Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi thotë se çështja e koalicioneve është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të pengohen me anë të një ligji.
Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Varhelyi tha se për BE-në, kjo çështje është shumë e rëndësishme.
“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke bazuar tek debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje.
Për sa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”-, theksoi ai.
Komisioneri tha se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.
“Na duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë”- nënvizoi ai.
Duke u ndalur tek investimet e BE-së, ai tha se plani fillestar është prej 9 miliardë euro dhe po diskutohet edhe për 20 miliardë euro të tjera.
“Ne përcaktojmë 9 miliardë euro në formë grande. Ne po punojmë edhe për një fond prej 20 miliardë euro shtesë, pra sa rreth 30% e PP-së së rajonit.
Kur flasim për transportin, problemin më të madh për rajonin dhe tregtinë janë rrugët që mund të lidhin vendet me njëra-tjetrën. Pas 4-5 vitesh, panorama në rajon do të jetë tërësisht ndryshe. Jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë”-, shtoi ai.
Per sa kohe shqiptaret tallin veten si mos te talli trapin edhe ky.
Po nese ndaloheshin edhe koalicionet paszgjedhore thjesht behej me kushtetute qe shqiperia te ishte prape diktature.
Ky tipi na dha lajmin e mire se ligjerisht nuk qenkemi ne diktature???????
Dhe thone pastaj pse na percmojne, tallin dhe ofendojne te huajt.
PS; si puna e ketij tipit kane ardhur plot te tjere, bile si asnje vend tjeter I kemi celur negociatat nja 5 here kemi hapur vere e shampanje, dhe ajo qe kemi aritur eshte fitore se nuk do lodhemi ne rradhe po do I kemi vizat online.
Mero futi ndonje artikull per madheshtine e turqise se nuk te eshte bere norma me 15 artikuj per sot.