Pirlo dhe Juve, Interi dhe Conte. Lippi kalon në “skaner” dy pretendentët e Serie A

9 Tetor 2020, 22:45Sport TEMA

Këtu më poshtë janë fjalët e ish-trajnerit të kombëtares së Italisë, kampion bote më 2006, mbi çështjet aktuale të futbollit.

“Milani? Meritat e rezultateve i përkasin Maldinit. Atalanta? Gasperini po luan një futboll të shkëlqyeshëm”. Nuk mungoi edhe vlerësimi për punën e Antonio Conte tek Interi dhe “gradimi” i Pirlos më stolin bardhezi, edhe pse pa asnjë ditë eksperiencë në këtë rol.

INTER DHE CONTE – “Ai është njeriu i duhur për të krijuar një ekip fitues. Antonio e bëri këtë edhe në të kaluarën. Nëse sezonin e kaluar kishte shpërthime të caktuara, e bëri që të kishte atë që mori sot, një grup lojtarësh të bollshëm dhe cilësor.

Ai gjithmonë ka qenë lider, si lojtar dhe tani si trajner. Është një motivues i shkëlqyeshëm. Edhe këtë sezon, gjithashtu, teknikisht ekipi i tij mund të luajë me të gjithë, si në kampionat, ashtu edhe në Champions. Juventusi mbetet favorit për titullin, pasi ka fituar 9 tituj radhazi, por hendeku me zikaltrit më duket se është ngushtuar”.

PIRLO DHE JUVE – “Ai ishte një lojtar shumë i talentuar. Ky talent, përveç aftësive të tij të komunikimit, çka ndoshta është ajo që ka munguar pak kohët e fundit në drejtimin teknik të Juventusit, do ta shpërblejë. Fuqia e vërtetë e një trajneri, përtej moduleve, është të hyjë në kokën e lojtarëve, për t’i bindur ata për mundësitë e tyre.

Andrea ka pasur shumë trajnerë të shkëlqyeshëm si lojtar, është një person i talentuar dhe me një aftësi të madhe komunikuese. Tani po ftillon projektin e tij taktik, por jam i sigurt se do të luajë me tre sulmues, duke i dhënë ekipit ekuilibrin e duhur.

Blerja e Chiesa? Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një luftëtar me karakter të fortë. Federico mund të jetë një lojtar i plotë, mund të luajë si pjesë e “tridentit” sulmues dhe të shënojë më shumë se 10 golat e sezonit të kaluar.

Dybala? Më duket se është pjekur shumë, është një lojtar i rëndësishëm. Sidoqoftë, të jesh lojtar vendimtar nuk do të thotë të luash 70 ndeshje. Gjithashtu, mund të luash 45 ndeshje në nivel të shkëlqyeshëm, nuk ke pse të luash gjithmonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje