Meta publikon pikturën e Vojo Kushit, jep mesazh "lufte": S’ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut! E bëri burrërisht, u hodh si Tarzan mbi tank

7 Tetor 2020, 09:13Politika TEMA

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka publikuar një pikturë të realizuar nga artisti Sali Shijaku, ku paraqitet qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të tij antifashistë 78 vite më parë.

Meta ne mesazhin e tij ka kujtuar qëndresën e “Tarzanit” me fashistët, ku sipas tij ky i fundit fali jetën për Atdheun.

Presidenti e ka quajtur Vojo Kushin si “frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri”.

“78 vite më parë Tirana mbajti frymën për orë të tëra. Kodra e Kuqe, për 6 orë u ndez tym e flakë. Qindra fashiste kishin rrethuar një nga lagjet më antifashiste të kryeqytetit për të arrestuar “Tarzanin” dhe shokët e tij, Sadik Stavalecin, Xhorxhi Martinin dhe Muharrem Llanajn, në shtëpinë e patriotes tiranase Ije Farka.

Armiku i kishte bërë gabim llogaritë. Qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të Tij ishte jashtë çdo parashikimi nga pushtuesit.

Ndërsa Vojo Kushi humbi në këtë betejë shokët dhe mbeti i vetëm e pa municione, përmblodhi të gjitha fuqitë dhe kërceu si Tarzan i vërtetë mbi autoblindën e armikut duke e tmerruar pushtuesin dhe mbetur përjetë frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri.

Gjithmonë para se të niste shokët në aksion, Vojo Kushi u thoshte: “Nuk ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut.

Kush më bukur dhe burrërisht e bëri këtë se Vojo Kushi? Një mirënjohje e thellë sot i shkon Piktorit tonë të madh, Sali Shijaku, i cili 78 vite më parë, si një fëmijë 9-vjeçar i Kodrës së Kuqe, e përjetoi këtë betejë me ankth, dhimbje dhe shumë emocion.

Kjo ngjarje e gdhendur fort në kujtesën e Tij, falë talentit dhe dashurisë për këtë Hero të Popullit, u fiksua në kryeveprën monumentale të Tij, që paraqet ngadhnjimin e Heroit mbi armikun. Lavdi Heronjve të Atdheut!”, shkruan Meta.

Më herët në daljet publike, kreu i shtetit e ka krahasuar vetën e tij me Avni Rustemin, Mic Sokolin apo Vojo Kushin që “do mbrojë Shqipërinë përballë interesave të Sorosit”.

14 komente në “Meta publikon pikturën e Vojo Kushit, jep mesazh “lufte”: S’ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut! E bëri burrërisht, u hodh si Tarzan mbi tank”

  1. Theatre and Drama says:

    si Tarzani xhunges…paska rrjedh fare Likja me duket

  2. asd says:

    Imagjino sa ka vjedhur ky qe ka arritur ne kete pike deshperimi !

    Duket qe po i vjen fundi !

  3. Dridhe Like, se na fike says:

    Like ne tanke nuk kemi më.
    Se i shkriu Mediu të gjithë tek Delijorgji.
    Por nqs do ta imitosh.
    Dili perpara “karrocës së Dylit” (PeDe-së së Salehut) me “pilot” holandez LULin mbase ata edhe mundet ti ndalosh ti o “Luani” i Çepanit.

  4. Dhe ti ,
    si Tarzani i Lalzit qe je
    hidhu ne ?
    ?[ ovacione ne Pill te Lalzit , Tarzani hidhet live ne kok ne ?
    gjith banort e Pillit kurjoze ,nqs Vryma e Tank-ut me Mut -koken ja nxe ?

  5. "Mrekullia" says:

    Mos i ze me goje ( halen tende), Herojte e Popullit, pasi ata dhane jeten e tyre per liri. Ti o palle, loqe me mire, je vetem nje bajge, jashqitje e Kombit Shqiptare. Ti nuk di cfare flet, e ke humbur qetesine, pasi fundi po te vjen, e shpejt do behesh banor i Recit.

  6. Pleshti says:

    Po bëhe mor jahu..se na plase…???mbahe fjalën një herë mor mut???

  7. Rrofshë Like.
    Na kënaqe që në mëngjes me këto batuta sa idiote aq edhe shprehje e një dëshpërimi pa fund se nuk po të vjen pas askush në këto shfaqje patriotike.
    Dëgjo, ti bëja ndryshe nga Vojoja, Avniu apo Mic Sokoli.
    Hip të 15 katëshi lart e hidhu se ku i dihet duke bërë shqiponjën me duar mund edhe të fluturosh!

    1. Like goldenboy says:

      ????
      Po i duhet dhe bisht me fluturu o Qorri dhe xhepi.
      Si thua ti fusin dhe ndonjë pras.
      Mbase kështu 100% e sigurtë që fluturon.
      “Laraska” e Çepanit.

  8. apolonacademy says:

    presindent injorant , ti e di shume mire o gomar qe tarzani jetonte ne xhungel , jo neper fshatra si ty gomar kafshe e zbutur , leri filmat me shpata , lere vojo kushin e gjith deshmoret qe i ke zene emrin ke ketu e tre vjet me gojen tebnde nevojtore , kush ka mendet e tua e kush te vjen ty pas , ne goooop te semes te vej , shqiperia dhe shqiptaret nuk i mbani me dot peng ju plera , 30 vjet na keni vjedhur , na keni vrare e grabitur , na keni ndjekur nga vatrat tona , fundi juaj o plera 30 vjecare te cdo lloj kahu politik , do jete sekuestrim dhe qypi, zoti e bekofte popillin dhe shtetin AMERIKAN , flm USA .

  9. Luli says:

    Po kujt i plasi hajdari per ty.cfardo qe te besh .ti do mbetesh ai qe te perkufizon tutori yt.hajdut.vrases me pagese.trafikant droge.femijesh.vajzave te mitura.mashtrus.i pa bese.perfundimi yt do jete burgu dhe sekuestrimi i pasurise.keshtu ka thene Saliu.per te tjerat ti mire te av.H.Beqiri

  10. 19 says:

    Prap se prap i vdekur do jesh asnje ska per ta rrujt karin per ty o rrot kari president se paske ik per lesh po bo burri kshu si kurvat .

  11. Rrofshë Like.
    Na kënaqe që në mëngjes me këto batuta sa idiote aq edhe shprehje e një dëshpërimi pa fund se nuk po të vjen pas askush në këto shfaqje patriotike.
    Dëgjo, ti bëja ndryshe nga Vojoja, Avniu apo Mic Sokoli.
    Hip të 15 katëshi lart e hidhu se ku i dihet duke bërë shqiponjën me duar mund edhe të fluturosh!
    O Debil, ke meritën e rrallë të jesh i pari president i republikës me mungesë totale të seriozitetit në ushtrimin e kësaj detyre.

    1. Ceni says:

      Mthim te simbolika komuniste. C’lidhje ka hajduti me ate kohe? Asgje, eshte thirrje per anetaret e bandes ta shpetojne. Eshte i vdekur.

  12. Shqiptari says:

    Obobooo ,iku per lesh…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje