E vërteta e rikthimit të "vizave" dhe një sqarim përtej politikës

6 Tetor 2020, 10:41Blog TEMA

Nga Endri Xhafo

The Electronic System for Travel Authorization (ESTA) është një sistem i automatizuar që përcakton kualifikimin e një vizitori për të udhëtuar PA VIZË! Shtetet e Bashkuara të Amerikës e aplikojnë që prej vitit 2009 për të gjithë shtetasit e vendeve që përfitojnë nga Visa Waiver Program (VWP), pra udhëtimi pa viza për në SHBA (US ESTA nevojitet edhe për udhëtime në Guam, Puerto Rico dhe US Virgin Islands).

Që prej vitit 2014 ESTA ka një kosto prej 14$ për person, lipset edhe për fëmijët pa dallim moshe, rekomandohet të aplikohet qysh para blerjes së biletës së avionit, por në çdo rast jo më vonë se 72h përpara udhëtimit, dhe pa të kompanitë ajrore nuk të bëjnë check-in. Ndërsa kur futesh në territor amerikan nga toka (Kanada & Meksikë) plotëson një formular letre.

ESTA ka vlefshmëri 2 vjeçare. Kush nuk ka nevojë për ESTA për të udhëtuar për në SHBA? Shtetasit e atyre vendeve që kanë nevojë për vizë, siç janë shqiptarët ? E megjithatë, me vizë apo pa vizë (ESTA), të cilat autorizojnë udhëtimin, zyrtarisht asnjëra nuk autorizon futjen në territorin amerikan; këtë e vlerëson vetëm autoriteti doganor në port apo aeroport. Pra, teorikisht, edhe nëse je shqiptar me vizë apo anglez me ESTA, agjenti doganor amerikan në kufi mund të të refuzojë hyrjen në territorin amerikan.

Tani, këtë gjë që SHBA e bën që prej 2009-ës, BE ka përgatitur një raport në 2011 për ta aplikuar edhe ajo në zonën Schengen. Sistemit ETIAS (European Travel Information and Authorization System) do t’i nënshtrohen si shqiptarët, edhe amerikanët. Pra ESTA europiane, me inicialet ETIAS, nuk është rikthim vizash, por një sistem i automatizuar që synon, sipas europianëve, të rrisë sigurinë e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Jam habitur se si disa ish-funksionarë e shesin këtë si rikthim të vizave me Shqipërinë. Ose injoranca, ose pafytyrësia, – sepse njëra nga të dyja është, – nuk kanë brirë. Vendimi për rikthimin e vizave me Shqipërinë edhe mund të merret një ditë, – inshallah jo, – por këtë herë nuk është ky rasti.

9 komente në “E vërteta e rikthimit të “vizave” dhe një sqarim përtej politikës”

  1. Maverick says:

    Shpjegim shterrues.
    Por derrave te shqupit, pak i ben pershtypje.

  2. Lymi Tutit says:

    Me thjeshte : Kjo lloj procedure,perfshin qytetaret e 60 shteteve,perfshire ato te SHBA’se (besoj pak me vone edhe Britaniket). Asnje diskriminim,asnje panik…. Lymi Tutit

    1. qazim says:

      Thuaja Bujar gomarit,ben si i zgjuar kur aftesite e tije nuk i kalojne ato te nje pompisti,me apo pa mustaqe.

  3. Vl says:

    Vetem per te fituar lek as gje me teper.

    1. Skender Beu says:

      Normal, per çdo 1 turiste BE arketon 14 dollar, nga rreth 300 milion turiste qe vizitojne europen i thone 3 miliard e kusur dollar. Dhe themi pastaj qe; europa hapi thesin e na dha ndihme kan 10 milion dolar???sa gallate. Me paret tona ben sikur na ndihmon.

  4. Henks says:

    Jam dakord me shpjegimin shterues të autorit të artikullit por nuk kuptoj përse përdorin shprehjen “inshallah”, përse nuk shkruajnë “do Zoti, dhashtë Zoti”? Duken si arabë.
    Biles më mirë do ishte që një gazetar apo intelektual mos të përdorte fare shprehje të tilla me ngjyrim fetar, nuk është profesionale. Mund të thonë psh, “shpresojmë”.

  5. Populli says:

    PO cfare meresh me keta funderrina,qe i ka bezdi familja jo me shoqeria,me keta unuke,qe kane qene dhe jan dhe presidenta,KM e cfare muti jane,keta ordinier kujtojne se behet politike dhe keta behen faktor me alibite qe krijojne vete dhe bejne sikur i besojne,po ky popull as nuk e rrun dhe s’do me dite a ekzistojne,shin trapin me ta

  6. edi says:

    O Lymi Tutit ku ke pare ti qe AMERIKA paguan per te ardhur ne Europe ?

  7. Usa says:

    Currently, US citizens can travel to Europe for up to 90 days without any sort of travel authorization. … Visa-free travelers, including US citizens, will need to request ETIAS authorization before visiting the Schengen Area. They can complete an application and pay a service fee of 7 euros (about $8) online.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje