“17 vjeç dhe e virgjër? Nuk mund ta besoj”, e përdhunon për 2 vjet dhe e mban peng me kërcënime se do i shpërndajë videot intime: Historia e vajzës nga Kukësi përfundon në polici

8 Tetor 2020, 12:03Kronika TEMA

Një 51-vjeçar me inicialet B. K., i cili jeton në Britaninë e Madhe është shpallur në kërkim policor nga komisariati numër 1 pas denoncimit të një 19-vjeçareje, që pretendon se u abuzua seksualisht prej tij dhe u mbajt për dy vite rresht nën shantazhin se video do shpërndahej dhe se ai do t’u tregonte prindërve që vajzën nuk e kishin të virgjër.

Vajza dyshohet se e ka njohur burrin kur ishte 17 vjeç në qytetin ku ajo ndiqte gjimnazin në Kukës dhe pas njohjes përmes rrjeteve sociale ai i propozoi se do ta merrte për nuse për kunatin, edhe ai emigrant në Angli.  E reja i doli në takim burrit për t’u takuar përballë, por ai pasi e nxori jashtë qytetit me automjetin e tij e abuzoi seksualisht dhe më pas e mbajti nën kërcënim dhe kanosje se do t’u tregonte prindërve të saj. Çështja u mbajt e fshehtë deri ditën kur nëna e 19-vjeçares kërkoi ndërhyrjen e forcave të policisë, pasi e bija kishte fikur numrin e telefonit dhe se familja nuk kishin asnjë informacion për të.

Zbulimi…

Në tentativë për t’u lidhur me të bijën, në fund të muajit shtator prindërit udhëtuan nga Kukësi drejt Tiranës dhe aty u informuan që e reja ishte larguar nga konvikti ku qëndronte. Por nga marrja në pyetje e sportelistit, ai ka treguar listën e emrave si dhe ka dhënë detaje “vajza juaj u largua dy ditë më parë, në tre të natës erdhi një burrë dhe e kërkoi. Vajza pohoi- është babai im. Po ikim në spital”, sipas këqyrjes së kryer në bllokun e shënimeve të sportelistit vërehet sipas burimeve se arsyeja e daljes nga punonjësi i konviktit është nënvizuar “për spital – erdhi i ati”. Sportelisti shpjegon më tej sipas burimeve “ky burrë rreth të 50-ve më tha se dëshiron të takojë vajzën e tij. Nuk e lejova sepse nuk lejohet. Më pas studentja zbriti poshtë dhe pasi pa hezitimin tim më tha se ai burrë ishte i ati”.

Sipas burimeve policore të Gazetës Si, agjentët janë vënë në kërkim të së resë dhe e kanë gjetur në Tiranë. Ajo ka vendosur të flasë dhe të hapë letrat.

Ajo pretendon se gjithë lidhja e saj me burrin ka nisur kur ajo ishte nën moshë se dhe vazhdimisht kishte tentuar të njoftonte policinë, por nuk lejohej nga 51-vjeçari që sipas këqyrjeve në sistemin TIMS rezulton të ketë hyrë e të ketë dalë nga Shqipëria gjatë shtatorit. I dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, ndaj tij rëndon sipas burimeve policore edhe vepra e kanosjes, pasi në telefonin e të resë janë gjetur një sërë mesazhesh, jo vetëm të tij, por edhe të gruas e të vajzës të cilët së bashku e kërcënojnë ”nëse shkon në polici, do të shuajmë”.

Si nisi çështja? Vajza tregon…

“Nipi i gruas së B.K erdhi të më kërkonte në shtëpinë time në Kukës. Në njëfarë mënyre po kërkonte leje që ne të dilnim bashkë. Por në rrjetet sociale hyri një person që filloi të më flasë kundër tij dhe të thoshte fjalë të këqija. Kishte moshën e babait tim dhe më tregoi se ai djali nuk e kishte seriozisht me mua dhe se kishte një marrëdhënie tjetër. Një ditë më kërkoi ta takoja dhe dola pa vënë në dijeni prindërit. Kur mbërrita në pikën e takimit ishte hera e parë që e pashë LIVE, gjatë bisedës kërkoi të kryenim marrëdhënie”, dëshmon vajza.

19-vjeçarja shpjegon në qëndrimin e saj përpara policisë se abuzimi seksual nga 51-vjeçari ndodhi në takimin e dytë, ku ai i kishte thënë se do t’i tregonte sekrete, për djalin që po i kërkonte dorën në shtëpi dhe që ai e ka vëllain e gruas.

Vajza thotë: Mbaj mend që gjatë gjithë kohës qaja duke ju lutur dhe kur ai mbaroi qëllimin e tij u largova në shtëpi duke qarë. Përpara se të kryente marrëdhënie me mua më pyeste “si ka mundësi që një vajzë 17-vjeçare të jetë ende e virgjër.

Në vijim më shkruante në telefon, nuk ju përgjigja ndërsa nuk ju thashë prindërve se çfarë kishte ndodhur dhe nuk e dhashë veten në shtëpi.

Vajza shton se nga Anglia 51-vjeçari ndërhynte në të gjitha llogaritë e saj, përfshi edhe WhatsApp duke e kujtuar se nëse nuk i qëndronte besnike do ju thoshte prindërve të saj.

Kjo gjendje sipas 19-vjeçares ka zgjatur dy vjet dhe siç ajo e përshkruan “nën shantazh dhe kërcënime ajo bindej dhe dilte në takime”.

“Sa herë donte ai, natën ditën, ai thoshte orën dhe vendin dhe unë dilja. Më kujtonte se kishte video të miat, se do ua tregonte prindërve që të mësonin se vajza e tyre nuk ishte e virgjër dhe se më pas do i shpërndante ngado në rrjetet sociale”.

Në dëshminë që policia administroi dhe që burimet e citojnë për gazetën Si, situata është rënduar më tej kur 19-vjeçarja i ka thënë: do njoftoj policinë.

Gruaja e tij filloi të më kërcënojë në telefon, këtë gjë e bëri dhe vajza e tij. Gruas dhe vajzës së tij ju thashë që nuk e njoh personin në fjalë, por ajo më kujtoi se donte të më merrte nuse për të vëllain. Kisha frikë t’i thosha çfarë kishte ndodhur, dhe frika më buronte nga B. K.

Kur agjenti i policisë e pyet të renë se përse nuk shkoi në polici ajo përgjigjet:

Ai më tha “kam miq, njoh shumë dhe nuk më bën dot njeri gjë këtu”.

Janë marrë në pyetje edhe prindërit e të resë, të cilët konfirmojnë se nuk kishin asnjë dijeni dhe se B. K e njihnin si banor të zonës.

Policia thotë se nga verifikimet në sistemin TIMS rezulton se B. K ka hyrë në Shqipëri në datën 6 shtator përmes pikës kufitare të Morinës dhe më pas është larguar përmes aeroportit të Rinasit. Policia deklaron për gazetën Si se 51-vjeçari u shpall në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe kanosje.

11 komente në ““17 vjeç dhe e virgjër? Nuk mund ta besoj”, e përdhunon për 2 vjet dhe e mban peng me kërcënime se do i shpërndajë videot intime: Historia e vajzës nga Kukësi përfundon në polici”

  1. Alban says:

    Keta burra mostra duhet te kastrohen kimikisht. Kafshe qe nuk njohin njerzillik. I paska shkaterruar jeten te shkretes. Te vihet ligji per kastrimin.

  2. Shqiptari says:

    Ligji duhet te jete tejet i ashper,si shume vende te botes.Sido qe te jete e demtuara,ne çfardo rrethane te kete ndodhur perdhunimi,nese vertetohet se eshte mashtruar,dhunuar dhe oerfhunuar.ligji te jete tejet i ashper.Sot,sado pervers te jeshe,ka plot bordello legale dhe ilegale ku keta manjake dhe te semure seksual mund te shryjne epshet.

  3. Shenjestra says:

    Eshte e vertete qe burri duhet te vihet para ligjit,por ama edhe vajza ka gabime e saja trashanike.Zakonisht vajzat te moshes nga 14 deri ne 18 vjeç,jane nen presionin e hormoneve,u eresohen syt,kane deshire te shfrenuar seksuale dhe u duket bota ne zotrim te tyre.Nga keto ato nuk vene re se ç’bejne dhe pranojn te bejne mardhenie seksuale te kenaqesheme me ç’do njeri,i moshuar apo i ri. Pasi kryejn veprimin,pendohen dhe shkojn ne polici.Por ama kjo nuk ka me rendesi,buka u thye,nami keq u perhap,zemrat e prinderve u dogjen,bashk me to edhe vete vajza.Kur te vijn mend nuk te hane as qent.

    1. Adi says:

      Shenjestra ti krahason nje 17 vjecare me nje 51 vjecar per nivel pergjegjshmerie, justifikimet si i yti jane shume banale dhe mbeshtesin pedofilet dhe dhunuesit e perdhunuesit qe jane mjeshtra te manipulimit. Po edhe une i ve faj vajzes qe ka dale te takohet me kete kriminelin qe do varur, vetem per vetem, dhe shpresoj shume qe vajzat e reja te mesojne nga kjo qe te mos bien viktima por sic duket e kane banor lagjeje, dikur nje njeri me te rritur e te moshuar qe e kishe edhe fqinj e konsideroje si familje, si njeri qe mund ti besoje, qe mund te te keshillonte dhe mbronte jo si gjahtar virgjereshash, fqinjet kujdeseshin per njeri-tjetrin tani jemi bere si kanibale, hame njeri-tjetrin keto dekadat e fundit, njerez pa nder. Vajza per hormonet mund te ishte kujdesur me nje bashkemoshatar nese do e kishte merak, ose me nje djale 20-25 vjec jo me nje shemtire 3-fishi i moshes se saj. Ky nuk me duket justifikim, me siguri e ka perdhunuar dhe kercenuar me vone. JAM PLOTESISHT PRO KASTRIMIT KIMIK per njerez te tille, I bejme nder shoqerise ne pergjithesi dhe familjes ne vecanti. Jemi shume te shpejte per te gjykuar vajzat kur nderkohe edhe ligji i konsiderpn akoma minoren por nje njeri qe duhet te ishte plotesisht i pergjegjshem, per shkak te moshes qe ka, ka familje te ciles duhet ti qendroje besnik dhe te kujdeset per te, por nuk e ben mbyllim njerin sy. Kjo duhet te ndaloje nese duam te kemi nje shoqeri/komunitet me te mire dhe njerez me te pergjegjshem.

  4. gjell qensh says:

    kta monstra gjejn viktima si pun e ksaj qe 17 vjecare ,qe niset te bej takime fshehurazi prinderve , plus edhe kur e peson nuk tregon ! Ne radh te par kemi te bejm me nje mardhenie qe calon prinder femi e ktu filon e keqja Frika ben te thelloj gabimin e kur ky trashet ateher nena shqetesohet ! Vjen kafsha 51 vjecare e kjo i” beson” prallave te tij ! Shife cfar “gjelle” :” Me kercenoi gruaja dhe vajza e tij” ,thot kjo kurvick qe frika e con thell e me thell ne faj ! Pra ky perbindesh qenka familjarisht i till !!Hajde mere vesh kte lloj llumi shqiptaresh malsor !

  5. Shkodra says:

    Po mire moj goce…te mori perendia mendjen?cmut doje ti ne takim me te?apo te hengri gopi..ok..ai monster…por ty nuk te ka kap me zor…vajte ne takim disa here…

  6. pa vlere says:

    Rrace perversesh!
    Atje ku glorifikojne “ndershmerine” dhe “virgjerine” atje eshte degjenerimi dhe perversiteti me I madh!
    Mendo; burre 51 vjec, me grua dhe me vajze te veten, shkon dhe perdhunon dhe mban ne terror psikologjik nje vajze 17 vjecare!!!
    Rrace qe duhet ndeshkuar pa meshire dhe duhet kalbur ne burg!
    Ptuuu!

  7. Vllahu says:

    O shkodra po te ishte vajza juaj cfar do komentoje

  8. sa perdhunime vajzash e vrasje grash kan ndodhur –
    keni dal ju te beni noj Protest para Miljarderrave te Drejtesise e para Parlamenti ?
    Asnjiher!
    Vetem kur ju afroj Bandat Politike sufllaqe sallam e birre cirreni rrugve .
    Vajzen e shikoni se nga vjen,
    mjerimi, e ardhmja e pasigurt ,degjenerimi total, i ka her te jen te dobeta edhe te pazonja nga ana psikologjike.
    Dhe shpresojne edhe kur e din mir se po gabojn.
    Sado jo inteligjente mos te jet Femra e ka ate instiktin mbrojtes ne vetvehte,
    qe e ndjen ,kupton,se cfar tipi ka perball,sado mashtrues te jete Mashkulli,
    por,
    nji femer e pashprese,ne kushte te veshtira jete i lejon vetes,sepse shpreson edhe ke e keqja,
    kur ska ngelur me shpres.
    Duhet Ligji sa ne i ashper per dhunen vs Femres menjiher,sot.
    Sepse te komentojm e japim mend ,nga lokali,ose shtepia nuk arrijme asgje.
    Etj etj etj

  9. Jimmy says:

    KJO thot ma kerkoi qe ne takimin e pare,pastaj shtone seksi ndodhi ne takimin e dyte.Po kur e pe qe ne takimin e pare te donte per sex ,ca ps deshe qe vajte prap.Apo si kuksiane the po kap nanji me letra Angleze.

  10. Kuriozi says:

    Ndalni! Mjaft!
    Mos vazhdoni te fajesoni viktimen!
    Fajtor eshte 100% 51 vjecari qe mund te Jette e dhe gjysh dhe qe gruaja dhe e bija mundohem t’ia mbulojne horrlliqet , ne vend qe t’ I tregojne deren ketij monstre. Dhe 1000 here me fajtore eshte kjo familje qe paska ditur cfare ndodhte dhe pa pike turpi kane kercenuar vajzen e mjere, ne vend qe te denonconin burrin / baben ne polici. Te tre jane njelloj fajtore. Te tre duhet te denohen dhe te dera e shtepise t’u shkruhet me germa te medha: “ Ketu banojne vetem monstra.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje