“Më erdhi keq për Metën e dehur tapë”! Presidenti i “ndërsen” Blushin e tij Spiropalit: Nuk ka asnjë faj Fevziu

8 Tetor 2020, 23:00Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka shkelur çdo lloj etike mbrëmjen e sotme, pasi shkoi në emisionin “Opinion” i dehur.

Këtë gjë e ka pikasur edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila i tha gazetarit Blendi Fevziu se i erdhi keq për gjendjen e tij.

Ajo deklaroi se si nënë i vjen keq të besojë se presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë.

Por pas këtyre deklaratave, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi.

“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E.

E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave”, shkruan Blushi.

5 komente në ““Më erdhi keq për Metën e dehur tapë”! Presidenti i “ndërsen” Blushin e tij Spiropalit: Nuk ka asnjë faj Fevziu”

  1. zoga e vodices says:

    Bibilush po i del ne mbrojtje nje te lajhtituri le qe ti mos je me i sakte mire ai se pame ne cilen derexhe ishte po dhe ty te zuri rrakia kur e pe ate te dehur .

    1. Ilirjan says:

      Bibilushi, zedhenes i karabushit.

  2. Franci says:

    O Bilush po si nuk ke pak turp ore shurraq qe je kthyer ne nje sherbetor te pervuajtur te Ilir Floririt.

  3. Moni says:

    E ka nga derti….mbaroj dhe ky palaco…iku me turp…

  4. Dull tropoja says:

    Ore Blush mblidhe ore Meten mos e lejo te pije .me te thene e kam se i dehur do bythe te pakten ruj veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje