COVID-19, Manastirliu: Vjeshta dhe dimri i vështirë, më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët dhe politika

6 Tetor 2020, 22:15Sociale TEMA

Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu pret një vjeshtë dhe dimër të vështirë për shkak të pandemisë Covid -19.

E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, Manastirliu theksoi se muajt në vijim do të jenë sfidues për shkak të virusit famëkeq dhe gripit të stinës.

“Virusi është i paparashikueshëm, pikëpyetjet janë ende shumë të mëdha por një gjë është e sigurtë që periudha që do të përballemi në muajt në vijim pra vjeshta dhe dimri gjithashtu, nuk do të jenë aspak të lehtë. Kërkohet një ndërgjegjësim, një rindërgjegjësim i të gjithë qytetarëve për të zbatuar masat e thjeshta në mënyrë që beteja në të cilën ne jemi e cila do të vijojë edhe në muajt në vazhdim të fitohet. Është beteja më e rëndësishme që ne kemi, beteja me shëndetësinë.” – tha Manastirliu.

Ministrja e shëndetësisë vuri në dukje edhe anën tjetër të medaljes, shkeljen e protokollit nga ana e vetë autoriteteve.

E pyetur mbi mungesën e maskave në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Manastirliu tha:

“Është një vëzhgim i drejtë, dua që të them me ndërgjegjie të plotë dhe patjeter me sinqeritet që kemi shumë vend për të përmirësuar. Patjetër edhe mes nesh. Edhe në mbledhjen e kabineteve qeveritare, pavarësisht se kishte një protokoll të përcaktuar të vendosjes së distancave dhe distancat u ruajtën dhe ambienti ishte me ajër pra kishte disa kritere të protokolleve që u zbatuan patjetër që vendosja e maskave do të ishte një plus më shumë për të siguruar shëndetin e të gjithëvë atyre që ishin në tryezë.

Por e thashë edhe njëherë, kjo është një betejë që fitohet cdo ditë dhe patjetër që edhe nga pikëpamja e të gjithë po themi autoriteteve duhet që të ndërgjegjësohen. Të ketë akoma më shumë ndërgjegjësim për zbatimin e masave e rregullave të shpejta.” – theksoi Manastirliu në Përballë.

2 komente në “COVID-19, Manastirliu: Vjeshta dhe dimri i vështirë, më shumë ndërgjegjësim nga qytetarët dhe politika”

  1. Ju q….shaa shtetin tuaj or plehra!Kudo testimi eshte falas ne vendet e BE,ne kufi,ne qendra shendeteseore,madje ne Greqi organizohen ne sheshe lagje vende te hapura dmth testime popullsie kush e deshiron.Eshte per tu habit se si nuk u be testime per kete popull te varfer,por jo duhet te shkojne tek Spitalet Private me 15000 lek te reja testin.Si eshte e mundur qe nuk flet njeri dhe ne kete faze jete a vdekje??!!Kaq bytheleperisa kaq pa seder popull u katandis,dalin zagaret qe jane ne pune ne shtet apo qe paguhen me tendera,shperblime dhe i bejne zbor mediave online me komente ne favor te Partise.Te mallkuar qofshi dhe ja pafshi tymin ne shtepite tuaja

  2. Ministrja artiste says:

    Ça ishte kjo??
    Batutë nga Nard Ndoka!
    “Vera bëhet edhe nga rrushi”!!
    Pashë zotin o Edo mirë që nuk u shpjegove ndonjëherë se nga i gjete këto artiste.
    Por kur dalin në TV le të bëjnë pak stërvitje.
    Gojën nuk e kanë vetëm për ….. (të ngrënë bukë).
    Pa atë e di populli.
    Me gushtin ka ik dhe vapa.. !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje