Themeluesi i Aleancës Kuq e ZI, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar në emuisionin “Open” se presidenti Meta i bën presion kryedemokratit Basha që të rrisë numrin e ministrave të LSI.
Ai u shpreh se Basha duhet të bëjë protesta, por në vend të kësaj i premton tregtarëve të veshmbathjeve tezga të reja.
“Opozitarizmi i Ilir Metës është presion ndaj Bashës për të rritur numrin e ministrave të LSI nëse vjen në pushtet. I
lir Meta dhe LSI-ja janë nofulla të së njëjtës gojë. Nëse shkrihet LSI-ja ikën edhe Ilir Meta.
Meta nuk i bën presion Ramës, ç’lidhje ka me Ramën, i bën Bashës dhe merr rolin e kryeopozitarit.
Atë që duhet të bëjë Basha. Basha duhet të bëjë protesta, unë dje e pashë Bashën te veshmbathjet te tregu çam.
E kuptoni? Në vend të bëjë protesta i premton tregtarëve të veshmbathjeve tezga të reja”, tha Spahiu.