Koronavirusi, legjenda Panenka në terapi intensive

7 Tetor 2020, 20:16Sport TEMA

Antonin Panenka, legjenda e futbollit çek dhe shpikësi i parabolës në goditjen e 11-metërshit, është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Aktualisht, 71-vjeçari ndodhet në terapi intensive në një spital të Pragës. Lajmin e bëri të ditur klubi Bohemians, klub në të cilin ish-mesfushori është President Nderi.

Bohemians ka sqaruar se nuk mund të japë detaje nga gjendja shëndetësore e legjendës dhe ka kërkuar nga mediat të respektohet privatësia e tij dhe familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje