Berisha tregon se Meta e mashtroi, ndaj ndikoi që ta shpëtojë nga burgu për video-përgjimin e Dritan Priftit: Më hodhi hi syve për 700 mijë eurot!

11 Tetor 2020, 13:58Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha është politikani që ka artikuluar akuzat më të forta në drejtim të Presidentit aktual Ilir Meta.

Pavarësisht se sot janë në “sezonin” e bashkëpunimit e miqësisë, përballë armikut të përbashkët Edi Rama, në përpjekje për të kapur pas 25 prillit postin e Presidentit dhe të kryeministrit, ose të Ministrit të Brendshëm, Berisha ka zbardhur disa të vërteta për Metën.

Ishte Sali Berisha ai që e akuzoi për vjedhjen e floririt në Kërrabë, por dhe për afera të tjera korruptive deri tek akuzat për vrasjen e dy punëtorëve në guroret e tij në Malin e Dajtit apo dhe tentativën e vrasjes me pagesë të dy deputetëve.

Teksa ka deklaruar se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi do ta mbyllin jetën në burg, Sali Berisha ka dyshime se ka vepruar gabim që e shpëtoi presidentin aktual nga burgu, për bllokun e famshëm dhe 700 mijë eurot e ryshfetit.

Duke pranuar publikisht se e kishte shpëtuar ai nga burgu Metën për këtë aferë korruptive, Berisha në momentin e “stinës” që armiqësisë me Presidentin aktual, atëherë zëvendësi i tij në qeveri, ka pranuar se ai mund ta ketë mashtruar për aferën e 700 mijë eurove të Gimit.

Video-përgjimi i Dritan Priftit ku Meta shihej me bllok në dorë duke kërkuar ryshfet prej 700 mijë eurosh ishte një provë e fortë që mund ta dërgonte në qeli ish numrin dy të qeverisë së Berishës në atë kohë.

Por Meta falë mbështetjes së Berishës, i cili një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë  ishte në shtëpinë e tij për darkë, dhe blerjes së drejtësisë prej tij, ia doli që të shpallej i pafajshëm.

Pikërisht për këtë arsye Berisha ka shumë dyshime, madje shfaqet i penduar për faktin se e shpëtoi Metën nga burgu.

Ish kryeministri demokrat është i bindur se Meta i ka hedhur hi syve. Berisha ka komentuar për herë të parë publikisht se përse mbrojti Ilir Metën dhe ndikoi në faktin që ai mos të arrestohej për korrupsion.

“Une duhet te jem i qarte dhe i sakte ne ato qe them. Nëse Ilir Meta më ka hedhur hi syve për ato 700 mijë eurot, do të them se më ka hedhur hi syve. Por kishte një proces gjyqësor, i cili shkoi deri ne fund dhe perfundoi me nje vendim.

Dhe në dokument shkruhej qartë se dëmi i krijuar nga moszbatimi i vendimit të gjykatës ishte 700 mijë euro. A ishte rregulluar kjo më vonë nuk e di. Por kishte një gjyq”, tha Berisha, duke aluduar dhe per falsifikim te dokumentacionit nga njerezit e Metes ne gjyqesor!

Një qëndrimi i papritur ky i bërë nga ish kreu i qeverisë së PD, teksa ka shfaqur dyshim për tërë procesin gjyqësor të Metës, që nga përjashtimi i ekspertëve të huaj, të thirrur nga Prokuroria shqiptare, e deri te caktimi i ekspertëve të LSI që i quajtën të pavlefshme të gjitha provat.

Berisha pranon se Meta mund ta ketë mashtruar, për të marrë mbështetjen e tij përballë drejtësisë që ishte bërë gati ta fuste në burg, si rezultat i vertetimit me prova dhe fakte të aferës korruptive me 700 mijë euro.

Shifra prej 700 mijë eurosh është përmendur në videon e publikuar nga “Fiks Fare” në janar të 2011, video e cila shkaktoi më pas protesta të forta të opozitës së atëhershme të drejtuar nga Edi Rama, me pasojë 4 të vrarë në Bulevardin përballë Kryeministrisë më 21 janar, nga Garda e Republikës.

Deri më tani jo vetëm që Ilir Metën e shpëtoi nga burgu Sali Berisha, por as ekzekutorët dhe urdhëruesit e këtyre vrasjeve politike nuk janë dënuar ose kanë marrë dënime të vogla.(TemA)

20 komente në “Berisha tregon se Meta e mashtroi, ndaj ndikoi që ta shpëtojë nga burgu për video-përgjimin e Dritan Priftit: Më hodhi hi syve për 700 mijë eurot!”

  1. ???????????? says:

    ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️

  2. Na myten says:

    Berisha do shesë edhe Lirijen me gjithë kelysha të shpëtojë veten. Gjithmonë nëse ka me te vertete nje litar ne fyt.
    Por edhe Likja s’do rrije duarkryq. Ka edhe ai “argumentet” e tija nje prej te cilave ia tha Saliut ne parlament kur ishte Kryetar Parlamenti:
    “E dhashë një herë dorëheqjen për Zenin. Nuk e jap per here e dyte”.

  3. Shkodra Loce says:

    Ja kush na kane udhehequr ne keto vite. Kriminele e hajdute= vrases ordiner.!!
    Mjer Shqiperia,mjer populli shqiptar.

    1. Detari says:

      ate meriton populli. popull pa bese, pa kulture qe shitet per 2 lek nuk meriton me mire.

  4. Tymi do tu dale. says:

    Po afrohet zjarri e po u percellon prapanicen o Sali, dhe qe te shpetosh b… tende, e te digjet ajo e Metes qe e mbrojte me aq pasion per nje vjedhje te hapur me ze e figure e qe akuzove dynjane per fallsifikim. Keshtu ke bere gjithmone, parimi yt me bashkpuntoret e tu ka qene ; “Beni cfar te doni, ju mbroj, por mos me dilni kunder mue.” Kesaj radhe me sa shikojme ,larg bythes tate.

    1. Vicidoli says:

      S’ka gja afash se po ja ndjen bytha lageshtin e do i nxjerrin te gjithe gjerat njeri tjetrit e do hane kokat e shikoni se Cfare bene ai palo president,ai ka per te shpetuar vehten e tij e te familjes tij.Ai sot ashte familja ma e urryer ne Shqiperi.Partia e tij asht lidhje mafiose ne ate parti jane shume njerze te korruptuar dhe qe mbahen me kercnime mos me fole duke i rekrutua sic irekruton mafia.Sa leke jane grumbullua nga njerzit qe futshin ne pune ne shtet me alternime me nga 6 muaj e i pagunin drejtoret e tyre me 2 berdoro dhe keto leke jane conin baxhelles gjate per fushata electorale e aktivitete tjerk. Kjo ashte e vertet por neerzit Kane akoma file me deponua se prandaj del ky per dite e thote se do behet minister i brendeshem ode kryeminister.Per pagat para 3 vjetesh ma tregua vajza e nje kojeshise tone qe nga 26000 leke qe ishte rroga asaj i paguanin 16000 dhe thoshte se ne se ankoheshim ose flisnim na largonin nga se ne survejoheshim nga persona tjer aty brenda qe i perviligjonin e conin nemers kampe ne ver. Tung

  5. Rrumpalla says:

    A e kupton SPAK dhe BKH se sa e rëndë është kjo që thotë ky? Pra ky ka pasur në dorë gjithë Drejtësinë dhe mund të influenconte në çdo gjë. Me kaq deklarim dhe ky sali kërma dhe gjithë gjygjtarët që kanë patur në dorë gjith vendimet më të rëndësishme politike në këtë vend duhen futur në burg dhe të gjitha çështjet duhen hetuar nga e para.

  6. Genti says:

    Per Meten vetem Berisha te merret si deshmitar ose njeri i informuar per faktet nuk e sheh me driten e diellit Likja.

  7. George says:

    Saliu duket se e ka siguruar mbeshtetjen e Rames per vete
    dhe i thote Metes spostohu nga lufta per pushtet, qe gezosh edhe ti ato qe ke si puna ime,
    leri Ramen dhe Bashen te merren vesh!

  8. AVNI RUSTEMI says:

    FATKEQSIA E KOMBIT ESHTE EDI RAMA DHE GAZETA TEMA EDHE ZOGJT E MALIT E DINE TEMA ESHTE GAZETE E RAMES POR NUK E DI SA DO TE KETE SUKSES KETE RRADHE NE ZGJEDHJE

  9. Diplomati says:

    Berisha gjithmon flet pasi te kalojn vite per çdo ngjarje se i perpunon i kthen ne te kunderten dhe fahet jua hedh te tjerve. njeei me i lig nuk ka ku te shkoj .Burgu per Berishen duhet te jet i pashmangshem. Te krhej dhe pasurit dhe parat qe ka pervetesuar.

  10. aladini me eskorte says:

    O Mero vetëm Skandali i Unazës i Rilindjes është 60 herë blloku 700 mijë i Metës.
    40 milion euro o zoti Mero.
    I mirë leku për fushatë, po shif dhe të vërtetën o lum miku se dhe të lexojmë ndonjëherë

  11. k says:

    Presim meten të nxjerri horlliqet e berishës për gërdecin,çezin,dhe hajdutlliqe të tjera.

  12. Shabono says:

    Po, kishte dhe proçes gjyqesor, i korruptuar i pandershem saliu ,te korruptuar dhe te pandershem dhe ato te gjyqesorit, eshte e vertete. Prandaj eshte Shqiperia ku eshte ,se eshte gjyqesori qe mbron kriminelat

  13. Qerimiq says:

    Te hapet hetim per gjyqtaret qe kane gjykuar kete ceshtje….Atje nuk eshte bere hetuesi atje eshte bere cka thene Saliu

  14. Rezik me i madh per ShQUP in , realisht eshte Meta , Saliu kete e di mire dhe me keto gomarlleqe qe po ben presidenti po mundihet te distancohet me lezet , per te ndaluar dhe rjedhjen e votave bile mundesisht rikethimin atyre qe vete ja ka dhene LSI se .
    Sa per hirin e syve qe i paska hedhur Meta , s’eshte aq sylesh , bile fare , por c’ti bente e kishte paterice , i duhej .

  15. Santa Quaranta says:

    Vetem me kete deklarate ky dru i shtrember duhet te zhvishet menjehere nga te gjithe privilegjet shteterore dhe duhet te çohet i lidhur te jape shpjegime perballe prokurorit, i cili pastaj te beje hetime se nese qendrojne apo jo deklaratat e tij duke rindertuar nje mekanizem se si ka ndodhur ngjarja e korrupsionit dhe afera e filmimit! Niseni me kete dhe te filloje shpetimi!!

  16. Pensionist says:

    Ka nderhyre ne kompetencat e drejtesise dhe ndeshkohet, ne ka ligj per favoret, qe i ka bere.
    Po per lulushi, qe e justifikoi me kalim afatesh e raporte mjekesore, nuk ka pergjegjesi ky derdimen? E thene pa pasion, keta te dy meritojne nje qeli te perbashket dhe jo te votohen, per te qene ne drejtimin e shtetit. Jane bande kriminale dhe ato krime, qe bejne vet, bejne cmos, per t’ia hedhur ne preher kundershtarit politik.
    Kjo situate duhet te marre fund njehere e pergjithmone, ndryshe Shqiperine e mori lumi, iu vu zjarr!

  17. Espinoza says:

    Po Ilir Meta kishte dhe ka një armë shumë të fortë “Disqet”apo çimkat e Zenit të filmuara nga Sh.I.Sh. që drejtonte Bahri Shaqiri sot pranë Presidentit . Institucioni i Sh..i.Sh dihet që nuk ka qënë nën drejtimin e Sali Berishës nuk e hiqte dot se nuk e la Amerika.
    E kuptoni pse është i fortë Presidenti!? Doni më për Baftjarin! E mbani mënd kur tha në parlament ; E dhashë njëherë dorheqjen për djalin tënd se më the ; shikoje çfarë më ka bërë ky budallai.. ( për Zenin)…

  18. une salih berisha i biri rames dhe sheqeres betohem para trupit gjykues se do te them te verteten dhe vetem te verteten.BETOHEM says:

    vetem deponimet qe ka dhene salih berisha ne parlament
    per bemat e ilir hajdutit
    SPAK duhet ta marre si te pandehur
    nuk duhet asnje prove i ka berishe me ze e figur
    ne parlamnt dhe nuke
    jane biseda ne kafene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje