Zbulohen të tjera biseda sekrete të “Zonjës së Parë” të SHBA, Melania Trump, të regjistruara nga ish-zyrtarja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Winston Wolkoff.
Në bisedat e fundit të publikuara nga mediet e huaja shfaqet tërbimi i Melania Trump me aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, teksa kjo e fundit kishte një marrëdhënie me burrin e saj, presidentin Donald Trump.
Në një seri bisedash të regjistruara fshehtësisht, Melania e quan atë “prostitutë porno” kur mëson se foto e saj do të dalë në revistën Vogue.
Regjistrimet e telefonatave janë publikuar në librin e Stephanie Winston Wolkoff, ish-bashkëpunëtore dhe mikeshë e “Zonjës së Parë”.
Në bisedë Trump shpreh tërbimin e saj ndaj Stormy, e cila do të fotografohej për Vogue nga profesionistja Annie Leibovitz.
Melania thotë: “Annie Leibovitz po bën fotot e një prostitute pornoje dhe ajo do të shfaqet në edicionin e shtatorit apo tetorit.”
“Çfarë je duke thënë?”, e pyet Wolkoff?
“Stormy”, thotë Melania. “Do të dalë në revistën Vogue. Annie Leibovitz po i bën fotot.”
Aktorja porno Daniels, e lindur me emrin Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një marredhënie me Trump në 2006, kohë kur Melania ishte shtatzënë me djalin Barron.
Ajo tha se njerëzit e Trump i ofruan para, të mos e bënte publike historinë e saj.
(TemA)
Stormy Daniels
Stormy Daniels dhe Donald Trump
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Stormy Daniels
Po mire tha ..prostitut..pse mos qe gje profesoresh…???Te verteten tha…c ka ketu per tu cuditur..o te nderuar gazetare???
gazetar:
Amerika është aleati ynë strategjik dhe ti duhet të mos shkruash kështu
gazetar:
Amerika është aleati ynë strategjik dhe ti duhet të mos shkruash kështu
rri urtë se do ti them teta ambasadores !!
Mellania ka gabue,
m’nigjoni ju mue?
Po si s’ka pak kulture kjo Mellania bre ?
Bjondja Sttormy osht Yll Hollivudi
pika ,sa joTolerante egoiste je !
se kur ja shkuli nga vendi Gishtin
Presidentit ajo .
Nji cik masazhe e do Burri
President karagjoz dhe komplet i pa afte