Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Kazakistanit

10 Tetor 2020, 14:16Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations League ndaj vendasve.

Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja kuqezinjtë zbarkuan në qendrën stërvitore të klubit FC Kairat, ku zhvilluan seancën e radhës. Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike.

Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.

Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje