Gjykata vendos sot fatin e Berishës për dosjen “Hajdari”, Fatos Klosi: Drejtësia të mos stepet përballë tij, boll ka livadhisur! Të merret me forcë në seancë

9 Tetor 2020, 08:39Politika TEMA

Gjykata e Tiranës do të vendosë sot nëse ish-kryeministri Sali Berisha do të merret apo jo si dëshmitar në gjyqin e Izet Haxhisë.

Në dy seancat e shkuara, si prokuroria ashtu dhe pala mbrojtëse e dorëzuan listën e dëshmitarëve që kërkojnë të thirren në seancë dhe që të dyja palët kanë kërkuar që ish-kryeministri të sillet si dëshmitar pasi është person që ka dijeni për ngjarjen.

Berisha pak pas atentatit dorëzoi një deklaratë para ambasadorit amerikan, ku tregon vrasjen e Hajdarit dhe se kush janë autorët. Si avokatët ashtu dhe prokuroria kërkojnë që ai të sqarojë publikisht pretendimet e tij.

Një javë më parë gjykata shtyu për sot vendimin dhe në orën 12:00 do të vendoset mbi kërkesat e të dyja palëve. Berisha në një studio televizive deklaroi se nuk do të dëshmojë nëse thirret, pasi i ka thënë në deklaratën që ka dhënë para diplomatit amerikan. Por për shumë të tjerë ai nuk mund t’i shmanget procesit.

Kështu gjatë një reagimi për “sot”, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se uron që gjykata ta marrë me forcë ish-kryeministrin Sali Berisha, nëse ky i fundit sipas tij, nuk pranon të paraqitet si dëshmitar.

Në këtë kontekst, zoti Klosi shprehu bindjen se Berisha nuk e do zbardhjen e vrasjes së Hajdarit, pasi ai e ka përdorur atë politikisht, ndërsa shtoi se ai ka frikë nga kjo çështje.

“Berisha gjatë këtyre 22 viteve ka thënë shumë gjëra të vërteta dhe të pavërteta pa fund. Në dijeninë time unë e di dhe jam i sigurt që Berishën e kanë thirrur gjykata dhe prokuroria, madje i kanë shkuar në zyrë dhe ai ka refuzuar.

Pra janë bërë të gjitha tentativat për të marrë Berishën në gjykatë, por ai ka dalë mbi to se i kishte nën kontroll. Kështu që ka ardhur koha ta marrin dhe të dëshmojë, pasi reforma në drejtësi lë shpresë që gjykata dhe prokuroria të mos tërhiqet nga presioni i Saliut.

Ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradiktore. Kush janë gënjeshtrat e thëna prej tij dhe këto ai do t’i bëjë nën betim.

Berisha është në pozita të vështira tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Berisha ka gënjyer shumë dhe i ka hyrë frika në palcë tani.

Berisha e shfrytëzoi vrasjen e Hajdarit për favorin e tij. Por nëse Saliu këmbëngul për të dëshmuar ai duhet të merret forcërisht”, u shpreh ai.

Më tej, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi theksoi se shpreson se falë reformës në drejtësi gjykatat dhe prokuroritë nuk do të zbythen më para Berishës dhe se ky i fundit sipas tij, nuk duhet të livadhisë më.

“Gjykata dhe prokuroria nuk ka pse dëgjon deklaratat publike e politike të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata duhet të bëjë punën e vet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes me të cilën ajo po merret sikundër është rihapja e gjyqit të Izet Haxhisë.

Nga kjo pikëpamje se çfarë do të thotë Berisha është punë e tij dhe ky gjithmonë luan politikisht, ndërsa gjykata ka të sajën. Kështu që nuk e diskutoj fare që ka ardhur koha që Berisha të mos livadhisë më. Nëse gjykata e sheh me vend që Berisha të deponojë duhet ta thërresë edhe ta marrë, qoftë edhe forcërisht nëse ai refuzon të dëshmojë sikundër ka bërë në këto 22 vite”, u shpreh ai.

Po ashtu, Klosi u shpreh se dosja “Hajdari” është makth i Berishës. “Berisha nuk di asgjë dhe po bën diversion e kuptoni. Saliu po e shikon që pushteti dhe njerëzit e tij në drejtësi ranë dhe ka frikë nga drejtësia e re, pasi një rihapje e dosjes së Azem Hajdarit është makthi i Berishës.

Por nga ana tjetër thuajeni dhe këtë, që Berisha është një karagjoz i vërtetë. Berisha është gënjeshtar dhe një konspiracionist i paparë që nuk di çfarë flet. Berisha duhet të shkojë të dëshmojë në prokurori dhe gjykatë, për ato që di për vrasjen e Hajdarit”, nënvizoi Klosi.

4 komente në “Gjykata vendos sot fatin e Berishës për dosjen “Hajdari”, Fatos Klosi: Drejtësia të mos stepet përballë tij, boll ka livadhisur! Të merret me forcë në seancë”

  1. Drenova says:

    Ne se Berisha nuk paraqitet si deshmitar ne gjykate dhe me pas nuk merret me force atje,atehere ky eshte edhe DESHTIMI I PLOTE I REFORMES NE DREJTESI!
    Ne se nuk del ne gjyq Berisha qe ka me dhjetra krime dhe nje popull te tere deshmitar,atehere le te shkrihet i gjithe sistemi i drejtesise se nuk ia vlen me!

  2. Gertruda says:

    Sot gjykata nuk vendos fatin e Berishes,por te krejt reformes ne drejtesi e cila do te quhet e deshtuar ne se Berisha nuk merret me force te deshmoje dhe me pas te merret i PANDEHUR!
    Kush do gjykohet me pare se Berisha qe ka bere nje mal me krime?

  3. Albani says:

    Eshte shume e vertete se : ne qofte se nuk merret me force Berisha ne gjykate dhe te jap llogari deri ne nje per krimet qe ka bere atehere O POPULL SHQIPETAR me te drejten tende dhe te Zotit qe ke persiper me referendum KERKO shkrirjen e komplet kesaj drejtesije dhe me ndihmen e BE te rindertohet diçka me e mire per ate popull qe po vuan 30 vjete nga BERISHIZMI TROPOJAN.
    Personat qe sote bejne pjese ne sistemin e drejtesise te japin llogari edhe ata nje per nje per MBESHTETJE DHE FSHEHJE TE KREMINELEVE SHQIPETARE sote dhe 30 vjete. RROFTE POPULLI SHQIPETAR.

  4. Konjak says:

    Duhet te triumfoje e drejta . Sigurisht drejtesia e reformuar ka tagrin te zgjidhe probleme te veshtira , ka edhe besimin moral dhe profesionale , prandaj besojme tek nje gjykim i drejt , dhe i pa anshem . Ne nukse jemi ata qe i tregojne drejtesise se c’far te bejne ; por duam qe se fundi te gjykohet nje ceshtie , saktesisht si ka ngjar . Por te gjikohen edhe ata qe perbetohen se din dicka , perhapin thashethemnaja , bejne propaganta sipas interesit ; por nukse denancojne –te verteten qe din , nese din — ne organet e drejtesise . Shoqeria duhet te mesoje njehere e mire, se shpifia eshte krim , dhe denohet si c’do krim tjeter . Ne na eshte lishuar , kaq shume goja , sa i sjellim fatkeqesi tjeterit , pa piken e pendeses . Shpifesit harrijne ngjer atje sa nese nuk permbushet kenaqesia e tyre , akuzojne edhe driten e diellit per erresire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje