Paskal Milo: Në mes të Beogradit janë fotot e Thaçit, Haradinajt e Veselit me mbishkrimin: Ja kriminelët. I kam parë vetë

9 Tetor 2020, 10:43Rajoni TEMA

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo shprehet se ka një fushatë sistematike disavjeçare nga Serbia për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së. Milo, i cili prej 15 vitesh viziton rregullisht Beogradin ka parë vetë se fotot e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe ish-komandatëve e drejtuesve të UÇK-së para organit të akuzës në mes të qytetit dhe njerëzve u thuhet ‘’ja kriminelët’’.

Sipas tij, kjo ndikon në opinion pasi Beogradi veç banorëve ka dhe shumë vizitorë. Për më tepër Milo thekson se ato foto ka 7 vite që i sheh dhe kjo ka të bëjë me fushatën e Serbisë e cila është e njëjtë si me atë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Shkoj çdo vit në Beograd, të paktën 15 vitet e fundit, zakonisht në tetor. Dhe shoh. Në mes të Beogradit, para një institucioni qendror shtetëror, fotot e Thaçit, Haradinajt, Veselit, Limajt, Agim Çekut. Dhe thotë ja kriminelët. Dhe apelacioni nga më akuzueset. Të duket e rastit se ata 7 vjet rresht, dhe po këta thirren. Nuk është rastësi atje. Të jesh i sigurt që në çdo institucion ndërkombëtar, ka një fushatë nga Beogradi, siç ka një çnjohje për pavarësinë e Kosovës, ka fushatë sistematike për të penalizuar drejtuesit e UÇK-së.”- tha Milo për Neës 24.

Ish- ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo  quan ‘lojë e nëndheshme’ zhvillimet e Gjykatës Speciale nga aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit deri tek arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK.

Sipas Milos, këto lëvizje mund të mos kenë fare lidhje me Kosovën, por Kosova po përdoret si kokë turku, për rivalitetet dhe qëllimet gjeopolitike në Ballkan.

Milo thekson se ka një lojë të nëndheshme, dhe në këto raste përdoren instrumente publike e jopublike për të arritur qëllimet ose për të goditur kundërshtarët.

“Momenti që është zgjedhur nuk është rastësor. Nuk vëmë në dyshim luajalitetin e SHBA në raport me Kosovën. Aq më tepër për zhvillimet e fundit. Ka një lojë të nëndheshme, që shkon përtej Kosovës. Që përdor instrumente publike dhe jopublike në rivalitetet gjeopolitike në Ballkan. Por Kosova do të përdoret si kokë turku për synime më të mëdha.”- tha Milo.

Historiani dhe ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo ka hedhur një tezë të fortë se prapa dosjeve të Speciales në zyrat e OVL të UÇK fshihen shërbimet e huaja sekrete.

Sipas Milos, nuk mundet që ato dosje, që për t’i kontrolluar duhet të kalohet në shumë filtra, dhe janë të kyçura me 7 palë çelësa të përfundojnë jashtë Gjykatës pikërisht në zyrat e veteranëve.

Për Milon ka një dorë të fshehtë të huaj prapa. Fill pas dosjeve të Speciales, u arrestuan kryetari dhe nënkryetari i OVL, dy veteranë lufte, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

“Nuk dua të bëj teori konspirative, por është dora e shërbimeve sekrete të huaja. Ato dosjet që u gjetën në zyra, janë të mbyllura me 7 palë çelësa dhe për të ndërhyra e për ti kontrolluar duhet të kalosh në disa flitra. Si mund të hysh direkt dhe t’i marrësh.

Prandaj për mua është dorë e shërbimeve sekrete të huaja sa i përket dosjeve tek zyrat e OVL të UÇK.”- tha Milo.

 

3 komente në “Paskal Milo: Në mes të Beogradit janë fotot e Thaçit, Haradinajt e Veselit me mbishkrimin: Ja kriminelët. I kam parë vetë”

  1. Erdogan says:

    Pse nuk jane Terroriste zoti Millo?
    E kupton ty cdo te thote Mbrojtja e Atdheut detyre mbi detyra?
    Serbet dhe Sllavet ne pergjithesi jane me Autoktone se Colonizatoret Angleze qe pushtuan ato vende.
    Jane me Autoktone se Turqia e perkedhelur e Perendimit qe ka te pushtuar Ionine kho zone e Lashte Historike Greke ku ka lindur Filisofi i pare Evropiane Thales o Milisios.
    Atje ku ka gjurme te Mrekullive Greke,Mithollogjise per Dhardhanon i biri i Zeusit dhe i Elektres etj.
    Angloamerikanet jane fatkeqesia e ketij Kombi te Lashte me krijimin e nje Pashalleku turk te “pavarur” ne 1913en te quajture Albania.
    Ky emertim ka lidhje me Arnautet nga turqit dhe Arvanitas nga Greket.
    “Skiptaret” edhe ky emertim nga Sky-fteris (ftero greqisht eshte krahe shqip) d.m.th krahu i Skyponja me krahe te hapura ne qiell.
    Eliko-pteros.
    Nga vjen dhe fjala Sky anglisht,Qiell shqip.
    Skiptaret e Vertete qe kane Ndergjegje Kombetare Epirote (Epirote ishte Jeorgios Kastriotis) per fat te keq jane te pakte dhe nuk kane te drejta,bile u luftuan dhe luftohen nga hajdutet Angliamerikane,Franceze,Gjermane qe i kane mbushur Myseunet e tyre nga gjaku dhe djersa e Kombit tone Grelo Ilyre.
    Arnautet jane veglat e tyre.
    Dhe per kete dihet kysh e ja fajin “Skyptaret” qe i prodhuan keto Vepra Arti se oer “historianet” e shquarbArbaut,Arvanit nuk ka patur Greke as Greqi por vetem Skyperi d.m.th Turqi.

  2. ben says:

    Jane sherbimet e inteligjences te kurves Europe qe ben te tilla skena per te perlyer luftetaret e lirise dhe per ti vene ata ne nje rradhe me kriminelet serbe.
    A perseri mendoni se eshte e dobishme per Shqiperine dhe Kosoven qe te anetaresohen ne BE?
    Shqiptare, le te behumi bashke dhe te ngreme zerin kunder hyrjes se Shqiperise ne BE. Europa na ka shume borxhe te vjetra dhe te reja. Ishin Fuqite e Medha, qe coptuan trojet tona ne favor te fqinjeve. Ishte Turqia, qe per hir te interesave te saja, lejoi Europen qe te loze futboll me trojet tona historike.

  3. qytetari says:

    Cfare kodosh ´´historiani´´vazhdon te jete ky Milo:
    Fillon te tregoje me gjeopolitike, forca te huaja dhe spiunazhet e tyre dhe ne gjysme te rruges zihet kaps, dhe nuk citon asnje nga keta.
    Nga nje produkt i kohes se Enverit sic eshte milo,keto kakerdhi te pa bera do te dilnin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje