Mandatet e PS-së me sistemin e ri elektoral

6 Tetor 2020, 17:28Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Edi Rama nuk këmbënguli kot që koalicionet shumë-listore (të tipit lokomotivë me shumë vagona të vegjel pas) të hiqeshin nga Kodi zgjedhor. Një sistem elektoral që lejon vetëm koalicione një-listore (jo shumë-listore) i vjen për shtat Ramës, sepse edhe me 45% të votës popullore (nga 48.2% që mori PS-ja më 2017), PS-ja mund të sigurojë 71 mandate.

Në fakt, bazuar në sondazhin më të fundit FBA (https://followbusinessalbania.com/fba-poll-ps-53-1-the-rest-46-9-eduard-zaloshnja-from-a-poll-commissioned-by-follow-business-albania-with-2200-interviewees-interviews-face-to-face-in-the-field-and-with-phone-cellular-calls/), PS-ja në fund të shtatorit do të merrte 53.1% të votës popullore (nqs zgjedhjet do të sishin zhvilluar në fund të shtatorit).

Dhe duke përdorur të dhënat e hollësishme të atij sondazhi, për një analizë statistikore me 100 mijë simulacione, më rezultoi se në pothuaj 80 mijë simulacione, PS-ja do të kishte marrë 72-74 mandate në shtator, sipas sistemit të ri elektoral (shihni grafikun shoqërues).

Seç do të ndodhë deri më 25 prill, mbetet për t’u parë, por fillimisht të presim nëse Rama do të ndryshojë mendje pas kthimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor nga Presidenti Meta (e sigurtë) dhe trysnisë së kancelerive perëndimore për rikthimin e koalicioneve shumë-listore (s’i dihet)…

9 komente në “Mandatet e PS-së me sistemin e ri elektoral”

  1. Timi says:

    Pas 25 Prillit, PS do marre 84 deputete, Sali Berisha vdes me trompoze nga inati dhe marazi qe Edi beri histori me mandatin e trete rradhazi, ilir meta merr hodithe cerebrale dhe i shtremberohet e paralizohet gjysma e surratit, Monika perfundon ne cmendine, Luli Vasha fillon pune si anal-ist ne Andi Bushatin.

    1. Shenjestra says:

      TIMI,mire e ke ti por nuk do presidenti Meta.Ai nuk ka per t’a firmosur kurre kete vendim te parlamentit per kodin zgjedhor.

  2. Kurjani says:

    Hahahahahaaha
    Me lot me kto pjeshkat e ps hahahahahah
    Hahahahah
    Aman per sa e ka shif sumen ky tromaksja se kta na shtojn jeten .
    Mir lek skemi e halle plot po te pakten jan kta sumkat e sondazheve .
    Mos u mezittttttttt tromaksje se erdh 25 prilli .
    Ti me ate surrat as plken te de nuk shef o i lodhur

  3. specialisti says:

    Jo , nuk ndodh kurre qe te behen ndryshimet qe kerkon Ilir Meta. Rama eshte kokeforte. Nuk terhiqet e te beje cfare thote Iliri.
    Ketu nuk je parashikues fare.
    RESPEKTE

  4. Gjergj says:

    Ky ngeli koqe kandari enverist.

  5. Yt says:

    O populli…
    LSI vdiq.parti familjare bastardesh.
    Rama I shpartalloj sic do populli.

    Me 25 prill PS fiton 87 deputete.

  6. Ish votuesi demokrat. says:

    Ne 2017 me 48,2% mori 74 mandate PS, tashti me 53.1% del me 73 . Sipas kesaj del qe Edi kodin e ri qe opozita po cmendet nga marazi e paska bere ne favor te opozites. Kush ma shpjegon dot kete mor aman.

    1. Loku says:

      Po te jap nje shembull.
      Ne durres po te bashkosh votat e PD me LSI te vitit 2017 automatikisht marrin nje deputet me shume.

      Per te mbajtur te njejtin nr deputetesh PS i duhen me shume vota kesaj here.

      A i ka?
      Ka dyfishuar nr r bashkive. Besoj mjafton

      Kujdes Shkodren dhe Kuksin kesaj here se qarqet e tjera lodheni kot

  7. Yuiop says:

    Imagjioni rikthimin e Metes, Mones, Sales, Shehit spo Mediut. Jane njerez qe kane vrare e kane vjedhur, pastaj piramidat, viti 1997, viti 1998 etj. Populli nuk do tu degjoje emrin e jo me ti votoje, cka e ben te besushme fitoren e Rames (PS).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje