një kamer dixhitale tja fusish çdo të burgosmi , korrupsioni nuk largohet dot , dhe ma e keqja është vazhdimësia e veprimtarisë kriminale e mafioze e komanduar brenda nga burgjet .
Për njëmijë vjet nuk hiqet dot, jo këtu , por as në Amerikë dhe në shtetet ma të fuqishme të BE-së .
Që të eleminohet e të hiqet fare duhet me ja rrafshu , me ja bo zero , komplet pasuritë e çdo krimineli dhe gjithë grupit mafioz të lidhur me te . Sikur dhe 5 Lek të kenë në zotërim ato brenda ose ato jashtë të lidhur me te , nuk ka burrë none t’ia ndali dorën e korrupsionit dhe të vazhdimit të krimit e vrasjeve atyre .
Prandaj mos tju rrejë mendja fare .
Nëse nuk ja bon sekuestron e plotë 100 % , sa që , jo këpucë në këmbë , por as lidhëse këpucësh mos të ketë për to , e të dalin zbath fare , harrojeni se do zmrapsen .
Ato , prej burgu komandojnë policët e burgut që ti çojnë aty nëpër qelitë çdo gjë për mos me e ndi fare vuajtjen. Aty futen celularët e nevojshëm për komunikim . Aty futet dhe droga . Aty futen dhe dashnoret e dashnorët . Prej aty urdhërohen kërcënimet , shantazhet e deri vrasjet . Ato , edhe pse të dënuar me Burgime të Përjetshme , e pa të drejtë falje , me vendime të formës së prerë , peap fitojnë lirinë , ma shpejt se kushdo tjetër i dënuar për vepra shumë më pak të rënda e të rrezikshme .
Po nuk i çove në ZERO të plotë me LIGJ , aq sa të mos i hedhi njeri as qyrret , ato do jenë prap kapot e plotfuqishme të krimit .