Skalndali ligjor i shkaktuar nga presidenti Ilir Meta lidhur me firmosjen e nënshtetësive shqiptare, inicioi gjithashtu edhe një debat publik lidhur me procedurat e përftimit të pasaportës shqiptare ndër vite ku dikur duheshin mbi tre vite, ndërsa sot duhen vetëm 3 orë.
Por teksa flitet për abuzimet e kreut të shtetit në këtë drejtim, gazeta “TemA”, sjell ekskluzivisht një cikël të gjatë dokumentesh, nga të gjitha procedurat që ndoqi aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu për të përfituar nënshtetësinë shqiptare.
Edhe pse kaloi thuajse gjithë rininë e tij mes qytetit të Durrësit dhe Tiranës para se të zhvendosej drejt Vjenës së Austrisë, artisti i shquar ju nënshtrua të gjitha procedurave ligjore për të përfituar pasaportën e vendit të tij.
Mes shumë materialesh arkivore që mund të gjenden për të në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh), ato që bien më shumë në sy janë letërkëmbimet zyrtare për Aleksandër Moisiun, i cili kërkon nënshtetësinë shqiptare.
Gazeta “TemA” sjell për herë të parë këto dokumente të cilat përmbajnë vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që dramaturgu i madh i skenave botërore, pavarësisht suksesi të madh që korri kudo, nuk e harroi kurrë vendlindjen duke kërkuar së bashku me familjen atë që i takonte: Identitetin e tij shqiptar.
Pavarësisht se mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut, ajo që vihet re në këtë koorespodencë të ftohtë dhe teknike mes institucioneve, ësht se ai ju nënështrua procedurave ligjore të kohës si për çdo shtetas tjetër.
Duket se fakti ai nuk e fshehu aspak të qenurit shqiptar dhe nderit që i bënte imazhit të shqipërisë ky vigan i përmasave botërore, ishin elemente që për shtetin e kohës nuk përbënin asnjë lehtësi ligjore.
“TemA” po risjell një pjesë nga letërkëmbimet zyrtare të kohës ku konsullata shqiptare në Vjenë i drejtohej ministrit të Punësve të Jashtme Xhafer Vila, ku i sqaron të gjithë dosjen e Moisiut lidhur me kërkesën që parashtron ndaj shtetit shqiptar:
“Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexandër
Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV.1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në München më 18.III.1884.
Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar.
Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark dhe prej vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër).
Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar.
Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë këtë artist të përmëndun në të gjithë botën.
Tue i marrë parasysh arësyet e naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij”, shkruhej ndër të tjera në letrën zyrtare të përcjellë e cila mban datën 7 nëntor 1933.
Letërkëmbimi i sjellë nga historiani Xhezo Canaj, vazhdon me letrën me të cilën ministri i Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë, ai thekson:
“Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T.
Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të
Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare. Kryesia e Këshillit të Ministrave, data 17.III.1934
Për dije e veprim, këtu ngjit ju dërgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi akordimin e shtetësis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim në Svicër bashkë me zonjën e tij, Giovanna Moissi-Terëin”, thuhej ndër të tjera në letrën e adresuar, faksimilen e të cilës historiani Xhezo Canaj e servir për herë të parë për publikun shqiptar përmes gazetës “TemA”.
Edhe pse artist i këtyre niveleve të larta, Moisu respektoi të gjitha parashikimet ligjore pavarësisht se u nda nga jeta duke mos e gëzuar pasaportën shqiptare. Por nëse atëherë do të duhej që të prisje deri në 3 vjet për të marrë nënshtetësinë shqiptare, sot nëse njeh presidentin e republikës Ilir Meta ose njerëzit pranë tij, kjo procedurë mund të përfundojë për 3 orë.
Më poshtë, në galerinë virtuale të gazetës “TemA” mund të lexoni letërkëmbimet e plota të përcjella mes institucioneve mbi shqyrtimin dhe përpilimin e dokumentacioneve për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare gjeniut të artit Aleksandër Moisiu. (TemA)
Shqiperia nuk ka PATUR KURRE ne QEVERI njere FAQEZINJ, SI Ilir Meta. ATA kane QENE vertete burra SHTETI.
O Tr , mire e ke ti or mik , po smeresh vesh pse disa fjele i shkruan me germa shtypi dhe disa te tjera normal , ore babush mos duhet te fillosh prap nga klasa e pare fillore ?? Mbase harin para se te ikesh nga kjo bote te mesosh te shkruash shqip …….Apo nga entuzizmi te shash Like pordhen je rembyer dhe ke bere gabime ??
Ilir! Para se të korrigjosh të tjerët korrigjo veten. Gjuhën shqipe e shkruan me dy germa mangut. Shko në klasë të parë dhe mëso se gjuha shqipe ka 36 germa e jo 34 sa din e shkruan zotrote.
Konsulli ia ka derguar lutjen me 7.11.1933. Ministri i Brendshem ia percjell Kryeministrise me 17.3.1934. Se kur ia ka percjelle Kryeministria Zyres Mbreterore nuk e dime. A. Moisiu vdiq me 23.3.1935 (sipas wikipedias). Pra, nuk kane kaluar 3 vjet nga 17.3.1934 (duke supozuar se ne te njejten date Kryeministria ia ka percjelle Mbreterise qe jepte shtetesine).
OPA JA KU I DHE NJE IDE LIRIT TE METES TASHTI DO I JAPI DEKORATE DHE MOISIUT KY. PO I MAROJNE DEKORATAT ATIJ SHPRESOJ TE KETE DHE NJE PER LIZEN E PAZARIT PER SHERBIME RRUGACERIE NE SHTET
A me duket mua apo qeveria nuk e ka ndermend te ndaloje “sulmin” kunder Presidentit deri sa te arrij qellimin e saj ? Po te ishte puna per shkarkimin e tij, do e shkarkonin deri tashi. Ilir Meta ka mekate apo gjynahe sa te duash. I ka bere ashiqare fare ato, pa doreza. Pra, ka vend kudo per tu kap ne fajsine e tij. Duket sikur zhurma e pasaportave ka qellim vetem zhurmen, ku nepermjet saj te mbuloje diçka tjeter ( si gjithmone ).
Edhe nje budalla e di se keta jane te gjithe bashke. Nuk i ha njeriu ne qeveri per pasaporta, aq ma teper Edi Rames.
Ne, qysh ne lindje e kemi kete pasaporte dhe nuk po na hyn ne pune.
Me dhemb ne shpirt ta them por, nuk e rruan njeri per pasaporten tone, perkundrazi, posedimi i kesaj pasaporte shpesh here na nxjerr telashe neper dogana. Eshte posedimi i kesaj pasaoporte qe te shumten e hereve na shohin si dele te zeza. Atehere kujt i duhet kjo pasaporte ?!!
Te ishte per kohen e Zogut eshte tjeter pune. Ne ate kohe pasaporta jone kishte dinjitet, dhe nepermjet saj edhe ne.
Jo,or lum miku, ti me 4 !!!!
Nuk eshte ashtu.Behet fjale,per fenomenin,
jo per vleren e demit te shkaktuar.
Liken nukpo e sulmon qeveria,por nje gazetae pavarur
dhe jo nje gazeta dosido,poooor me seriozja.
Sa per ate qethua per pashaporten shqiptare nuk qendron.
Ta argumentoj:
Ne bote ekzistojne 195 vende qe jane anetare te Kombeve te Bashkuara.
EU hat 27 anetare.
N.q.s.do te mernim parsysh edhe vendet e zhvilluara si SHBA,Kanada,
Japoni Australi ,hajde po fus edhe NJe vend Afrikan si Afrika e Jugut,
pjesa tjetere botes do e enderonte nje pashaporte shqiptare.
Prandaj mik i dashur mos nai ul vlerat aq shume.
Sipas kesaj llogarie i bje qe rreth150 vende te botes do ishin
te privilegjuar me nje pashaporte shqiptare.
Perse ?
Sepse kjo do tju mundesonte hyrjen ne EU.
PS:Nuk jemi aq poshte sa e shesim veten, edhe pse korrupsioni po na sfilit,
poor si thote gjermani?
Cdo gje qe nuk na vret,na bene me te forte.
Shpresoj te ngelemi miq,faleminderit
Pershendetje.
2 vjet e me shume ne France. Dhe mos ti genjej mendja njeriut, keta jane te tmershem dhe i dine te gjitha si ne kohen e Enverit. Ketej spiunlliku eshte ne forme… Por me e rendesishme eshte se kush nuk do gjuhen dhe nuk punon kthehet mbrapsh.
Ne kohen e Aleksander Mojsiut ne kishim ne krye nje mbret turk si amet zogu anadollak e injorant qe e kerkonte Moisiun te bente kllounin tek shpia zogut , te behej kllouni malokve injoranteve dhe budallenjve qe mbushnin ate pallat qesharak , ikni ore mos na flisni per ate koh muti ku Asmon Gazepi merte rroba gjenerali tek tregu ne pazar dhe behej vet gjeneral , ajo koh ishte fiks fare si koha sali berishes ne qeveri ku militantet hajdutet benin ligjin , ishte koha me e zez e kti vendi mas ktyre 30t viteve qe po jetojm per injoranc e alabakeri mashtrim e per munges shteti.