Bashkimi Europian ka paraqitur një plan të madh investimesh në Ballkanin Perëndimor, i cili, së bashku me rritjen ekonomike dhe reformat politike pritet ta çoje rajonin më afër unionit.
Krahas progres-raporteve, Komisioni Europian paraqiti të martën një plan “Marshall” për Ballkanin Perëndimor, duke nxitur investimet e reja, hapjen e vendeve të reja të punës, lidhje infrastrukturore me Europën dhe forcimin e bashkëpunimin rajonal.
Udhëheqësit europianë kanë rënë dakort këtë verë që fondet për vendet e Ballkanit Perëndimor para-anëtarësimit në union të kapin shifrën e 12,6 miliardë eurove. Siç edhe njoftoi të martën, Komisioni planifikon të investojë pothuajse 70% të financimi, ose 9 miliardë euro, përmes investimeve.
Për më tepër, Komisioni parashikon gjithashtu krijimin e një strukture garancie për të mbledhur në 20 miliardë euro të investimeve shtesë publike dhe private në të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të marra së bashku investime mund të përfaqësojnë pothuajse një të tretën e PBB-së totale të rajonit, dhe të çojnë në një rritje prej 3.6% të ekonomisë së vendeve të Ballkanit.
BE tashmë ka caktuar 3.3 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike dhe nevojat e menjëhershme që lindën pas pandemisë, ndërkohë që planin e ri i investimeve që përqendrohet në plane më afatgjata.
Përmirësimi i infrastrukturës dhe transportit do të jetë një fokus kryesor i planit shtatë-vjeçar të BE-së, e cila mësohet se ka prezantuar 10 projekte të mëdha innfrastrukturore që do të lidhin vendet e Ballkanit me njëra-tjetrën dhe rajonin me vendet fqinje të BE-së në të gjitha drejtimet.
“Ne duhet ta lidhim rajonin me Europën, por gjithashtu duhet të lidhim vendet e rajonit me njëra-tjetrën. Kështu që vendosëm të siguronim investime për të lidhur të gjitha kryeqytetet e rajonir me rrugë dhe hekurudhë me njëra-tjetrë” tha Komisioni i Zgjerimit, Olivér Várhelyi në një deklaratë nga Brukseli.
“Autostradave dhe hekurudhat janë të paplota dhe duket sikur parandalojnë flukse të reja tregtare në rajon prandaj vendosëm të ndërhynik fillimisht në këtë drejtim” u tha Várhelyi eurodeputetëve.
Planet përfshijnë përfundimin e pjesës “Autostradës së Paqes” në Kosovë, duke lidhur Prishtinën dhe Beogradin, nga atje duke rritur lidhjen me Podgoricën dhe Sarajevën. Rreth gjysma e projekteve të sugjeruara nga Komisioni përqendrohen në autostrada, me BE-në që planifikon të financojë rreth një të katërtën e kostove të tyre.
“Për secilin projekt të infrastrukturës rrugore, Komisioni do të promovojë zhvillimin e zgjidhjeve të gjelbërta të transportit “, tha Varhelyi.
BE do të investojë po ashtu në sektorin privat për të rritur konkurrencën dhe inovacionin, në energjinë e rinovueshme, rinovimin e ndërtesave publike dhe private për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të zvogëluar emetimet e gazeve serë dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza.
KE ka propozuar po ashtu investime për rritjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme duke u përqendruar kryesisht tek energjia hidrike, me përjashtim të projekteve diellore në Maqedoninë e Veriut.
Komisioni gjithashtu kërkon të shkëpusë rajonin nga varësia e qymyrit, ku djegia e karbonit është ende burimi kryesor i energjisë, duke zënë 70% të prodhimit të energjisë elektrike.
“Roli i tranzicionit të gazit është i një rëndësie të madhe,” tha Várhelyi, duke shtuar se kalimi në gaz mund të zvogëlojë emetimet e karbonit me 60%, ndërsa tubacionet e reja të gazit, të ndërtuara sipas planit mund të përdoren më vonë për hidrogjen.
Në fushën e mjedisit, Komisioni po planifikon të investojë në menaxhimin e ujërave të ndotura, pastrimin e lumenjve dhe ngushticave.
Për më tepër, infrastruktura dixhitale do të jetë gjithashtu një fokus të financimit të BE-së nga Komisioni.
“Ikja e trurit (emigrimi i profesionistëve) është një problem serioz i Ballkanit Perëndimor” tha Várhelyi. “Kur rajoni të bëhet më tërheqës për investitorët, mjedisi ekonomik do të bëhet më tërheqës për elitën dhe njerëzit më të aftë dhe më të arsimuar do të kthehen në rajon”.
Një nga propozimet e Komisionit për të trajtuar këtë çështje do të jetë shtrirja e Garancisë Europiane të Rinisë në Ballkanin Perëndimor, një projekt i krijuar në vitin 2013 pas krizës financiare, për të trajtuar papunësinë e të rinjve në BE.
Një numër parlamentarësh pyetën Komisionerin se si ai do të lidhë me sukses mbështetjen monetare me shqetësimet e sundimit të ligjit të përhapura në shumë vende të rajonit.
“Kam një mesazh për rajonin, se nëse shohim ndonjë prapambetje ose mos vazhdim të reformave, do të jetë shumë e vështirë për ne të vazhdojmë financimin,” tha Várhelyi.(SI)
S’duhen pranuar këto investime sepse kemi probleme më të domosdoshme për financim ,dhe s’do kemi mundesi të tërheqim sepse Gjermania e BE-së flet në emrin e ballkanit me FMN dhe Bankën Boterore.Ka një vit që s’përcaktojn datën e nisjes së negociatave dhe s’na thon se kush është delja e zezë e BE-së.
Ballkani perendimor merr 12 miljarde. ndersa vetem Greqia ka marre nga 14 miljarde e siper ndihma çdo vit pres BE!!
megjithate me mire 12 se hiç.
Dmth ti dashke me shume se vendet e BEs? Kur i jep lypsit leke, te merr inat pse i jep femijeve te tu me teper? Hajde llogjike hajde
e pata fjalen per ballkanin dhe jo shqiperine si vend me vete. plan “marshall” perjashton klasifikimin “lypsar” por qe ne fakt kjo ishte paradigma qe kerkova te theksoj.
Vetem fmit e refugjatve te par mas 90tes qe kan lindur dhe jan rritur dhe shkolluar jasht do ta bejn shqiperin, se jan te edukuar me rregullin dhe disiplinen e perendimit , se kta qe kan lindur ne shqiperi dhe kan dal jasht te rritur , ose ata qe kan ber shkollohen e mesme ne shqiperi dhe qe ikin per studime mas shkolles mesme jan edukuar me stilin shqiptar me teorin e KÇKs , kta behen me te kqinj se baballaret e tyre se esht edukacioni shqiptar i mas 90tes qe e ka shkaterruar kte vend.
Plani marshall duhej bere qe ne vitin 1990 , jo pas 30 vjetesh,nje gje te tille beri usa me italine mbas luftes se dyte boterore. Nqs behet me serozitet do te ishte nje gje shume e mire per vendin tone. Si i thone me mire vone sesa kurr, por evropianet kane shume llafe dhe fakte shume pak.
Fake News, Ten out of Ten, Lol!
Tema mashtruse, lol
Mbase BE këtë radhë e ka seriozisht,fundi për hajër thotë populli.
Shume mire. Investimet tregojne orjentim te BE drejte ballkanit. Kjo e kalon rajonin ne nje stad tjeter. Do ndryshojne jeten dhe raportet mes vendeve. Edhte forca e lirise!
Gjithë këto “para”, në fund do të rezultojnë një vrimë në ujë. Do kthehen mbrapsht nga kanë ardhur me studime, asistencë teknike, mospasje projektesh, noskryerje reformash etj. Shqipërisë do i hedhin ndonjë thërrime, si të ishte një shtet OJQ.
Titulli nuk ka lidhje me lajmin.
C’do te perfitoje Shqiperia nga plani marshall?
Gjithcka ishte per te gjithe rajonin.
Nuk pashe asgje konkrete per Shqiperine.
Nejse, mos beni tituj te tille si ca portale jo-serioze.
Mbani seriozitetin tuaj.
Bravo BE-ja, Ballkani me ne fund do jete pjese e perendimit.
Ore po me te vetete BE fal para? Po c’behet keshtu? Ka shkalluar Brikseli, app eshte kthyer ne shoqate bamirese? Kush fal para nga xhepi i tij? Vetem budallenjte dhe te cmendurit. Thoni te verteten, keto investime do te kryen nga bankat europiane dhe jane kredi me interesa3 te caktuara me perqindje te caktuara per perfitime te caktuara politike. Shumicen e punimeve dhe tenderave jane te percaktuara nga bankat se kush do t’i fitoje.
Ku eshte perfitimi I Shqiperise I shpallur ne titull?
Artikulli fsheh nje te vertete tronditese: sa % marrin vendet e ballkanit Perendimor vec e vec?
Kjo paqartesi me le te dyshoj se 90% e investimeve do t’i marre Serbia Shoviniste e Milloshevicit
dhe e pasuesve te tij Aleksanderve Vuvic e Vulin…?!
Mos vraponi sh se kastravecin do merrni domaten e duan per vehte..ose per miqte e tyre do ta shikoni..???
Une them specin…LOL!
shqipot fluturojne me b ithe, lol!
Sa fiton Shqipëria?.. Thotë artikulli…?
Mos jena fort optimiste, gjitha kto ndihmat financiare te BEse jane si thone kah Jugu nje ver ne uje. 70% shkon per “stafin e specialistave te BEse me rroga te majme, me sekretare. me qira zyrash e banesash dhe” Know how” experience i thone , ne ndertim jane firmat e ndertimit te tyne dicka punsojne gjoja staf lokal ( dhe ndjekin politiken e pagesave lokale dmth ne Shqiperi max 800 evro).Po dicka do marrin edhe politikanet vendas qe hedhin firmen ,etj. me nje fjane me rruve te rruva ne fund brisku i berberit.
Shumicen e merr serbia mos u merzitni. …negocjatat e ka hapur ne europe po futet . kosoven kurr nuk ka per ta njihur. Europa e qelbur e shperble per vrasjet e Shqiptareve…
Nuk pashe emrin e Shqiperise ne asnje fjali(pervec titullit te shkrimit).behuni nje cike gazetare,se terbute dynjane per ca klikime me teper.profesionalizmi per toke,0 me xhufke.