Të shkarkuarit nga Vettingu kundër komisionerit të BE: Mesazhi i Varleyi, ndërhyrje në funksionet e gjyqësorit

8 Tetor 2020, 15:14Politika TEMA
Të shkarkuarit nga Vettingu kundër komisionerit të BE: Mesazhi i

Një e ashtëquajtur shoqatë “Drejtësi për Drejtësi” e krijuar nga një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh të shkarkuar nga Komisionet e Vettingut, vijojnë të ushtrojnë shantazhe ndaj antarëve të Vettingut.

Ditën e djeshme Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian Oliver Varhelyi zhvilloi një takim me antarët e Komisionit të Vettnigut duke i mbështetur ata në punën që po kryejnë.

Varhelyi u shpreh se mbështet fuqimisht procesin e verifikimit, i cili është thelbësor për ta sjellë Shqipërinë më pranë BE.

Gjithashtu shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera, bëri thirrje që sulmet e padrejta ndaj antarëve të Vettingut të ndalet.

Sot përmes një reagimi e ashtëquajtura shoqatë “Drejtësi për Drejtësi” ka akuzuar Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian Oliver Varhelyi dhe shefen e ONM Genoveva Ruiz Calavera, që po ndërhyjnë në sistemin e drejtësi.

“Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” shpreh vlerësimet për angazhimin e Bashkimit Europian në forcimin e shtetit ligjor dhe sistemi gjyqësor në Shqipëri.

Por, nga ana tjetër nuk mund të anashkalojnë shqetësimin e krijuar nga deklaratat e pavenda dhe shqetësuese, të shprehura nga Komisioneri Europian për Zgjerimin, z. Varhelyi, i cili kërkoi në Tiranë ndaljen e atyre që ai i konsideroi sulme të padrejta, ndaj anëtarëve të strukturave të Vetingut.

Një anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është aktualisht në gjykim nga Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ndërkohë, një anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është në proces hetimi nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Nëse këto raste konsiderohen “sulme të padrejta”, atëherë mesazhi i z. Varhelyi mund të konsiderohet plotësisht si një ndërhyrje flagrante në ushtrimin e funksioneve të gjyqësorit, aq më tepër të strukturave të krijuara pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Konsideratat e z. Varhelyi u dhanë në prani të Drejtueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), znj. Calavera, zyrtarja më e lartë përgjegjëse për përzgjedhjen, monitorimin dhe raportimin e aktivitetit të institucioneve rivlerësuese në Shqipëri.

Të dhëna zyrtare dhe publike, të siguruara kohë pas kohe nga shoqata “Drejtësi për drejtësi”, si edhe nga aktorë e faktorë të tjerë të jetës publike në Shqipëri, kanë zbuluar se një pjesë e zyrtarëve të strukturave të Vetingut dhe të institucioneve të reja të drejtësisë, nuk përmbushnin kriteret formale ligjore për emërim ose kanë probleme me integritetin dhe pasurinë e tyre.

Fakti që disa prej tyre kanë kaluar filtrat e verifikimit, pavarësisht problemeve të dukshme, dëshmon se zyra dhe stafi i drejtuar nga znj. Calavera, është gjithashtu përgjegjës për krijimin e klimës së mos-besimit edhe pas miratimit të Reformës në Drejtësi.

Shoqata “Drejtësi për Drejtësinë” e mirëkupton qëllimin e mirë të institucioneve të Bashkimit Europian për realizimin e shpejtë dhe me efikasitet të Reformës në Drejtësi.

Është shumë e rëndësishme që edhe zyrtarët përfaqësues të Bashkimit Europian të identifikojnë dhe, mbi të gjitha, t’i deklarojnë opinionit publik shqiptar problematikat e evidentuara në zbatimin konkret të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, në vlerësimin e Shoqatës “Drejtësi për Drejtësinë”, është shumë e rëndësishme që partnerët ndërkombëtarë t’u adresojnë autoriteteve shqiptare marrjen e masave të menjëhershme për shmangien e pasojave të pariparueshme nga një proces që po dëshmon anti-kushtetuetshmëri, mungesë transparence dhe, herë pas here, edhe me nuance të ndikimit politik”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate që është e mbushur me prokurorë dhe gjyqtarë që janë shkarkuar për pasuri marramendëse që nuk i justifikojnë dot, apo dhe vendime skandaloze që kanë marrë në dëm të qytetarëve shqiptar.

Tani meqë këta kanë marrë hapa duke shantazhuar dhe paditur antarët e Vettingut në SPAK, do të ishte mirë që pasi të futen në dyert e SPAK nuk duhet që të lejohen më që të dalin nga aty pas gjithë atyre vendimeve skandaloze dhe pasurive marramendëse që kanë përfituar. (TemA)

1 komente në “Të shkarkuarit nga Vettingu kundër komisionerit të BE: Mesazhi i Varleyi, ndërhyrje në funksionet e gjyqësorit”

  1. Kalec Dega says:

    Per cfare”veting” behet fjale , per ate nga Ruci apo Ram/Meta, lol!
    “Vetingu” skualifikimi hoqi disa te Saliut dhe rrujti disa te Rames e Metes. Ruci vecse mbikqyrte. Veting alla Albanistonez.
    =
    Pra shqiptaret zgjidhjen e mizerise qe perjetojne e kuptojne me Veting, SPAK e OFL …edhe kur ato prape kontrollohen dhe dirigjohen nga RAMA/META/SALIU….dhe jo ne sistemin e kalbur dhe tejet te korruptuar qe prodhon viktima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje